• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ KPK jep vendimin për kryegjyqtaren e Lushnjes

09:51 : 18/04/2019
në AKTUALITET, VETTING

KPK konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren kryegjyqtaren e Lushnjes Esmeralda Çeka.

Seanca dëgjimore

Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, Esmeralda Çeka u përball pa probleme të martën me procesin e vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Treshja gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja në cilësinë e kryesueses, Genta Tafa Bungo relatore dhe Pamela Qirko anëtare. I pranishëm ishte edhe vëzhguesi ndërkombëtar, Ferdinando Buatier de Mongeot.

Relatorja Genta Tafa Bungo u shpreh se rivlerësimi i gjyqtares Çeka ishte kryer për të tre kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer një hetim të pavarur të pasurisë, ndonëse Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ILDKPKI kishte arritur në përfundimin se subjekti kishte bërë deklarim të saktë dhe kishte burime të ligjshme. Në fund, përfundimi i KPK-së ka qenë i njëjtë me atë të ILDKPKI.

Lidhur me pasurinë tokë-arë-ullishte me sipërfaqe rreth 8400 m2 në fshatin Ndroq të Tiranës, gjyqtarja Çeka ka deklaruar se kjo pronë është përfituar nga ligji 7501 “Për Tokën”. Për shtëpinë e banimit me truall rreth 300 m2 sërish në fshatin Ndroq në pronësi të prindërve, gjyqtarja Çeka ka deklaruar se ky objekt ishte ndërtuar prej prindërve të saj në vitet ’90, me të ardhurat e tyre të përfiturara nga puna ndër vite.

Lexo edhe:

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Ajo ka sqaruar se jeton në këtë shtëpi pa ndonjë detyrim financiar. Komisoni nuk ka konstatuar ndonjë parregullsi në këto deklarime. Gjithashtu, komisioni ka gjetur se subjekti nuk ka qenë përfituese nga të ardhurat e siguruara prej prindërve nga shitja e një apartameni 75 m2 në vitin 2005.

Sipas relatores Bungo, nuk janë konstatuar mospërputhje edhe lidhur me deklarimin për një autoveturë tip “Ford” në pronësi të të atit që përdoret prej gjyqtares Çeka.

Komisioni i ka gjetur të sakta deklarimet për një llogari bankare në shumën e 95 mijë lekëve me burim krijimi pagën si gjyqtare dhe llogarinë rrjedhëse në shumën e rreth 28 mijë lekëve. “Edhe në likujditete nuk ka pasaktësi,” u shpreh relateroja e çështjes, Genta Tafa Bungo.

Lidhur me pasurinë apartament me sipërfaqe 82.5 m2 në Tiranë, si burim i të cilit është deklaruar një kredi në vlerën e 8.7 milionë lekëve, një hua në vlerën e 12 mijë eurove e marrë nga bashkëshorti dhe 5 mijë euro kursime, relatorja Bungo pohoi se shpjegimet e gjyqtares Çeka për huanë do të vlerësohen para marrjes së vendimit përfundimtar.

Komisioni nuk ka gjetur probleme as në pasuritë e bashkëshortit të subjektit, konkretisht për një apartament me sipërfaqe 55.6 m2 të përfituar nga privatizimi i banesave shtetërore në vitin 1992 dhe për një makinë që ai ka blerë në shumën e 1100 eurove në vitin 2016. Gjithashtu, edhe nga analiza financiare nuk janë konstatuar balanca negative.

Gjyqtarja Esmeralda Çeka është vlerësuar pozitivisht për figurën. Sipas raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, nuk janë konstatuar kontakte të papërshtatshme të gjyqtares me persona të lidhur me krimin e organizuar.

Lidhur me aspektin profesional, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, ka dorëzuar një raport pranë Komisionit sipas të cilit gjyqtarja Çeka nuk ka asnjë masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës. KLGJ ka raportuar se, ajo ka aftësi të mira në arsyetimin dhe zbatueshmërinë ligjore, si edhe respekton afatin e gjykimit. Relatorja Bungo tha se ndaj saj ishin depozituar pranë komisionit katër denoncime, por nga verifikimi i kryer ka rezultuar se nuk kishte indicie prej nga mund të ngriheshin dyshime se subjekti nuk ka respektuar procedurat.

Kryetarja e Gjykatës së Lushnjës, Esmeralda Çeka i konsideroi të drejta gjetjet e Komisionit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Lajme të lidhura

BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
SHENDETI

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025
KULTURE

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025
SHOW BIZ

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025
AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
RAJONI

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025
Para

Ambasada Amerikane jep lajmin e rëndësishëm/ Si mund të shkoni në USA pa shumë burokracira

TË GJITHA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

21:30 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com