• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Unaza e Re, ja sa para përfitojnë banorët që u shemben shtëpitë/ Vendimi

18:11 : 17/04/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Qeveria përcaktoi sot fondin e dëmshpërblimit për një pjesë të banorëve të Unazës së Re në Tiranë që preken nga zgjerimi i rrugës nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.

Në vendimin e qeverisë, përcaktohet fondi prej 1 miliardë e 224 milionë lekësh. Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”, vendimi që hyn në fuqi ditën e sotme.

“Pronarët, e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Vendimi i plotë:

V E N D i M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI i PROJEKTIT “REHABILITIMI i SEGMENTIT RRUGOR “PALLATI ME SHIGJETA – RRETHRROTULLIMI “SHQIPONJA””

Lexo edhe:

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

“Flamingot” jehonë në mediat e huaja/ The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për largimin e Ramës

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – rreth rrotullimi “Shqiponja””.

Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë”, dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 224 874 430.42 (një miliard e dyqind e njëzet e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë pikë dyzet e dy) lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 224 874 430.42 (një miliard e dyqind e njëzet e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë pikë dyzet e dy) lekësh, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë” dhe “ndërtesë”, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

Pronarët, e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit.

Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e aktit pa tarifa regjistrimi.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: astirdemshperblimqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

16:00 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Flamingot” jehonë në mediat e huaja/ The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për largimin e Ramës

14:55 : 24/07/2026
AKTUALITET

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

15:00 : 23/07/2026
AKTUALITET

PAMJET/ Gazi dhe piperi djegin lëkurën dhe sytë e protestuesve, përfundojnë në urgjencë

10:57 : 23/07/2026
AKTUALITET

PAMJET/ Gaz lotsjellës, ujë me piper dhe vezë! Kaos te Kuvendi, ç’po ndodh në protestën e 54

10:38 : 23/07/2026
AKTUALITET

Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues

10:15 : 23/07/2026
Para

Skandal/ Drejtori i burgjeve ju merr para punonjësve për fushatë ....

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş