• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katedralja e “Notre Dame” në Paris, Sahati dhe Teatri në Tiranë

08:51 : 17/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Franca e gjitha ndali për disa orë me sytë nga Katedralja e “Notre Dame” që u përfshi nga zjarri shkatërrues. Një pjesë e shpirtit të Francës nis nga ky objekt, jo vetëm fetar, por mbi të gjitha kulturor. Ishte e vjetër, një objekt më shumë se 850 vjeçar, strukturat nuk mbanin mirë, rikonstruksioni kërkonte shuma të mëdha. Por Franca, veçanërisht Parisi, nuk u tërhoq, në momentin që ra zjarri aty po kryheshin punimet për të ruajtuar gjithçka nga arkitektura e meparshme.

U bë luftë e madhe më kohën dhe flakët dhe në fund diçka mbeti. Struktura nuk u shemb. “Do ta rindërtojmë”-tha presidenti Francez Mannuel Macron, ndërsa qindra biznesmenë dhe artistë kanë ofruar paranë dhe mendjen për të rikthyer një “Notre Dame” të re, gjithnjë sipas arkitekturës së mëparshme, pa hequr e shtuar asgjë.

Sa “pas bote” qenka Franca, e veçanërisht Parisi, ne këtej nga Tirana kemi ecur shumë, po përqafojmë modernen dhe nuk na nevojiten ca vjetërsira të ndryshkura me kohën… A mos do ishte më mirë që të ndërtonin një kullë moderne 100 a më shumë metra të gjatë dhe një Katedrale të re brenda kullës?

Franca ka ende kohë të “ndryshojë mendje”, ndonjë vizitë e kryebashkuakut të Tiranës Erion Veliaj në Paris dhe e kryeministrit Edi Rama mund të bëjnë që të mendohen mirë. E nëse ata nuk gjejnë ca oligarkë për të marrë përsipër ngritjen e një kulle moderne, xham e beton, ka plot në Shqipëri, ia kanë marrë dorën. Franca nuk njeh as PPP-të.

Lexo edhe:

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

Këto janë tri shenjat e zodiakut më me pak fat të këtij muaji

Nuk dinë dhe kjo është një fatkeqësi e madhe, më e madhe se vetë zjarri… Sa keq që në Paris nuk ka një drejtues vizionar si Lali Eri i Tiranës sonë.

Si “përsëritet” historia… Në Francë “Notre Dame” u përfshi nga flakët, deri tani dyshimet janë se ishte një ngjarje aksidentale, ndërsa në Tiranë, para një muaji zjarri ra mes të ditës pranë një bari ngjitur me Kullën e Sahatit. Shkrepësen se kush e ndezi nuk ka rëndësi, por flakët dhe tymi u shijuan si triumf në zyrën kryesore të Bashkisë. Aty ishte Lali, si Neroni që që i vuri flakën Romës. Menjëherë pas flakëve fadromat mbinë në ndërtimin e një kulle të madhe, duke e futur tërësisht në xhep Kullën e Sahatit, këtë objekt kulturor që Tirana e ka si simbol.

Po ashtu edhe Teatri Kombëtar do shembet me themele, brinj saj shtatë kulla do lartësohen dhe në “këmbim” do ndërtohet një teatër i ri modern, sipas vizionit të Ramës dhe Veliajt.

Katedrale të vjetër në Tiranë Lali Eri nuk ka ku të gjejë, por një objekt tjetër fetar e kulturor bashkë e ka ngjitur me bashkinë. Është Xhamia e Et’hem Beut, e ndërtuar në vitin 1830, që bashkë me Kullën e Sahatit, Pazarin e Vjetër të dikurshëm (që e rrafshuan pararadhësit e Rilindjes), përbënin kolorin e një qyteti.

Sikur ti binte zjarri edhe atyre pak objekteve që kanë mbetur? Po edhe nëse nuk ndodh ndonjë shkëndije vetishëm, ka plot zjarmtarë në institucionet lokale të kryeqytetit. Atëherë do dilte një superkullë, që do i bënte hije Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, jo Skënderbeut të Elisës, ai është arkitekti bashkë me “asistentin” Lali Eri…

Këta janë shtetarë dhe vizionarë! Po shembin gjithçka nga trashëgimia kulturore dhe mbi rrënojat që i ndërtuan të parët tanë, po vënë firmën e tyre oligarkët dhe dy personazhet e superpushtetshëm çifti mashkullor Rama-Veliaj. Çfarë pamje perfekte është ajo e “Notre Dame”, ç’kullë e bukur do mbinte aty, po çe do, Rama që çuditi Parisin, sot po qeveris në Shqipëri.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

10:45 : 13/09/2025
HOROSKOPI

Këto janë tri shenjat e zodiakut më me pak fat të këtij muaji

10:31 : 13/09/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

10:11 : 13/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Makina doli nga rruga, detaje nga aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur në Lushnje

09:57 : 13/09/2025
BOTA

Rusia Lindore goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë

09:47 : 13/09/2025
BOTA

Gruaja e Charlie Kirk fjalim emocionues: Zëri i tij do të vazhdojë të dëgjohet

09:36 : 13/09/2025
Para

Ministrat e Brendshëm të Ramës, nën haluçinacionet e drogës dhe gazit...

TË GJITHA

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

10:45 : 13/09/2025

Këto janë tri shenjat e zodiakut më me pak fat të këtij muaji

10:31 : 13/09/2025

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

10:11 : 13/09/2025

EMRAT/ Makina doli nga rruga, detaje nga aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur në Lushnje

09:57 : 13/09/2025

Rusia Lindore goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë

09:47 : 13/09/2025

Gruaja e Charlie Kirk fjalim emocionues: Zëri i tij do të vazhdojë të dëgjohet

09:36 : 13/09/2025

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

09:20 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com