• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministrat e Brendshëm të Ramës, nën haluçinacionet e drogës dhe gazit…

08:52 : 17/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në ditën e parë të punës së tij në vitin 2013, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vendosi të sfidojë veten dhe Rilindjen: “Do ia ndryshoj fytyrën policisë së shtetit”, deklaroi ai, ndërsa vijonte ende me entuziazmin si ish-drejtuesi i “Fondacionit Qemal Stafa”, pa e kuptuar se në fund do kishte një fat të ngjashëm me heroin komunist, por jo deri në flijim.

Sfidën e realizoi, në pak muaj ia ndryshoi pamjen Policisë së Shtetit, fillimisht e nisi nga më e dukshmja, uniforma të reja, mjete të reja, spektakël operacionesh, vajza të bukura për dekor nëpër rrugë, nën moton: “Policiaqëduam”. Kjo ishte e dukshmja, por bota e errët e policisë që kurrë nuk e deshëm, ishte pjesa e trafikut të drogës, influencës dhe korrupsionit.

Vendi u mbush me kanabis përgjatë viteve 2016, për të kulmuar në një rast të paprecedent në vitin 2017, në histerizmin që përfshiu gjithë vendin dhe daljen në majë të piramidës të grupeve kriminale.

Policia nuk u dorëzua, përkundrazi, në pjesën e saj drejtuese u bë njësh me trafikantët. U siguronte paprekshmërinë kundrejt shumave të mëdha, aq sa përqindja e fitimeve nuk ishte më sekret; drejtuesit me uniformën e policisë kërkonin 30 % të fitimeve për çdo kilogram kanabis.

Lexo edhe:

Mbyllen fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

Italia dhe Greqia për pak sa nuk shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, kur bregdeti dhe toka e tyre u mbulua me kanabis shqiptar. Matjet ishin me ton, aq sa edhe media nuk shkruante asnjë rresht nëse sasia nuk i kalonte 1 ton, pjesa tjetër nuk “përbënte lajm”…

Ministri sërish mburrej në konferenca shtypi, mbante fjalime pompoze në Parlament dhe shigjetonte kundërshtarët politik se po përdhosin figurën e nderuar të policisë së shtetit. Në fund edhe Rama u detyrua të bënte lëvizjen.

Në mars të vitit 2017 e shkarkoi nga detyra Tahirin, pas presionit të dukshëm ndërkombëtar që e përfshinë Shqipërinë në “hartën e gjelbër” dhe të zezë të kanabisit.

Gjithashtu faktet treguan se kushërnjtë e Tahirit, vëllezërit Moisi dhe Artan Habilaj, ishin kthyer në zotër të kanabisit dhe personazhe të paprekshëm për shkak të mbrojtjes që vinte nga shumë lart.

Sot Tahiri përballet me Gjykatën për katër akuza të rënda, si i dyshuar për lidhjet e tij me Habilajt në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rama hoqi një të “ri karizmatik” dhe emëroi Fatmir Xhafajn, ish-hetuesin famëkeq të sigurimit të shtetit

Në nisje të punës së tij, Xhafaj fshiu me një të rënë të lapsit të gjithë drejtuesit që gjeti në policinë e shtetit, që nga kryepolici Haki Çako.

Edhe pse u mundua të jepte një tjetër pamje policisë, vetë Xhafaj kishte një barrë që nuk e hiqte dot. Vëllai i tij Agron (Geron) Xhafaj, mori dënimin e formës së prerë në Itali për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke u dënuar me 7.2 vite burgim.

Ndërsa drejtësia italiane dha verdiktin përfundimtar, Agron Xhafaj jetonte jo vetëm i lirë në Shqipëri, por u dyshua se vijonte të mos hiqte dorë nga “zakoni i vjetër” dhe organizonte trafikun e narkotikëve. Për më shumë, Vlora kishte hequr “Klanin Habilaj” në mbështetje nga Tahiri dhe u rikthye “Klani Xhafaj”.

Kjo situatë bëri pis Rilindjen e zhulosur në shumë skandale dhe për të treguar se reagon, Rama detyroi Xhafajn që të dorëhiqej. Mendoi gjatë dhe në fund zgjodhi një emër të papërfolur, gjeneral Sandër Lleshajn, ish-këshilltarin e tij të sigurisë, që nuk dihet nëse e “këshilloi” mjaftueshëm Ramën kur vendi u mbulua nga droga.

Sot Lleshaj ka fshirë disi njollën e drogës, por po rikthen një situatë të rrezikshme, në krijimin e një shteti policor, agresiv dhe mbi të gjitha në shkelje të të drejtave të qytetarëve. Ka nxjerrë nga magazinat policore sasi të madhe gazi lotsjellës që po e përdor pa hesap mbi protestuesit e opozitës dhe qytetarët, që reagojnë kundër prishjes së banesave të tyre.

Gjithçka në mbajtje të pushtetit! Tre ministra në gjashtë vite qeveri, por që të gjithë do mbahen mend për drogë dhe gaz…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllen fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

21:47 : 24/07/2026
AKTUALITET

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

21:47 : 24/07/2026
AKTUALITET

Pagoi mijëra euro për një licencë transporti me Sicilinë, pas 7 vitesh nuk mori as dokumentin dhe as paratë

21:30 : 24/07/2026
BOTA

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

21:21 : 24/07/2026
RAJONI

Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?

21:17 : 24/07/2026
AKTUALITET

Kapet me 19 kg kokainë dhe pistoletë, shqiptari dënohet me 12 vite e gjysmë burg në Britani

21:09 : 24/07/2026
Para
Foto ilustruese

Tjetër grabitje parash/ I riu shkallmon dy bankomate dhe derën e bankës

TË GJITHA

Mbyllen fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

21:47 : 24/07/2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

21:47 : 24/07/2026

Pagoi mijëra euro për një licencë transporti me Sicilinë, pas 7 vitesh nuk mori as dokumentin dhe as paratë

21:30 : 24/07/2026

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

21:21 : 24/07/2026

Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?

21:17 : 24/07/2026

Kapet me 19 kg kokainë dhe pistoletë, shqiptari dënohet me 12 vite e gjysmë burg në Britani

21:09 : 24/07/2026

Me shumicë votash, shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale

21:00 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetbetciocasibomgrandpashabetcasibomcasibom giriş