Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport, ku komentoi situatën tek klubi i tij, si dhe çështje të tjera në futbollin shqiptar.
Mes të tjerash, Gjici thumboi edhe presidentin e Skënderbeut Ardian Takaj, për të cilin tha se dorëzohet lehtë.
KAMPIONATIN APO BASHKINË – Unë dua t’i fitoj të dyja bashkë. Në dëshirën time është që të fitoj edhe ndeshje miqësore që bëj me një ekip të Kategorisë së Tretë. Dua t’i fitoj të gjitha. Në këtë kuptim, e them që dua të fitoj bashkinë, kampionatin dhe Kupën. Kupën normale që do e fitojmë. Nuk jam si presidenti i Korçës që dorëzohet kollaj. Ka qenë rivali më i fortë, por tani jemi rival me Partizanin. Besoja fort se Takaj, ashtu si na mundi neve, të mundte edhe Partizanin, por e shoh të dorëzuar. Unë nuk dua të merrem me problemet me UEFAn, por them që po të ishte në ato nivele që ka qenë, patjetër që do ishte gara më e fortë. Pastaj, kur ngel mes dy ekipeve, prisja të ishte edhe Durrësi rival, por futbolli kështu e ka. Ndonjëherë, nuk dalin gjërat edhe mirë. Jemi rivalitet mes 3-4 ekipeve, si Vlora që po bën shumë mirë.
GJENDJA – Nga 1-10, ndihem 8. Nuk e them për syun e keq, por 10 është kur i merr të gjitha gjërat pozitive.
MILAN-LACIO – E pashë pak në fushë, ndodhi tensioni që ndodh këtu tek ne. Paska kështu gjërash edhe në Itali. Janë emocione të mëdha. Edhe lojtarët nuk përmbahen.
MERKATO – I kënaqur me ato blerje që bëmë në janar, edhe pse ishin të njohur në Shqipëri. Kisha besim te sulmuesi, por realisht Shkurtaj nuk e ka gjetur veten si duhet. Ndoshta, ka ndikuar edhe dëmtimi në dorë. Pres shumë prej tij, dhe në disa raste ka bërë.
FESTA E KAMPIONATIT – Ne nuk kemi akoma një kampion në Shqipëri, matematika flet deri në fund. Edhe Juvja bëri mirë, se mund ta mbyllte sot kampionatin, por ndoshta e lë deri në ndeshjen e fundit. Edhe ne këtu, do shpresojmë deri në fund, të shohim si do shkojmë.
BASHKIA E KUKËSIT – Ne rrimë pa politikë, por pa sport nuk rrimë dot. Dhe mbi të gjitha, pa Kukësin nuk rrimë. Jo vetëm q do e mbështesim Kukësin, por tani edhe me gjëra më madhore. Një nga faktorët që nuk jemi në vendin e parë, është faktori fushë. Kam bërë një analizë me veten, që kam bërë gabim që i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Kur sheh që ne luajmë në disa fusha, jo si stadiume por si ara, stadiumi i Kukësit ka qenë shumë herë më mirë se këto. Pretenduam shumë sivjet, por nuk e nisëm dot në kohë stadiumin. Kukësin nuk do e lëmë, por përkundrazi do e bëjmë me aeroport dhe stadium. Ne kemi shumë tifozë në Angli, por do më thonë kur është ndeshja, dhe do i them të shtunën në orën 4. Me 30-40 euro, do vinë që të shohin ndeshjen me familjen. Brenda muajit, te stadiumi fillon puna. Por, aeroporti do sjellë zhvillim në zonë. Do kemi tifozë jo vetëm nga Anglia, por meqë atje janë më shumë kuksianë, dhe janë tifozë sporti. Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta, dhe ata e ndjejnë. Kur humb Kukësi, ata mërziten. Kur të bëhet aeroporti, do vijnë edhe me çmime të lira të shohin ndeshjet kur të luajmë me Partizanin dhe Skënderbeun, nëse ngjitet sërish Skënderbeu.
VLERËSIMET – Unë do thosha një shprehje të Rudi Vatës, ne e kemi fituar kampionatin. Kemi shkuar çdo vit në Europë, kemi mbyllur në vendin e dytë çdo vit. Ne mendojmë që stadiumin ta mbarojmë për 7-8 muaj. Edhe aeroporti pastaj, kompania do e mbarojë shpejt, dhe ekipi i Kukësit dhe gjithë qytetarët do kenë përfitimet e veta.
SA VJEÇAR ËSHTË KY EKIP – Ekipi është i kompletuar, duhet që stafi i ri të thojë mendimet e veta kur të mbarojë kampionati, nëse do ketë nevojë për ndërhyrje. Ne do ja plotësojmë kërkesat si gjithmonë. Edhe pse arbitri nuk na jep 3 penallti, arrijmë të fitojmë me gol 40 metra. Kemi çaluar në aspektin e stafeve teknike. Nuk e gjeten ndoshta, mënyrën si të organizojmë ndeshjet, sepse është puna e stafëeve, s’është puna ime. Projekti do jetë afatgjatë, Gjoka më ka thënë se ekipi është i mirë. Ne kërkojmë të kalojmë sa më shumë ture.
GJOKA NË STOL, SËRISH – Ma gjeni një tjetër ju. Kërkova gjetkë në Tiranë, por kur pashë edhe Kombëtaren pa trajner, u binda që përsëri do shkojmë te këto. Unë nuk ia kërkova kujt, ne na kërkojnë zakonisht. Më kërkuan shumë, dhe disa të tjerë. Po të rrija edhe dy ditë më shumë, do vinin kërkesa nga lloj-lloj menaxherësh. Thashë që nuk kam kohë me këto oferta, dhe tashë t’i bie shpejt të marr Gjokën. Atëherë e hoqa se më la shije të keqe në Champions League, por është trajner i mirë dhe kërkues, menaxhues i mirë. Nuk ka kusht për kampionatin, por objektivi mbetet për sa kohë matematika e lejon. Kush nuk i vë dot, sepse nuk e ka bërë ai ekipin. Ai nuk ka shkopin magjik.
KOMPLEKS NË KUKËS? – Ne do bëjmë stadiumin. Të marrim edhe bashkinë, do bëjmë edhe akademinë dhe kompleksin. Është një pikë strategjike, mund të marrim edhe lojtarë nga Prizreni. E thashë, unë nuk flas pa projekte në kokë. Kur i them, arrij t’i bëj gjërat si dua unë t’i bëj. Nuk janë fjalë boshe, por një realitet që do i shihni për pak kohë.
FUSHA JASHTË – Ne i kemi luajtur ndeshjet në Elbasan në përgjithësi, dhe ishim ambientuar, edhe pse ka filluar të çedojë disi. Një ndeshje apo dy i kemi luajtur në Shkodër, ndërsa dy-tre i kemi luajtur në Kamëz, e bëmë për tifozët të ishin më afër. Por, lojtarët e mirë duan fushë të mirë. Dhe, besoj që deri në fund do i bëjmë ndeshjet në Elbasan.
EKIPI – Ekipi është ndërtuar për gjatë, dhe kontratat janë me shumë vite. Ne kemi lojtarë cilësorë, por nuk u përshtatëm dot në fushën atje. Ishim mirë me tifozët, por patëm rezultate jo të mira aty.
PARTIZANI – E kam thënë, edhe klubi ka meritë, edhe trajneri, dhe mënyra si është menaxhuar. Kukësi në disa ndeshje i është hëngër haku nga pjesa e gjykimit. Në përgjithësi gjykimi ka qenë më mirë se vitet e tjera, por Partizani ka fituar kampionatin se nuk kemi qenë mirë ne. Po të luanim brenda, jam i bindur se do ishim kampion. Mund ta rregullonim fushën që ishte aty, dhe këtë nuk ia fal vetes. Por, menduam se do e nisnim më shpejt stadiumin, dhe filluam të luajmë jashtë.
NGJYRAT – Më pëlqejnë të dyja, edhe e kuqja dhe bluja. Kukësi ka ngjyrën blu, por ka edhe një me bluzën rozë. Në Europa League, do i mbajmë të treja ngjyrat. Nuk besoj se ka lidhje shumë ngjyra, por ajo që do bëjmë për Kukësin, qoftë në futboll, qoftë në qytet.
TIRANA – Tirana luan bukur, por ndoshta i ka prishur punë edhe Ngo që nuk është. Krijohet edhe problem psikologjik kur ndodhin disa humbje. Por, nuk është se s’ka ekip. Besoj se do ja dalin, se nuk ka kuptim pa Tiranën në Superligë.
FLAMURTARI – Këtë bisedova sot me Gjokën, nuk duhet nënvlerësuar Flamurtari. Na ka mundur edhe fazën e parë, sepse luan pa asnjë presion. Edhe pse nuk kanë marë rroga, lojtarët bëjnë lojën e tyre. Ndonjëherë i bëj pyetje vetes, po t’i lëmë një 5 muaj pa rroga këto, ndoshta dalin më mirë. Edhe duke ia plotësuar të gjitha kushtet, përsëri nuk po dalin aty ku duhet. Lojtarët po të duan, jo pa rroga, por edhe me arbitrin kundër e fitojnë një ndeshje. Vlora e ka edhe trajnerin e mirë, dhe fakti që nuk kanë humbur prej kaq shumë kohësh, do të thotë që po bëjnë mirë. Gjithsesi, Kukësi do të marrë fitoren nesër në Elbasan Arena.