• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjedhja spektakolare/ Panagiotis Fistedis i ICTS, shefi i sigurisë (së munguar) të Rinasit

12:41 : 12/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kompania e sigurisë së aeroportit të Rinasit, “ICTS Albania” nuk dha asnjë koment për masat parandaluese që pamundësojnë hyrjen e personave të paautorizuar në pistën e avionëve.

“Boldnews.al” kërkoi nga “ICTS Albania” se cila ishte përgjegjësia e saj në ngjarjen e grabitjes spektakolare të rreth 10 milionë eurove në pistën e aeroplanëve, ndodhur mesditën e së Martës, 9 Prill 2019.

“ICTS Albania” është kompania e kontraktuar nga koncensionari “Tirana International Airport” (TIA) për sigurinë e aeroportit të Rinasit. Bashkëpunimi ndërmjet dy kompanive ka nisur në vitin 2005.

“ICTS Albania” është pjesë e kompanisë ndërkombëtare “ICTS Europe” me seli në Paris dhe drejtohet nga administratori Panagiotis Fistedis, qytetar i Republikës së Greqisë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

Burime policore deklaruan për “Boldnews.al” pas ngjarjes së të Martës se nuk kanë arritur të kontaktojnë me z. Fistedis. Sipas punonjësve të kompanisë “ICTS”, z. Fistedis gjendet në Qipro, ku kalon pjesën më të madhe të kohës.

Panagiotis Fistedis, Administratori i “ICTS Albania”

Administratori i “ICTS Albania” është njëkohësisht edhe drejtues i “ICTS Qipro” dhe, sipas punonjësve ai vjen shumë rrallë në Shqipëri. Gjithësesi, autoritetet shqiptare presin që z. Fistedis të mbërrijë në vendin tonë, për të dhënë deklarimet e tij mbi masat e marra për parandalimin e ngjarjeve të rënda në aeroportin e vetëm ndërkombëtar shqiptar.

Në bazë të të dhënave të siguruar nga “Boldnews.al”, Panagiotis Fistedis është emëruar administrator i “ICTS Albania” në 28 Tetor 2015. Në kohën që ai po drejton kompaninë e sigurisë së aeroportit shqiptar, në pistën e avionëve kanë ndodhur dy grabitje spektakolare.

Në 30 qershor 2016, një komando e armatosur hyri në pistën e avionëve dhe neutralizuan operatorët e një kompanie private që shoqëronte paratë cash për llogari të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

Nga ai inkursion, grabitësit arritën të merrnin të pashqetësuar rreth 3 milionë euro, të cilat po bëheshin gati për t’u vendosur në hambarin e një avioni, i cili ishte gati për fluturim.

Policia në atë kohë arrestoi 4 punonjës të kompanisë “ICTS Albania”, të konsideruar si përgjegjës për cedimin e masave të sigurisë. Autoritetet shqiptare nuk arritën të ngrinin një akuzë zyrtare për administratorin e kompanisë, Panagiotis Fistedis.

Ngjarja e 30 qershorit 2016 vuri në pikëpyetje cilësinë e shërbimit të “ICTS Albania”. Autoritetet shtetërore kërkuan nga koncensionari i aeroportit, ‘TIA”, që të kërkonte nga kontraktori i saj, ‘ICTS Albania” që të shtonte masat e sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Por, në 9 Prill 2019, masat e sigurisë së aeroportit të Rinasit u thyen sërish. Një komando me 5 anëtarë të armatosur, pushtuan sërish pistën e avionëve. Brenda pak minutave, ata arritën të grabisnin një shumë ende të papërcaktuar, por që mendohet rreth 10 milionë dollarë, nga hambari i një avioni, në të cilin ndodheshin dhjetra pasagjerë që ishin gati për fluturimin e tyre.

Komandoja u fut e pashqetësuar në pistën e avionëve dhe arritën të dilnin pa u përballur me forcat e sigurisë. Pak qindra metra pasi ata kishin dalë nga rrethimi i aeroportit, personat e maskuar u përfshinë në një konflikt të armatosur me forcat e rendit, ku mbeti i vdekur një prej grabitësve.

Në të gjithë këtë dinamikë, duket i paqartë roli i agjentëve të kompanisë së sigurimit ‘ICTS Albania”.

Autoritetet shpresojnë që të marrin përgjigje bindëse nga administratori i saj, z. Panagiotis Fistedis për rolin e agjentëve nën varësinë e tij.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një prononcim të parë pas ngjarjes së të Martës, vuri në dyshim cilësinë e shërbimit të sigurisë së aeroportit. Balluku, e cila më parë ka qenë drejtuese e Autoritetit të Aviacionit Civil, ka qenë tejet kritike me z. Fistedis dhe kompaninë e drejtuar prej tij, “ICTS Albania”, për masat e mangëta të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Burime pranë zonjës Balluku deklarojnë në kushte konfidencialiteti se ajo, në cilësinë e drejtueses së Autoritetit të Aviacionit Civil, refuzonte takimet me z. Fistedis, për shkak se e konsideronte si një prej përgjegjësve në rastin e thyerjes të perimetrit së sigurisë së aeroportit të Rinasit, në 30 Qershor 2016.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025
AKTUALITET

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025
AKTUALITET

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025
BOTA

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025
AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
Para

‘Gjithë veriu në këmbë’/ Ylli i muzikës popullore, Fatmira Breçani ngushëllon familjen e Admir Muratajt

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com