Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë.
Një person ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike, teksa ishte duke peshuar në grykëderdhjen e lumit Drin.
Viktima Bujar Caca, 60-vjeç, nga Kruja, ka qenë duke peshkuar me kallam, kur hasi në një përcjellës energjie, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, për veprime të mëtejshme.