Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë territorin si dhe me intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në qarkun e Korçës.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 1-8 m/sek. Deti me forcë 0-1 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/21 | re diell |
| Kukës | 7/20 | re diell |
| Lezhë | 12/22 | re diell |
| Dibër | 7/18 | re diell |
| Durrës | 10/23 | re diell |
| Tiranë | 11/25 | re diell |
| Elbasan | 10/24 | re diell |
| Berat | 10/25 | re diell |
| Vlorë | 12/24 | re diell |
| Korçë | 7/14 | re shi diell |
| Gjirokastër | 9/23 | re diell |
| Sarandë | 10/24 | re diell |













