Muajin e kaluar në Bolonjë një fëmijë ishte viktimë e kësaj ndërhyrje që u krye në kushtet shtëpiake. Zyra e prokurorisë në provincën veriore të Reggio Emili hapi një hetim për dyshime vrasje.
Në dhjetor, një djalë 2-vjeçar vdiq pasi humbi shumë gjak si pasojë e kushteve jo të mira në shtëpi, në qytetin e Romës. Vëllai i tij binjak gjithashtu pothuajse vdiq, por mbijetoi pas trajtimit intensiv të mjekëve.
Në shumë qytete italiane kjo traditë nuk ndiqet, por emigrantët muslimanë në Itali e praktikojnë këtë ndërhyrje për arsye fetare dhe kulturore, raporton “The Indepedent”.
Megjithatë, ata ndonjëherë kanë vështirësi ekonomike dhe nuk e përballojnë dot koston e kësaj ndërhyrje në spitale ose për shkak se disa mjekë refuzojnë të kryejnë derisa djemtë të jenë katër vjeç.













