Një 42-vjeçar, pronar i një lokali në Berat, është proceduar penalisht pasi në biznesin e tij ushtronte aktivitetin e vendosjes së basteve sportive, që është ndaluar me ligj në vend, që prej Janarit 2019.
Lajmin e bëjnë me dije burime zyratre nga Policia lokale.
Njoftimi i Policisë
Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Procedohet penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasin:
– M.H, 42 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.












