Deportivo Lara, klub nga Venezuela, që në korrik feston 10-vjetorin e themelimit, ka përfunduar në qendër të vëmendjes anembanë botës këtë të mërkurë, sepse bëri diçka të pabesueshme.
Pasdite luajti një ndeshje kampionati dhe në mbrëmje luajti në Copa Libertadores, kundër argjentinasve të Huracan.
Një tjetër shembull sa i çorganizuar është futbolli në Amerikën e Jugut, aty ku edhe në të shkuarën ka pasur ngjarje të tilla, me klube që janë detyruar të luajnë mes kampionatit e kupave ndërkombëtare në harkun e 24 orëve.
Lara, nga Barquisimeto, hodhi në fushë gjithë rezervat kundër Llaneros de Guanare, në kampionat, por fitoi bujshëm 3-2 në transfertë!
Ndërkohë, pak orë më vonë grupi i titullarëve, drejtuar nga Leonardo Gonzalez, mposhti po aq bujshëm Huracan 2-1, duke qenë në garë për kualifikim në grupin e vet, me 4 pikë në 3 ndeshje.