• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Shoqata “Çamëria”: Qeveria të dorëzojë notë proteste Greqisë, FSHF të kërkojë përjashtimin e kombëtares greke

11:42 : 15/06/2016
në KRYESORE

Shoqata “Çamëria” ka reaguar për notën e protestës së qeverisë greke nga Shqipërisë dhe kërkesën në UEFA pas hapjes së banderolës që kujtonte gjenocidin mbi çamët në ndeshjen Shqipëri-Zvicër. Në një deklaratë për mediat, Alda Hasani, përfaqësuese e Shoqatë “Çamëria” sjell një rast flagrant ku tifozët grekë kanë shpalosur flamurin irredentisti për “Vorio Epirin” në ndeshjen me Malin e Zi, ndeshje e zhvilluar më 24 mars. “Dy rastet nuk janë të njëjta. Banderola në Francë, për një çështje humane, të një krahine gjeografike si Çamëria dhe ishte e vendosur tek tifozët zviceran, në ndeshje të organizuar nga UEFA dhe Franca”, thuhet në deklaratën e shoqatës “Çamëria”. Ndërkohë që publikohet edhe video nga ndeshja e Greqisë, ku në sekondën 42 shfaqet flamuri i 1914.

DEKLARATË E ALDA HASANIT, PËRFAQËSUESE E SHOQATË “ÇAMËRIA”:

Shoqata “Çamëria” ndjek me habi protestat e ndërmarra nga qeveria greke për banderolën e vendosur në ndeshjen Shqipëri-Zvicër për përkujtimin e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, protesta të ndërmarra nga një shtet që irredentizmin e ka shfaqur haptazi në ndeshje ndërkombëtare. Në Stadiumin “Gjeorgjios Karaiskaqis”, Athinë, në ndeshjen miqësore midis Greqisë dhe Malit të Zi, më 24 Mars 2016, anëtarët e shoqatës ekstremiste “Autonomia e Vorio Epirit 1914”, shpalosën flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë si njihet Autonomia e Vorio Epirit, sipas fotografive dhe videos bashkangjitur.

Këto dy ngjarje nuk janë të njëjta. Në rastin e parë kemi një banderolë për përkujtimin e një genocidi, në një krahinë gjeografike si Çamëria, në tribunat e tifozëve zviceranë, në një ndeshje ku organizatorë ishte UEFA dhe siguria garantohej nga qeveria franceze. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me një flamur politik, të një zonë irredentiste si “Vorio-Epiri”, në një ndeshje ku organizatore ishte Federata Greke e Futbollit dhe siguria garantohej nga qeveria greke. Termi „Çamëri“ ka qenë ekzistent përherë edhe në dokumentet shtetërore greke, si një trevë gjeografike që është e ndarë në dy shtete. Ndërsa termi “Vorio Epir” është shpikur në vitin 1913 për të gjitha trevat e shtetit shqiptar që Greqia tentonte t’i aneksonte.

Lexo edhe:

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

Pjesë e parë pa shkëlqim, mungon goli në sfidën Real Madrid-Juventus

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit të ndjekë hapa më të forta për ndëshkimin dhe përjashtimin nga garat ndërkombëtare të organizatorëve të ndeshjes Greqi-Mali i Zi për përhapje të tendencave irredentiste dhe mosgarantim të sigurisë. Ministria e Jashtme le të veprojë me reciprocitet: konsulli shqiptar në Gjenevë të protestojë pranë UEFA-s dhe personalisht ministri Bushati të dorëzojë notë proteste ndaj qeverisë greke për këtë akt të paprecedentë. Në këto 25 vjet, Ministria jonë e Jashtme është kthyer në një zyrë pranimi notash proteste nga fqinjët, me qindra nota proteste të drejtuara ndaj nesh nga Greqia dhe Serbia dhe asnjë notë proteste të drejtuar nga ne drejt tyre. Është rasti që në këtë shkelje flagrante të veprojë menjëherë.

Po ashtu, shoqata Çamëria i bën thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të kërkojë ndëshkimin maksimal të organizatorëve të ndeshjes Greqi-Mal i Zi, me përjashtimin e përfaqësueses greke nga ndeshjet ndërkombëtare. Sikurse, FSHF duhet të dalë në mbrojtje të tifozëve të Zvicrës, Federatës Franceze të Futbollit dhe qeverisë franceze për një akt normal, si banderola e vendosur për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, një krahinë gjeografike joirredentiste, në ndeshjen Shqipëri-Zvicër.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:05 : 01/07/2025
SPORT

Pjesë e parë pa shkëlqim, mungon goli në sfidën Real Madrid-Juventus

22:02 : 01/07/2025
AKTUALITET

Ceno Klosi “namin” me vjedhje votash në Fier, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh

22:02 : 01/07/2025
AKTUALITET

Deklaratat e Trump për luftën Kosovë-Serbi, Meçollari: Shqipëria të mbështeste presidentin amerikan

21:54 : 01/07/2025
AKTUALITET

Shërbimet jashtë funksionit në Bashkinë e Tiranës, heshtje për sulmin kibernetik

21:44 : 01/07/2025
RAJONI

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

21:44 : 01/07/2025
Para

PD: Rama do përballet me ligjin për aferën e stadiumit me kullë 24 katëshe. Prokuroria të hetojë

TË GJITHA

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:05 : 01/07/2025

Pjesë e parë pa shkëlqim, mungon goli në sfidën Real Madrid-Juventus

22:02 : 01/07/2025

Ceno Klosi “namin” me vjedhje votash në Fier, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh

22:02 : 01/07/2025

Deklaratat e Trump për luftën Kosovë-Serbi, Meçollari: Shqipëria të mbështeste presidentin amerikan

21:54 : 01/07/2025

Shërbimet jashtë funksionit në Bashkinë e Tiranës, heshtje për sulmin kibernetik

21:44 : 01/07/2025

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

21:44 : 01/07/2025

Në 2018 u bë portieri më i shtrenjtë në histori, Arsenali firmos me spanjollin

21:33 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com