Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike ka dhënë një mesazh përmes një postimi në faqen në Facebook, në nisje të protestës së kësaj të mërkure.
“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”, shkruhet në postimin e Bashës, ku përcillen edhe pamje drejtpërdrejtë nga protesta e sotme.
Kreu i PD-së ndodhet në Gjermani ditën e sotme, në kuadër të takimeve me zyrtarë të CDU-së dhe PPE-së.
/BN/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/759369521129936/














