• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zjarret si tritoli”/ PD: Ministrja e Ramës të thirret në Prokurori

16:00 : 01/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Olta Xhaçka duhet të thirret urgjent në prokurori pasi ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme”.

Deklarata u bë nga ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, në përgjigje të akuzave që lëshoi ministrja e Mbrojtjes në një deklaratë për mediat, më herët gjatë kësaj të hëne.

“Ajo ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme. Ministrja e Mbrojtjes ka detyrimin që çdo të dhënë që disponon për autorët e këtyre akteve kriminale t’i depozitojë në prokurori. Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta. Edi Rama ka nën kontroll Policinë, Prokurorinë, shërbimin sekret, gjykatat dhe çdo institucion që është përgjegjës për zbulimin e autorëve të akteve kriminale dhe dënimin e tyre. Në vend që të bëhet qesharak dhe të shpallë opozitën armik për çdo dështim të tij, Edi Rama duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë vendosur zjarret në zona të ndryshme të vendit. Përvoja e afërt gjatë qeverisë së Edi Ramës tregon se zjarrin Shqipërisë ia kanë vënë trafikantët për mbjelljen e hashashit dhe asnjëri prej tyre nuk ka dalë para drejtësisë. Shërbimi qesharak i Olta Xhaçkës ndaj Edi Ramës nuk e ndalon dot zbardhjen e dosjes 184, prej të cilës  shqiptarët do të mësojnë se kush janë zjarrëvënësit e vërtetë të Shqipërisë, ata që vënë çdo ditë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve, që po pengojnë integrimin europian të Shqipërisë. Partia Demokratike shpreh keqardhjen që Partia Socialiste ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Oltës, Taulantit dhe Elisës. Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendit”, tha Dhurata Çupi.

Xhaçka: Zjarret si tritolet

Lexo edhe:

Shqipëria shkrumbohet nga zjarret/ Tabaku: Çdo verë dëgjojmë të njëjtat premtime, por mbeten vetëm fjalë

Situata me zjarret në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se zjarret e fundit në vend, janë “akte që për nga logjika e natyra u ngjajnë si dy pika uji atyre sulmeve me kallëpe tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë”, duke iu referuar akuzave të ministres Spirali ndaj opozitës për tritolvënie.

“Ajo që e bën këtë situatë edhe më të pashpjegueshme është fakti që këto zjarre janë akte kriminale, pra ato janë ndezur qëllimisht dhe në pjesën dërrmuese të rasteve pa asnjë arsye përfitimi prapa. Pra s’kemi të bëjmë me zjarre të vëna për të hapur kullota apo zjarre të vëna padashje duke djegur mbeturinat, etj. Në pjesën dërrmuese këto janë akte të pastra vandalizmi, për mos ju vënë akoma një emër tjetër në mungesë të provave konkrete që do t’i zbulojnë hetimet. Janë akte që për nga logjika e natyra u ngjajnë si dy pika uji atyre sulmeve me kallëpe tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, që ndoshta si për rastësi kanë ndodhur po gjatë të njëjtës periudhë. Në këtë situatë, kur akte të tilla jo vetëm që po shkatërrojnë pronën e përbashkët, por edhe synojnë të krijojnë një situatë alarmi e shqetësimi tek qytetarët, ju bëj thirrje të gjithë forcave politike, të gjithë politikanëve, që të na bashkohen për të denoncuar dhe për të luftuar këtë fushatë që nuk shkon në dëm të qeverisë, por në dëm të vendit. Personalisht jam ndjerë e keqardhur dhe e revoltuar kur kam dëgjuar ndonjë syresh që është rrekur të krijojë ndonjë alibi për këtë situatë”, tha Xhaçka.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria shkrumbohet nga zjarret/ Tabaku: Çdo verë dëgjojmë të njëjtat premtime, por mbeten vetëm fjalë

17:12 : 12/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

17:11 : 12/08/2025
SPORT

Champions/ Shkëndija luan në transfertë, formacionet zyrtare ndaj Qarabag

17:07 : 12/08/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Plaçkitja, akt banditesk! Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar

16:59 : 12/08/2025
AKTUALITET

Aksident në Levan–Tepelenë, mikrobusi përplas “Benzin” me turistë të huaj

16:55 : 12/08/2025
SPORT

Komente abuzive për Klopp, Federata Angleze pezullon gjyqtarin me 8 javë

16:52 : 12/08/2025
Para

Fëmija humb jetën tragjikisht

TË GJITHA

Shqipëria shkrumbohet nga zjarret/ Tabaku: Çdo verë dëgjojmë të njëjtat premtime, por mbeten vetëm fjalë

17:12 : 12/08/2025

Situata me zjarret në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

17:11 : 12/08/2025

Champions/ Shkëndija luan në transfertë, formacionet zyrtare ndaj Qarabag

17:07 : 12/08/2025

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Plaçkitja, akt banditesk! Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar

16:59 : 12/08/2025

Aksident në Levan–Tepelenë, mikrobusi përplas “Benzin” me turistë të huaj

16:55 : 12/08/2025

Komente abuzive për Klopp, Federata Angleze pezullon gjyqtarin me 8 javë

16:52 : 12/08/2025

Banorët kundër ndërtimit të HEC-it në Kurdari, përplasja zhvendoset në komisariatin e Matit

16:42 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com