• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Sindrome palermitane

19:11 : 30/03/2019
në BOLD BLOG

Nga Marlin Muça

Kur balancat e familjeve mafioze në Palermo filluan të ndryshonin, sidomos pas viteve 50-60, vite kur Italia e Jugut ju nënshtrua një vrundulli të madh ekonomik, social e politik, Demokristianët e lidhur me eksponentë të lartë të krimit korleonez i quanin vrasjet mafioze thjesht si larje hesapesh mes fshatarëve për punë tokash, apo akte terrori të iniciuara nga celulat komuniste. Kur krimi filloi të prekte dhe majat më të larta të shtetit, askush nuk ishte më i aftë ta ndalonte atë çfarë lehtësisht do të konkurronte epokën e plumbit që korrte jetë njerëzisht në gjysmën tjetër të Gadishullit Apenin. Askush nuk mund ta shëronte atë që politologët dhe studiuesit do ta cilësonin situatën me të drejtë si sindromë palermitane, që trandte kufomën e një qyteti që prej kohësh vinte erë prej shpërthimeve, vrasjeve dhe atentateve të funksionarëve më të lartë të shtetit italian.

Ajo çfarë po ndodh sot në Shqipëri është pothuaj e njëjtë me gjakderdhjen italike të para pak dekadash. Etja për gjak e palermitanëve në ADN-në e të cilëve mund të gjesh ca tipare albanezesh iu mbijetoi dhjetëra viteve tranzicioni e disa milje detare që ndajnë dy popujt, për të ardhur tek ne në formën e hakmarrjeve që ndjekin të drejtën zakonore të gjakut që nuk hup kurrë si për nderin e familjes, ashtu edhe për mbarëvajtjen e punëve të drogës.

Realiteti i mohuar i trafikut të drogës në 2016-ën vjen si shpagim i krimit që fshihej dje nën ombrellën shtetërore e që sot na qesh të gjithëve në fytyrë duke vrarë e terrorizuar qytete të tëra ditën për diell.
Në kohën kur situata politike shfaqet më e polarizuar se kurrë, zgjidhja e kësaj situate është pothuaj e pamundur. Policia e Shtetit që dikur përdorej si shoqëri argatë për tregtinë e drogës, sot ka marrë rolin e sambistëve të diktaturës duke dhunuar pa shkak të rinj protestues që reagojnë ndaj padrejtësive si lumë në vendin e tyre.

Lexo edhe:

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Çdo javë protesta para Parlamentit mbledh 1500 nga 9000 policë në të gjithë vendin për të ruajtur një institucion gjysmë bosh që shkurton ditët e veta sa herë arrogancës qeveritare i teket të bëjë karshillëk me njerëzit që protestojnë jashtë. Një energji e tillë e grumbulluar, do kohë të shkojë në vendin e vet e të garantojë rendin dhe sigurinë atje ku ligjërisht dhe administrativisht është e destinuar të ruajë.

Politikanët që duan të luajnë luftash po i kushtojnë vendin paqen dhe sigurinë e qytetarëve në shtëpinë e tyre. Tanimë, vdekja është një mall që mund ta blesh kudo ku je; në dyqan, rrugë, shesh apo pragun e shtëpisë. Sot krimi nuk kursen as fëmijë, gra, vëllezër, motra apo të afërm që nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për mëkatet e të afërmit e tyre. Një egërsi të tillë vetëm Sindroma Palermitane mund t’i japë një shpjegim të qartë e shterues. Sindroma nuk sqaron vetëm të tashmen e gjakuar, por edhe të ardhmen e premtuar për më shumë gjak e tmerr. Përplasjet mes bandave do vazhdojnë të bëjnë kërdinë tek të fajshmit e të pafajshmit duke shoqëruar konfliktin e mundshëm civil në rast se palët vijojnë turravrapin e verbër karshi shkatërrimit të njëra-tjetrës. Me çduket, na mbetet të presim gjersa krimi të lodhet së treturi dhjamin e vet dhe të fillojë të cimbisë nga ai i politikës. Atëherë do shohim e çdo shohim…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025
AKTUALITET

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025
BOTA

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

16:39 : 20/08/2025
AKTUALITET

Dhuna në familja/ Shifra alarmuese, 2672 raste në 7 muaj! Mbi 200 vetëm në Korrik

16:33 : 20/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025
AKTUALITET

I bënte shantazh ish-punëdhënësit për t’i marrë para, arrestohet shqiptari në Itali

16:06 : 20/08/2025
Para

‘V*ktimë e bërë me silikon’/ Olipmia shpërthen keq ndaj fansit

TË GJITHA

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

16:39 : 20/08/2025

Dhuna në familja/ Shifra alarmuese, 2672 raste në 7 muaj! Mbi 200 vetëm në Korrik

16:33 : 20/08/2025

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025

I bënte shantazh ish-punëdhënësit për t’i marrë para, arrestohet shqiptari në Itali

16:06 : 20/08/2025

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com