• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Delinkuent, hajdut”/ Regjisori reagon pas fyerjeve të Veliajt: Faleminderit, por bëhu gati për…

08:54 : 29/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Regjisori Kastriot Çipi ka paralajmëruar se do të padisë për shpifje kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas deklaratave të këtij të fundit.

Çipi, në një postim në Facebook, shkruan se Veliaj ka shpifur kundër tij sot në emisionin “Opinion”, ku ky i fundit ishte i ftuar.

Ndër të tjera, regjisori që është dhe një prej aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shkruan se Veliaj e ka quajtur “hajdut” dhe “delinkuent”, duke thënë se regjisori kishte marrë fonde për një projekt dhe duke mos e nisur kurrë atë.

“Tani do të të duhet t’i japësh gjykatës prova materiale për të provuar pafajësinë tënde, sepse unë do të të padis për shpifje. Nuk do të të kërkoj ndonjë dëmshpërblim të madh, jo sepse ti nuk e meriton, jo sepse nuk e vlerësoj cënimin e imazhit tim përmes një emisioni me audiencë maksimale, por sepse, sipas ligjit, do të më duhet të paguaj paradhënie 2% të shumës së kërkuar”, shkruan Çipi mes të tjerash.

Lexo edhe:

Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve

Fotografim vote dhe votim “familjar”, regjistrohen 2 procedime penale në Elbasan

Postimi i plotë

FALEMINDERIT ERION VELIAJ!

Në korrik 2018, një duzinë gazetash, televizionesh dhe portalesh pro-qeveritare, shpifën kundër meje duke thënë se jam i dënuar për vjedhje. Ti u tregove më i zgjuar se shërbëtorët e tu. E riciklove shpifjen duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por nuk përmende emrin tim.

Sot në mbrëmje, në intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion, ti e humbe durimin dhe bëre gabimin fatal: shpife për mua me emër e mbiemër dhe jo vetëm kaq, por përdore fjalët “dënim penal”, “vjedhje”, “hajdut” etj. Tani do të të duhet t’i japësh gjykatës prova materiale për të provuar pafajësinë tënde, sepse unë do të të padis për shpifje.

Nuk do të të kërkoj ndonjë dëmshpërblim të madh, jo sepse ti nuk e meriton, jo sepse nuk e vlerësoj cënimin e imazhit tim përmes një emisioni me audiencë maksimale, por sepse, sipas ligjit, do të më duhet të paguaj paradhënie 2% të shumës së kërkuar dhe nëna ime ka qëlluar ta ketë pensionin të vogël. Ajo jo vetëm nuk më bëri dot dhuratë dasmën në ndonjë kala, por me pensionin që merr nuk paguan dot ilaçet dhe trajtimet shëndetësore “falas”.

Një vit më parë, ti ishe sërish në studion e Opinion dhe po gënjeje, si zakonisht. Po thoje se muret e Teatrit kanë asbest dhe se shembjen e tij e kanë sugjeruar specialistët italianë të arkitekturës. Dhe këtë mashtrim, e thoje pa t’u dridhur qerpiku, duke tundur në dorë një libër të arkitektëve italianë, për trashëgiminë e arkitekturës italiane në Shqipëri. I dërgova një sms Blendi Fevziut dhe ai ta lexoi në emision: E sfidoj zotin Veliaj të gjejë fjalën “asbest” në librin që ka në dorë.

Ti u zure ngushtë, si miu në çark dhe u mundove të dalësh nga situata duke i thënë gazetarit Robert Rakipllari “Se asbestin e the ti”!

Sot ti u irritove sepse unë sërish të demaskova. Të thashë, përmes insertit se ke shpifur publikisht duke thënë se Instituti i Ndërtimit ka kërkuar shembjen e Teatrit, sepse është ndërtesë e rrezikshme. Të thashë se në asnjë rresht të raportit në fjalë, të cilin e disponoj, nuk gjenden fjalët “e rrezikshme” dhe “shembje”. Së dyti të pyeta se pse ke shkelur Ligjin Special “Fusha”, që e kërkove me aq ngut, duke shkelur ligjin për konsultimet publike? Dhe ti e di që e ke shkelur, sepse afati i fundit për ty që të shpallje garën publike për projekte për Teatrin e ri Kombëtar ka kaluar më 13 dhjetor.

Prandaj ti sot e humbe durimin! Ishte i treti përgënjeshtrim dhe e treta akuzë publike imja për ty, në të njëjtin emision! Të trija pa përgjigje nga ana jote. Prandaj u detyrove të bësh atë që di të bësh më mirë: të përbaltësh individin!

Unë e di se do ta kem të vështirë në gjykatë, sepse “reforma në drejtësi” e babait tënd shpirtëror Soros dhe e vëllait tënd të madh (që të bie ta thërrasësh “Lali”) Rama i ka tredhur gjyqtarët që nuk e kanë kaluar ende vettingun. E di se ti do ta ankimosh vendimin e shkallës së parë në Apel, e pastaj vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë. E di se ky proces mund të mbarojë pas 5 apo 10 vjetësh, por unë do ta bëj, thjesht për kënaqësinë e spektaklit që pres të shoh në procesin e shkallës së parë. Nëse arrij ta fitoj shpejt dhe ndërkohë Teatri Kombëtar nuk është restauruar ende, ato para do t’ia dhuroj Fondacionit për Restaurimin e Teatrit Kombëtar!

Por një gjë e di me siguri: Teatri Kombëtar nuk do të shembet, por do të restaurohet! Rihapjen do ta festojmë me një premierë, ndoshta “Vizitën e Damës Plakë” të Dyrrenmatit, që do t’ia kushtoj atit (Rama), birit (Veliaj) dhe shpirtit të shenjtë (Soros). Do ta gjeni veten të tre në atë dramë. Por do ta gjeni veten edhe në shkallët e hyrjes së Teatrit Kombëtar. Aty do të ketë një tapet me fytyrat tuaja, që njerëzit të mund t’i shkelin me këmbë duke hyrë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve

11:44 : 11/05/2025
AKTUALITET

Fotografim vote dhe votim “familjar”, regjistrohen 2 procedime penale në Elbasan

11:35 : 11/05/2025
AKTUALITET

Korreshi: Njerëz të armatosur në qendra votimi në Lushnjë

11:32 : 11/05/2025
AKTUALITET

Ambasadori i BE: Po vëzhgojmë procesin, zgjedhjet lidhen drejtpërdrejt me integrimin

11:26 : 11/05/2025
AKTUALITET

“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi

11:25 : 11/05/2025
SPORT

Premio e padëgjuar më parë nga Interi, zbulohet shuma e majme për Asllanin me shokë

11:15 : 11/05/2025
Para

Tritol në makinë, zbardhen detajet/ Dëshmia në polici e 43 vjeçarit për konfliktet

TË GJITHA

Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve

11:44 : 11/05/2025

Fotografim vote dhe votim “familjar”, regjistrohen 2 procedime penale në Elbasan

11:35 : 11/05/2025

Korreshi: Njerëz të armatosur në qendra votimi në Lushnjë

11:32 : 11/05/2025

Ambasadori i BE: Po vëzhgojmë procesin, zgjedhjet lidhen drejtpërdrejt me integrimin

11:26 : 11/05/2025

“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi

11:25 : 11/05/2025

Premio e padëgjuar më parë nga Interi, zbulohet shuma e majme për Asllanin me shokë

11:15 : 11/05/2025

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

11:07 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com