• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veting i korruptuar? Dështon gara për vakancën në KLP, vetëm 1 kandidat

17:31 : 24/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Ndërkombëtarët e Tiranës pritet t’i bëjnë sërish apel “ndërgjegjes dhe patriotizmit” të prokurorëve të shkallës së parë, të cilët refuzuan në total pjesëmarrjen në garën e hapur për një vend të lirë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për shkak se ata nuk kanë besim tek procesi i Vetingut, i cili, për shumë prej tyre, është “i korruptuar politikisht”.

Më shumë se dy javë më parë, Prokurorja e Përgjithshme (e Përkohshme), Arta Marku, shpalli thirrjen për prokurorët e nivelit bazë për të kandiduar për postin e mbetur vakant në KLP, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi Antoneta Sevdarin, për shkak të problemeve me pasurinë.

Afati për aplikime përfundoi në mesin e javës që lamë pas. Burime nga organi qëndror i Akuzës deklaruan për “Boldnews.al” se, deri në datën e fundit të aplikimeve, në 21 Mars, kishte kandiduar vetëm një prokuror për vendin vakant.

Vatë Staka, prokurori i Shkodrës, i cili kandidoi edhe më parë për të qenë anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është i vetmi që i është përgjigjur thirrjes së ish-koleges së tij dhe sot titullares, Arta Marku.

Lexo edhe:

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

Ndërkohë, asnjë prej rreth 130 prokurorëve të tjerë të shkallës së parë nuk e ka parë të arsyeshme për të kandiduar. Shumica absolute e tyre nuk kanë aplikuar, pasi nuk dëshirojnë që të përballen së shpejti me procesin e Vetingut.

Ligji parashikon që kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë të kalojnë me përparësi në procesin e Vetingut. Pikërisht ky element duket se i ka stepur ata për të kandiduar.

Mënyra se si është zhvilluar procesi i Vetingut deri më tani, ka krijuar dyshime tek prokurorët, por edhe gjyqtarët se “nuk respektohen standarte normale dhe të njëjta”. Shumë prej zyrtarëve të sistemit të drejtësisë kanë krijuar bindjen se kalimi i procesit të Vetingut është në varësi të vullnetit të eksponentëve të rëndësishëm të maxhorancës politike.

Në këto kushte, prokurorët e shkallës së parë e kanë vlerësuar të mos kandidojnë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, me qëllim që t’i shmangen procesit të shpejtë të Vetingut.

Nga mënyra se si e ka organizuar punën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prokurorët e nivelit bazë do të jenë të fundit në radhë që do të përballen me procesin e rivlerësimit kalimtar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë aktualisht ka një vend vakant, pas shkarkimit të prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari. Ligji për organet e sistemit të drejtësisë parashikon që vakanca në KLP do të zëvendësohet nga një kandidat që vjen nga i njëjti nivel prokurorie që ka qenë anëtari i larguar.

Në zbatim të detyrimit ligjor, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, shpalli thirrjen për të aplikuar për kandidaturat e reja në dt 6 Mars 2019. Në përfundim të afatit 15-ditor, sipas burimeve, ka kanduar vetëm prokurori Vatë Staka, i cili e ka kaluar Vetingun disa muaj më parë.

Arta Marku tashmë ka dy opsione: Të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve për të votuar vetëm emrin e Vatë Stakës; ose, të rishpall thirrjen për kandidatë të rinj. Varianti i dytë është më i mundshëm, pasi gara vetëm me një kandidat do të jetë fiktive dhe kosto e lartë për të gjithë prokurorët, të cilët do të duhet të mblidhen nga e gjithë Shqipëria për të votuar vetëm një emër.

Kjo situatë nuk është e re për institucionin e Prokurorisë. Në procedurën e parë, nga e cila u zgjodh KLP-ja që është aktualisht në detyrë, mungonte një kandidat nga prokuroritë në nivel Apeli.

Misionet ndërkombëtare që përdorin fondet e vendeve të tyre për të qëndruar në Tiranë, në atë kohë u bën thirrje “ndërgjegjes, integritetit dhe patriotizimit” të prokurorëve shqiptarë për të marrë pjesë në atë garë.

Asaj thirrjeje iu përgjigj vetëm prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, i cili, siç rezultoi më pas nga Autoriteti i Dosjeve, rezultonte të ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Në garën për vendin vakant në KLP, siç duket, nuk kanë marrë pjesë as ish-kandidatët e procedurës së mëparshme, prokurorët e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi e Dritan Prençi.

Muçi e Prençi kanë aplikuar për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Hetimore (SPAK) dhe nuk rezulton të kenë shprehur sërish dëshirën për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026
AKTUALITET

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026
Para

Plas brenda ‘Rilindjes’/ Rama sherr me Gjylametin! Jep dorëheqjen kryetarja e PS Tiranë?

TË GJITHA

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom