• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Presidenti “sulmon” edhe amerikanët! Gjeneral Lleshaj si Pinoçeti Ramës?

12:44 : 20/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një deklaratë të fortë, që trondit shtetin më shumë se pushtetin, presidenti Ilir Meta zgjodhi që ta bënte paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Ai u shpreh u gatshëm që të lërë mandatin presidencial, që në vend të mos instalohet junta ushtarake. Madje këtë do e bënte edhe në shenjë sakrifice, si ish-presidenti i Kilit Salvador Allende, që i sulmuar nga CIA amerikane dhe junta ushtarake e Pinoçet, pasi mbajti një fjalim në radion e vendit, vrau veten.

Nëse Meta do të dorëhiqej (sigurisht edhe pa bërë vetëflijim), vendi zyrtarisht do të futej në regjim totalitar, me në krye Edi Ramën, qoftë edhe më mbështetje ndërkombëtare, për hir të stabilokracisë apsurde, dhe jo të demokracisë.

“I kam dhënë argumentet për krizën. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Kriza e qëllimshme. Po cenohet rendi kushtetues. Veprimi i opozitës i dënueshëm dhe i papranueshëm. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet, çdo numër tjetër është i kundërshtuar në të gjitha planet, politike, ligjore, morale. Mund të thirren 1 milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën”-deklaroi presidenti Meta.

Padyshim ky është një qëndrim që Meta e ka mbajtur prej kohësh, por nuk ka dalë nga statura e kreut të shtetit, duke tentuar, të paktën me deklarata publike përmbajtje nga e gjithë klasa politike.

Lexo edhe:

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

“Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”, deklaroi Meta.

Mjafton të përmendet ky personazh politik i viteve 70’ që me një deklaratë të tillë, kreu i shtetit Ilir Meta të thumbojë ndërkombëtarët, veçanërisht amerikanët, duke u kujtuar se po mbajnë anën e një personazhi si Edi Rama, që nuk e ka problem të instalojë edhe një herë një lloj “Neodiktature” në vend.

Nëse njihet historia e Salvador Allendes, ajo është domethënëse, ku SHBA nëpërmjet CIA-s, dyshohet se mbështeti gjeneralin famëkeq Augusto Pinoçet që të rrëzonte qeverinë e ligjshme të Allendes dhe të vihej në pushtet. Fundi është i dhimbshëm, Pinoçet masakroi popullin e tij nga diktatura ushtarake.

Por mesazhi duhet lexuar edhe në tjetër formë. Sot Ministria e Brendshme drejtohet nga gjeneral Sandër Lleshaj. Në protestat e opozitës ka pasur akuza të shumta dhe fakte të rënda se strukturat policore dhe ata të Gardës së Republikës kanë përdorur dhunë të tepruar, sidomos në përdorimin në masë të gazit lotsjellës gjatë momenteve të protestës dhe më pas terror dhe dhunë në shoqërimin e protestuesve.

Gjithashtu, sapo Lleshaj mori detyrën propozoi një projektligj që u hapte rrugë Forcave Ushtarake, madje njësive speciale, që të bëheshin pjesë e strukturave të policisë. Kjo nismë është pezulluar përkohësisht, por frika mbetet po aty.

Mbetet për tu parë në vijim nëse kjo deklaratë ishte një paralajmërim për ndërkombëtarët që duhet të ndërhyjnë tani sa nuk është vonë, apo një lëvizje e Metës për të dalë ai në krye të “opozitarizmit”, të paktën duke pasur një zë institucional, pasi opozita e vërtetë tashmë ndodhet në rrugë me djegien e mandateve të deputetëve e gjitha ne grup.

Meta, me një deklaratë të tillë të bërë sot, mund të jetë futur fort në lëvizjet politike dhe nëse vërtetë do të ndodhë akti i dorëheqjes, atëherë kryeministri Edi Rama ka gjithçka në duar. Katër pushtet, Legjislativi, Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Media janë tërësisht nën diktatin qeveritar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
SHENDETI

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025
SHENDETI

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

22:23 : 07/06/2025
SPORT

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

22:19 : 07/06/2025
SPORT

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025
Para

Vdekje e parakohshme/ Ndahet nga jeta fotografi i njohur shqiptar

TË GJITHA

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

22:23 : 07/06/2025

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

22:19 : 07/06/2025

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com