• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet letra/ Ja çfarë i shkruante ish i përndjekuri që u vra tek Liqeni, Nexhmije Hoxhës

09:40 : 18/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, NDRYSHE

Haxhi Baçinozi, personi që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Tiranë ishte një prej të dënuarve politikë më qëndrestarë e më të papërkulur ndaj regjimit komunist.

Sipas asaj që shkruan arkivisti i njohur Kastriot Dervishi, Baçinozi ishte efektiv i repartit ushtarak nr.4832, Poshnjë Berat, kur u arrestua më 11.8.1981. Me vendimin nr.7, datë 30.1.1982 në Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Rrethit Tiranë, u deklarua fajtor kryesisht në bazë të nenit 55 të Kodit Penal dhe u dënua me 10 burgim. Së bashku me të u dënuan edhe Agim Sula nga Tirana dhe Dashamir Lufta nga Elbasani. Gjatë vuajtjes së dënimit, për pjesëmarrje në revoltën e Qafë Barit, me vendimin nr.3, datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, u dënua me 20 vjet burgim.

Më 18.2.1990 ai i dërgon një letër Nexhmije Hoxhës, asokohe drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste dhe kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë, në të cilët shkruan për krimet e regjimit ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të Kosovës në veçanti.

Letra drejtuar Nexhmije Hoxhës

Znj.kryetare!

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

Një kosovar i dënuar në Shqipëri me burg të përjetshëm kërkon përgjigje. Quhem Haxhi Baçinozi, pinjoll i një familje luftëtarësh që qëndruan në malet e Kosovës 15 vjet me radhë me armë në dorë, më hollësisht shih Enciklopedinë Shqiptare! Jam arrestuar në radhët e ushtrisë në vitin 1981 krimi agjitacion e propagandë, paragrafi nr.55 i Kodit Penal dhe duke vuajtur dënimin në burgun skëterrë të Qaf Barit. Në maj 1984 arrestohem përsëri, por kësaj radhe si pjesëtar i organizatës kundërrevolucionare, fantazia e bandës kriminale të Sigurimit të Shtetit nuk njeh kufi, imagjino organizatë kundërrevolucionare e krijuar brenda telave me gjemba e grykës së mitralozave dhe me këtë mora një dënim të përjetshëm e gjendem në burgun mesjetar të Burrelit, natyrisht mbas një torturimi fizik dhe psikik dhe një gjyqi me dyer të mbyllura dhe në mbarim të gjyqit më merret akt-akuza me dhunë nga inkuizitorët e mi, e të dhjetëra-mijëra të pafajshmëve si unë, këto ishin një e qindta e atyre që unë kam heq, e po heq aktualisht në burgun tuaj shfarosës të Burrelit.

Të përshkruhen krimet e gjenocidit që ushtrohet mbi popullin shqiptar nga regjimi juaj rreth një gjysëm shekulli me radhë, duhen penat e sociologëve e shkrimtarëve të të gjithë botës dhe zor se do të ishin në gjendje me e portretizuar realitetin tragjik të këtij populli të martirizuar. Por desha t’ju pyes ju çfarë i kam bërë unë shtetit konkretisht dhe kush jam unë? Një njeri krejt i thjeshtë me arsim fillor, pra kuptohet edhe aftësia ime për t’ju rrezikuar juve pushtetin.

Për të tilla “krime” asnjë lloj regjimi diktatorial as që do të merrte mundimin me më pyetur dhe jo më të më merrte rininë dhe krejt jetën time, përveçse regjimi juaj gjakatar.

Ku keni ju gojë të flitni për humanizëm apo për të drejtat e njeriut, kur ju keni 46 vjet që torturoni një popull 3 milionësh që Shqipërinë e keni kthyer në burg 28 mijë km2. Mbasi nuk njeh historia që një vend të quhet shtet e të jetë i rrethuar me tela me gjemba. Ju arritët t’i shpërfytyroni shqiptarët duke i shkaktuar dëme shqiptarëve, si mund të flitni në mbrojtje të kosovarëve kur me qindra kosovarë që erdhën në Shqipërinë e pas luftës vdiqën ose u gjymtuan përjetë në kampet e burgjet shfarosëse të çifligut të burrit tuaj. Kalaja e Gjirokastrës, Maliqi, Tërbufi, Thumana, Bedeni i Kavajas, Zadrima, Bulqiza, Spaçi, Batra dhe maja e ajsbergut të krimeve, Burreli, do të kujtohen brez pas brezi si varrezat e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në këto vende pellgje gjaku kufomash e gjymtimesh. Ka arritur të hajë të vjellat e shokut i burgosuri juaj, atëherë me ç’të drejtë flet për kosovarët kur sot e kësaj dite dergjen prej 3 dekadash me dhjetëra kosovarë, një përqindje e vogël e atyre që janë shfarosur nga banda kriminale e sigurimit të shtetit, me sloganin e njohur “agjentë të UDB-së” jugosllave. E atëherë si mund të flitni për kosovarët që jetojnë në Jugosllavi, kur ju s’keni lanë krim as poshtërsi pa ju bërë e që me dhjetëra si unë na mbani hala në burg, kur në Jugosllavi asht demokracia amerikane nëse mund të bëhet krahasim me terrorin që ekziston në burgun tuaj 3 milionësh. Ju, me paturpësi arritët me i bë telegram Nelson Mandelës, duke e ngushëlluar për “vuajtjet” në burgjet raciste, kur ai bën burg me çokollata dhe është politikan i deklaruar dhe kur në burg takon gazetarë e personalitete nga e gjithë bota dhe në rast sëmundje, kurohet në klinika private. Kurse mua, e qindra si unë, njerëz të zakonshëm, nuk lejohet as shokë, as miq as farë e fis, vetëm familja në takim dhe ky takim vetëm 10 minuta në muaj nëpërmjet një sporteli të blinduar ku nënat tona nuk na shohin vetëm 1/3 e fytyrës. Po kufizimi i ushqimit në 2 kg në muaj. A ka krim më çnjerëzor se një trajtim I tillë dhe kundër kujt pa? kundër njerëzve të pafajshëm, a mendon se nënat e motrat shqiptare këtu në Kosovë i ke veshë në të zeza, sa gra i ke lanë të veja dhe sa mijë jetimë. Për këto gjana nuk do të ketë as sociolog, as shkrimtar në glob t’i përshkruajë apo portretizojë realisht një gjenocide të tillë, që nuk njeh asnjë periudhë e historisë njerëzore. Ju kujtoj një thënie shqiptare se “met nana pa djalë, se nuk met gjak pa marrë”!

Jua drejtoj këtë letër me qëllim përgjigje dhe përgjigjja juaj do të jetë ekzekutimi im. Por jam krenar t’i jap fund këtij poshtërimi dhe asgjësimi të ngadalshëm.

S’kam frikë nga vdekja, se jam pjellë e atyre që veç pushka i ka marrë dhe vdekjen e kanë përbuzë. Natyrisht që ju nuk do të keni kurajo me mekzekutu direkt, por me metoda të stërholluara siç keni bat tash e 46 vjet, por dije se gjithë shqiptarët nuk do t’i shfarosësh.

Haxhi Baçinozi u lirua nga burgimi me dekretin nr.7471, datë 12.3.1991 të Presidiumit të Kuvendit Popullor (nr.149 i listës), kur i kishin ngelur edhe 3 vjet nga dënimet e dhëna. Vuajti gjithsej 9 vjet, 7 muaj e 18 ditë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025
SHENDETI

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025
SPORT

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025
BOTA

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025
Para

PS mbledh sot kryesinë, priten surpriza në Kongres

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/07/2025

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025

Zjarr në kodrën e Selitës, flakët përhapen në një sipërfaqe të madhe (VIDEO)

22:26 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com