• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Hetimi për mashtrimin me ilaçet e rimbursueshme në udhëkryq

20:10 : 14/03/2019
në INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI
Vizualizim i lidhjeve në konflikt interesi midis zyrtarëve të fondit dhe farmacive që përfitojnë rimbursime të larta

Vizualizim i lidhjeve në konflikt interesi midis zyrtarëve të fondit dhe farmacive që përfitojnë rimbursime të larta

Prokuroria e Tiranës njoftoi se kishte zbuluar një skemë mashtrimi të Fondit të Sigurimeve përmes recetave të lëshuara në emër të personave të vdekur apo emigrantëve, por vetëm dy muaj më pas masat ndaj të akuzuarve Gazmend Aliaj dhe Petrit Skura janë lehtësuar.

Në mesin e janarit 2019, Prokuroria e Tiranës njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arreste për pronarët e një rrjeti farmacish, të akuzuar për mashtrim me recetat e rimbursueshme që sipas hetimit ishin lëshuar në emër të personave të vdekur apo emigrantëve jashtë Shqipërisë.

Sipas njoftimit, urdhër-arrestet u lëshuan në emër të Gazmend Aliajt dhe Petrit Skurës, të dy të afërm të drejtuesve apo ish-drejtuesve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor-të cilët nuk u arrestuan nga policia pasi nuk u gjetën në shtëpi.

Por dy muaj më vonë, hetimet për këtë çështje janë në udhëkryq, ndërkohë që BIRN mësoi se pozitat e dy personave të kërkuar janë lehtësuar.

Lexo edhe:

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, 4 shqiptarë pasagjerë

Tirana, rrethimi dhe siguria mbajnë peng rikthimin e klubit në “Selman Stërmasi”

Një burim zyrtar i Prokurorisë së Tiranës tha në kushtet e anonimatit se gjykata kishte ndryshuar masat e arrestit ndaj Gazmend Aliajt dhe Petrit Skurës në “detyrim për paraqitje”.

“Duke pasur dyshime se dy të dyshuarit mund të fshihnin provat, kërkuam urdhër-ndalimin pasi kështu mund të ushtronim edhe kontroll në ambjentet që ata administrojnë,”tha burimi për BIRN.

“Pas ndryshimit të masës në detyrim paraqitje, ata dhanë dëshmitë e tyre në Prokurori, duke pretenduar se recetat nuk ishin falsifikuar prej tyre, por ishin lëshuar nga mjekët,” shtoi zyrtari i Prokurorisë.

Hetimi mbi subvencionet e përfituara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, FSDKSH nisi më 12 qershor 2018 me fokus një grup farmacish që dyshohej se kishin mashtruar përmes recetave. Një kallëzim i dytë mbërriti në Prokurori nga policia në nëntor 2018, pas publikimit të një investimi të BIRN që ekspozonte shumat marramendëse të rimbursimit, që farmacitë e lidhura me drejtues të Fondit kishin përfituar përgjatë 10 viteve. [Kliko për investigimin e plotë]

Hetimi zbuloi se për një periudhë 5-mujore, farmacitë Bioplus dhe Medigreen në pronësinë e Gazmend Aliajt dhe ajo “Geni& Lori” në pronësinë e kunatës së ish-zv.drejtorit të Fondit, Sokol Skura dyshohet se kishin rimbursuar rreth 400 receta në kundërshtim me ligjin, mes të cilave edhe për personave të vdekur apo emigrantë.

Këto farmaci janë denoncuar disa herë në Prokurori për “mashtrim me subvencionet”, por hetimet janë mbyllur pa rezultate dhe pa nxjerrë përgjegjësi penale.

Më datë 5 qershor 2015, Prokuroria e Tiranës arrestoi nëntë persona, mes të cilëve edhe drejtorin e FSDKSH së Tiranës, Pjerin Xhuvani për abuzime me fondin e ilaçeve të rimbursueshme. Skema për të cilën u procedua Xhuvani përfshinte katër farmaci dhe një vlerë të paligjshme rimbursimi prej 56 milionë lekësh, ndërkohë që skandali çoi atëherë në dorëheqjen e ish drejtorit të FSDKSH-së, Astrit Beci. Një vit më vonë, Xhuvani u dënua me kusht nga Gjykata.

Më 14 prill 2016, Prokuroria e Tiranës mori një kallëzim të ri nga Fondi për veprat penale të ‘falsifikimit të dokumenteve shëndetësore’, ‘mashtrimit’ dhe ‘mashtrimit me subvencionet’, i cili rridhte nga një kontroll i ushtruar në drejtorinë e Fondit në Tiranë në nëntor 2015.

Në kallëzimin penal, ish- drejtoresha e përgjithshme e FSDKSH-së, Vjollca Braho kërkoi fillimin e hetimeve për rimbursimin në periudhën qershor-tetor 2015 të një suplementi të quajtur NeuroAid II MLC901, për kategorinë e veteranëve të luftës me një dëm që konsiderohej në vlerën e reth 14.3 milionë lekëve.

Siç rezultoi më pas, suplementi NeuroAid ishte rimbursuar për llogari të farmacive në pronësinë e familjeve Aliaj dhe Skura, por në dëshmitë e tyre për Prokurorinë, këta persona fajësuan Fondin për mungesën e informacionit nëse NeuroAid ishte apo jo në listën e barnave të rimbursueshme.

Në fund, Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet me argumentin se nuk kemi të bëjmë me veprat penale të falsifikimit apo mashtrimit me subvencionet.

/Reporter.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, 4 shqiptarë pasagjerë

17:33 : 22/07/2025
SPORT

Tirana, rrethimi dhe siguria mbajnë peng rikthimin e klubit në “Selman Stërmasi”

17:31 : 22/07/2025
RAJONI

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not

17:29 : 22/07/2025
AKTUALITET

Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

17:26 : 22/07/2025
Lajmet e Dites

Klubi i Serie A ngulmon për Cristian Shpendin, sulmuesi kuqezi vlerësohet 10 milionë euro

17:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po shkel rëndë parimet e ndarjes së pushteteve, demokracia në rrezik

17:14 : 22/07/2025
Para

Pak orë para protestës/ Lulzim Basha bën apelin e fortë për çdo shqiptar

TË GJITHA

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, 4 shqiptarë pasagjerë

17:33 : 22/07/2025

Tirana, rrethimi dhe siguria mbajnë peng rikthimin e klubit në “Selman Stërmasi”

17:31 : 22/07/2025

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not

17:29 : 22/07/2025

Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

17:26 : 22/07/2025

Klubi i Serie A ngulmon për Cristian Shpendin, sulmuesi kuqezi vlerësohet 10 milionë euro

17:14 : 22/07/2025

Tabaku: Qeveria po shkel rëndë parimet e ndarjes së pushteteve, demokracia në rrezik

17:14 : 22/07/2025

Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

17:03 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com