• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Mos hesht! Dhuna vret!

19:49 : 13/03/2019
në BOLD BLOG

Ku është Mimoza? Ku je? Ku jemi?

Si fillim, të më falin të gjitha gratë, vajzat, nënat, bijat, miket me emrin Mimoza. Mimoza është simbol, është pemë plot lule që lajmëron pranverë.

Mimoza për të cilën shkruaj unë tash, është pemë e thyer, është vajza e trafikuar, është skllavja e shitur diku brenda dhe jashtë. Ata bënë para dhe u ngjitën në pushtet duke shitur Mimozat e këtij vendi!

Mimoza për të cilën shkruaj unë, është vajza e rrëmbyer, ditën që kulloste bagëtitë diku në bjeshkë a në fushë. Është fëmija që nuk dihet ku është ende edhe sot!

Lexo edhe:

Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

“Koincidencë e keqe”/ Pronarja e restorantit që u dogj në Theth dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

Ata që e rrëmbyen, janë të lirë. Nëna e saj është tretur, është një kufomë e pakallur që e pamë dikur në ekranet tona të çnjerëzuar, por Mimoza e saj nuk është më!

Mimoza për të cilën shkruaj unë, nuk është personazh libri, është vajza që nuk është më!
Të më falin vajzat e shkollave, minorenet dhe studentet po ashtu.

Mimoza është minorenja e dhunuar jo vetëm një herë, është ajo që më në fund tentoi të vetëvritej në sytë tanë. Nëse ju kujtohet nga ekranet, u bë lajm i ditës, dhe të gjithë ne e vramë vetë publikisht!

Mimoza është një tjetër vajzë, për të cilën dikush mburrej se si e kishte organizuar krimin!
( Tash do të thoni ju: çka po them? Po ju them se një tjetër Mimozë, jo personazh libri por grua e pjekur ishte më në fund e qetë që kishte marrë hak sipas logjikës së vetë-gjykimit, ndaj prindërve të asaj Mimozës të rrëmbyer, të shqyer dhe të hedhur si ushqim për bishat diku tek Mali me gropa. Pra thënë shkurt: për këtë Mimozën që u rrëfye një natë Marsi me hënë, kështu duhej të ndodhte. Ende edhe sot kjo grua e lexuar dhe e pjekur e përligj krimin sipas vetë- gjykimit. Këtij i thotë Kanun! Shpesh e thotë nga ekrani ku është ulur këmbëkryq, ndërsa rrëket të pajtojë njerëz plot probleme të këtij vendi e kësaj shoqërie tashmë të lodhur. )

Mimoza tjetër endet si fantazmë diku tek Mali me gropa ose kudo ku e hodhën ata!

Tash, është një tjetër Mimozë që mungon. Është Mimoza e varfër, të cilën mjerrimi e solli nga Balada qytetase e Migjenit, në mes të qytetit. E mësuan se po të shiste mishin dhe shpirtin do të kishte para, sepse i kishin thënë se paraja është pushtet dhe status i lartë. Ashtu bëri ajo e pastaj u zhduk. Ata që e shqyen dikur sot kanë para dhe pushtet, kanë edhe status!

Kjo Mimoza e baladës qytetase tash është diku e ikur. Dikur rrekej të niste një tufë lulesh diku, në një adresë të këtij hanit tonë pa porta!

Mimozat janë pemë të thyera prej nesh!
Tash më lejoni t’ju kujtoj Mimozën juriste, atë që u vra në mes qytetit nga burri i saj! Është ajo që sot nuk është më! Ishte publike! I kishte shkuar organizatave të shoqërisë civile ,i kishte shkruar ambasadave të huaja për të kërkuar mbrojtje. I kishte kërkuar shoqatave të grave, ndihmë!
Këtë Mimozën nuk pati fuqi për t’a mbrojtur askush! Ajo nuk është më! Këto insitucionet janë!

Ka kaq shumë Mimoza , pemë të thyera , të shqyera prej nesh sa një shkrim nuk do të mjaftonte. Mimozat janë dosje të mbyllura në sistemin gjyqësor të Shqipërisë. Janë krime të kryera nga autorë të caktuar, ndërsa autorët janë të lirë, ndonjë syresh në kërkim!
Autorët kanë statusin e parasë që është për ata pushtet mbi pushtetin.

Mimozat janë gra të këtij vendi. Janë gra të zakonshme të cilat pasi kanë punuar me thonj tokën për të siguruar bukën e përditshme, dikush i ka vrarë në një breg, a në një ranishte rrugës së kthimit për në shtëpinë e tyre tronditur nga themelet.
Ekranet tona kanë nxirë nga budallallëku dhe çmenduria jonë kolektive. Çfarë nuk është thënë për ato ndërsa kryheshin ritet e mortit.

Mimozat për të cilat shkruaj unë janë pemët e thyera prej nesh në Shqipëri, mes ditës me diell .

Ju ka ndodhur të dëgjoni ndonjëherë shprehjen: – ‘ është pemë -thyer’. Unë besoj se po! Besoj se shumë prej nesh e kanë dëgjuar këtë shprehje e cila duhej të ishte një kambanë alarmi për gratë dhe burrat e shoqërisë civile, mediave, katedrave të universiteteve publike dhe private, për organizatat politike dhe ato jo politike, për sistemin e drejtësisë, për intelektualët po ashtu!

Ju solla në vemendje pikërisht këtë shprehjen vrastare, sepse Mimozat janë pemë të thyera të shoqërisë shqiptare, janë veprat tona kriminale, janë dosje të mbyllura prej fuqisë së parasë të pisët, përdorur prej atyre që paranë e konsiderojnë si statusin më të çmuar sepse tashmë kjo e fundit paraja është për ata pushtet.
Është pushtet mbi pushtetet. Është më e fortë se vetë shteti. Nuk është shteti!
Shteti përbëhet nga institucionet. Të gjithë kemi nevojë për një shtet funksional, të fortë, garant për qytetarët dhe shoqërinë shqiptare. Nëse shteti do të ishte funksional Mimozat nuk do të ishin pemët e thyera, gratë e vrara të këtij vendi. Por në fakt ato janë krime të kryera këtu, janë ndërgjegjia jonë e tronditur prej atyre që për status më të çmuar kanë pushtetin e parasë të pisët.

Tash ndjesë për foton bardhë e zi , të cilën po e përzgjedh pa lejë nga faqja e një organizate jo politike, për të ilustruar shkrimin për Mimozat pemët e thyera prej nesh në Shqipëri!

Për dinjitetin e njeriut do të shkruaj gjatë, e jo vetëm!

13 Mars 2019
Entela Kasi

( Shënim: ky fragment është vetëm fillimi i një shqetësimi publik , lidhur me të vërtetat tona tronditëse)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

09:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Koincidencë e keqe”/ Pronarja e restorantit që u dogj në Theth dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

09:27 : 10/07/2025
BOTA

Shefja e BE-së përballet me votëbesim

09:24 : 10/07/2025
AKTUALITET

Dosja e plotë/ Lejoi dhjetra kopshte private pa licensë, drejtori i arsimit Durrës, Hazbi Lika: Nuk i pamë

09:02 : 10/07/2025
BOTA

Vijon lufta/ Sulmet ruse në Kiev vrasin dy persona

08:58 : 10/07/2025
AKTUALITET

Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek

08:58 : 10/07/2025
Para

Gjendet i varur në qeli xhaxhai i Ariela Muratit

TË GJITHA

Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

09:33 : 10/07/2025

“Koincidencë e keqe”/ Pronarja e restorantit që u dogj në Theth dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

09:27 : 10/07/2025

Shefja e BE-së përballet me votëbesim

09:24 : 10/07/2025

Dosja e plotë/ Lejoi dhjetra kopshte private pa licensë, drejtori i arsimit Durrës, Hazbi Lika: Nuk i pamë

09:02 : 10/07/2025

Vijon lufta/ Sulmet ruse në Kiev vrasin dy persona

08:58 : 10/07/2025

Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek

08:58 : 10/07/2025

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

08:57 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com