Nga Marlin Muça
Pamjet si ato te se djeshmes ngrene pyetje jo vetem mbi ekzistencen e shtetit te se drejtes, por edhe te faktoreve dhe aktoreve reagues te nje shoqerie. Duke qene se opozita eshte perjashtuar me kohe nga kauzat civile per shkak te manise se ankthshme per protesta apolitike, a thua se politikat behen nga pemet dhe jo nga njerezit; studentet “apolitike” “apartiake” po derdhin trute mbi libra prej sezonit, zgjidhja ngelet te Shoqeria Civile.
Po ku eshte Shoqeria Civile?
Shoqerine civile me nipt mund ta gjesh fare lehte ne hotelet me luksoze te kryeqytetit. Shoqni civilsat kane arritur te evidentojne dy temat me te nxehta permes se cilave munden te perfitojne fonde nga patneret nderkombetare. Njera prej tyre eshte dhuna ndaj grave ndersa tjetra respektimi i te drejtave te komunitetit LGBTQIRTY+. Joshja qe publiku dhe redaksite e televizioneve kane per kesi lloj punesh, i nxjerr ata ne mesin e vemendjes mediatike, sa here nje budalla vret gruan, apo njerit/njeres i teket te kerkoje para per heqjen e vegles se nuk ndihet mire ne formatin qe e ka bere zoti.
Mirepo rrahja e ketyre temave kaq seksi per kohen mbetet perseri ne nivelin e fasades, te cilen e shohim kudo ku levrohet media apo politika. Makiazhi qe shoqni civilsat i bejne ketij pushteti eshte dyfish preciz. Nga njera ane e mban larg nga presioni real qe shoqeria civile si counter part i pushtetit duhet te ushtroje per problematika reale. Nga ana tjeter i rrit kuotat qeverise perballe nderkombetareve ku gjoja te drejtat e komunitetit respektohen dhe Shqiperia eshte nje hap me prane arritjes se imazhit te nje kombi idilik ku njerezit rrojne ne paqe me veten dhe me njeri tjetrin.
Per fatin e keq te grave qe dhunohen dhe njerezve qe ndihen ndryshe nga pjesa tjeter e shoqerise, angazhimi revolucionar i bajraktareve te emancipimit nuk e kalon pragun e sallave komode me pese yje.
Une nuk kam pare e as degjuar qe aktivistet qe qajne grarishte neper studio televizive per te drejtat e simotrave te tyre, te vene kemben ne fabrikat dhe qendrat e fasonerive ku femrat paguhen me 150 mije leke per 8 ore rraskapitese pune. Kemba e tyre nuk shkel ne rriginat plot pluhur te fabrikave te vdekjes, sepse aktivizmi i atille vdiq ne kohen kur liberalizmi kulturor nga nje e drejte u kthye ne imperative te kohes. Papritmas, te qenurit ndryshe nuk eshte me nje e drejte por nje detyrim te cilen duhet ta zbatosh ne familje, ne shoqeri dhe te vetja. Nese nuk je ndryshe, quhesh racist.
E njejta gje ndodh dhe me ata ju qan zemra per te drejtat e homoseksualeve. Ata i gjen gjate gjithe vitit duke dhene leksione mbi nevojat per amendime ligjore qe i hapin rruge lejimit te martesave brenda se njejtes gjini. Rralle e tek i sheh, per te mos thene kurre ndonjehere, te bulevardi Zogu i 1, vetem pak metra larg Hotel Tiranes, vendit ku ata gjejne prehjen e tyre intelektuale, aty ku rradhe te tera tranvestitesh prostituohen pa teklif nen hunden e policeve, gazetareve, intelektualeve dhe kembeve te ketij qyteti namuzqar. Sipas tyre tranvestitet kane te drejte ta disponojne orientimin seksual lirisht, por kur vjen fjala te lirite dhe te drejtat e tjera, ata heshtin. Ata e konsiderojne orientimin seksual si pararoje te identitetit njerezor duke harruar se keta njerez nuk jane makineri seksi por individe qe kane nevoje per pune, ushqim dhe kujdes social. Keto natyrisht nuk bejne lajm dhe nuk te katapultojne ne studio televizive.
Sa per shtresa e tjera te nevoje, sic ishin familjet te Petro Nini, fati ju ka rezervuar jo vetem shurdherine e shtetit por edhe verberine e te ashtuquajtures shoqeri civile.
Per shoqerine civile, o duhet te jesh gay, o duhet te te kete vrare burri, qe te sigurosh pakez vemendje publike, qofte dhe post mortum.
Ka ardhur koha per nje shoqeri civile te re. Ka ardhur koha per grupe njerezish qe punojne per lagjen e tyre, komunitetin e tyre, pa patur nevoje per fonde nga Bashkimi Europian, apo hapesire te domosdoshme mediatike. Vendi yne ka me shume nevoje per kauza lokale se sa ato kombetare. Tirana ka nevoje per njerez qe e duan qytetin si vendin ku do lindin dhe do rriten femjet e tyre dhe jo si qytetin ku do fitojne sadopak kapital politik.
Duhet zgjeruar medoemos koncepti i shoqerise civile. Duhet shkallmuar kriteri ligjor i ekzistences se nje shoqate te drejtash ne menyre qe gjithkush, cdo grup qe ka si pikesynim mbrojtjen pa ekuivok te interesit publik te mundet te veproje lirisht, pa u dashur regjistrimi i nje nipti si kusht themeltar per nje veprimtari civile.
Rithemelimi ne koncept i nje shoqerie civile qe. nuk ka nevoje per paterica per te funksionuar eshte kerkese historike e kohes perballe nje pushteti qe nuk pyet me per shtetin dhe zgjidhjet konvencionale politike.
Gjendja e tanishme nuk ben gje jeter vecse e legjitimon kete te fundit per t’u shnderruar nga autokraci ne diktature te mirefillte oligarkie.