DASHI 21. mars – 20. prill
Te gjithë ata qe janë ne një lidhje do marrin bekimin e yjeve gjate kësaj dite dhe çdo gjë do përmirësohet. Emocionet do shtohen akoma me tepër. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri dhe do vendosin te hedhin hapa me rëndësi te madhe. Buxhetin do vazhdoni ta keni nen kujdes dhe nuk do kryeni aspak transaksione te pamenduara mire.
DEMI 21. prill – 21. maj
Nuk do keni një komunikim te mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe here pas here mund te lindin edhe debate. Asgjë nuk do ece si keni dashur. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do ju duket akoma me i hidhur. Ne planin financiar do jeni impulsive dhe ka rrezik te bëni gjera te gabuara te cilat do e destabilizojnë situatën.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Jeta juaj ne çift do ngrihet ne piedestal gjate kësaj dite. Do keni një marrëdhënie te jashtëzakonshme me partnerin dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do ndihen me te lire për te joshur çdo person qe pëlqejnë dhe jeta do ju marre drejtimin e duhur. Financat gjithashtu do konsolidohen, pas masave strikte qe do merrni. Duhet theksuar se edhe ndihma e familjareve do jete e vyer.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Do merrni vendime te rëndësishme sot ju te dashuruarit dhe e ardhmja do ju ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Mjaft me duke i shtyre gjerat dite pas dite. Beqaret do i japin prioritet jetës sentimentale dhe do lënë çdo gjë tjetër pas dore. Fati do jete me ta sot. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Kërkoni ndihme sa me pare.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Do jeni optimiste dhe shprehës sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret qe janë ne kërkim te shpirtit binjak do e gjejnë atë ne momentin me te papritur dhe ne vendin me te çuditshëm. Financat duhet t’i menaxhoni me më shume kujdes sepse gabimi me i vogël mund t’iu sjelle probleme shume te mëdha.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Dita nuk do filloje mire për ata qe janë ne një lidhje, por pas mesditës ambienti do filloje te ngrihet. Do i kuptoni gabimet dhe do bëni te pamundurën t’i zgjidhni ato. Beqaret do ëndërrojnë gjera te paarritshme dhe realiteti do ju duket tërësisht zhgënjyes. Me shpenzimet mos bëni çmenduri sepse situata ne një moment mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit dhe nuk do dini çfarë te bëni.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Mos u tregoni dominues sot ju te dashuruarit sepse ne një moment apo ne një tjetër partneri do mërzitet dhe do keni debate. Respektoni mendimet dhe lirinë e tjetrit. Beqaret me shume gjase do gjejnë princin e tyre te kaltër me te cilin do fillojnë një lidhje te jashtëzakonshme. Buxheti nuk do jete as shume i mire as shume i keq, megjithatë mundohuni te mos shpenzoni pa u menduar.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Mos e lini pas dore partnerin tuaj sot sepse dikush tjetër do tregohet i shkathet dhe mund t’ua rrëmbejë nga duart atë. Beqaret me ne fund do marrin vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë njëherë e mire jetën. Me shpenzimet tregohuni te matur dhe te organizuar sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit atëherë kur me pak e prisni.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Dite e kënaqshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë ka për te ecur mire mes jush dhe shume persona do ju kenë zili. Beqaret nuk do ndihen gati për te filluar lidhje, por gjithsesi nuk do i refuzojnë ftesat për njohje. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nen kujdes dhe nuk ka për t’iu dale asnjë e papritur. Mundohuni te shlyeni te gjitha borxhet e mara.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Do jeni sensuale sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene me e mire se me pare. Do dini si t’ia plotësoni qejfet njeri-tjetrit. Beqaret do tundohen tej mase nga disa persona dhe nuk do mendohen gjate për te hedhur hapa. Buxheti do përmirësohet tej mase fale përmbylljes me sukses te një projekti te nisur prej kohesh.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Nuk do bini dakord për çdo gjë me partnerin tuaj sot dhe kjo mund te sjelle here pas here disa mosmarrëveshje te vogla. Mundohuni te mos këmbëngulni gjithë kohës qe te dale e juaja. Beqaret do ndihen gati për te hedhur hapa me rëndësi dhe do ju thonë po personave qe i kane propozuar. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do ju dalin probleme.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Ata qe janë ne një lidhje do jene një dite te zakonshme dhe pa emocione te mëdha. Gjithsesi me mire ashtu sesa një dite me pasion dhe me pas me debate. Beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe jeta do ju marre një tjetër kuptim. Ne planin financiar duhet ta kontrolloni veten nëse nuk doni te keni probleme dhe vështirësi.