• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama si Baba Vanga/ Parashikon humbjen e PD dhe LSI

19:43 : 07/03/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve të tjerë, teksa luftimet vazhdojnë

Kryeministri Edi Rama thotë se balta e hedhur për vendin dëmton jo vetëm Shqipërinë por edhe shqiptarët në botë. Në rubrikën “Përgjigjja ime”, duke iu përgjigjur komentit të një qytetareje që kritikonte intervistën e kreut të PD-së Lulzim Basha transmetuar në emisionin në Rai Uno “Porta a Porta”, Rama tha se shtëpia nuk është skenë për të shfaqur në lagje sherret e lagjes duek e cilësuar qesharak Bashën. Nuk mungoi dhe një goditje për aleaten e PD, LSI-në.

“E dashur Laura është e vështirë të gjesh fjalët për fjalët në gjuhë të huaj të atij që quhet kryetar i opozitës por që fatkeqësisht nuk është as lideri, as kujdestari e as përfaqësuesi i saj. I asaj opozite që gjendet në popull, ku mes njerëzve të zakonshëm si ti, i atyre njerëzve që janë në të drejtën e tyre më legjitime kur nuk e pëlqejnë, nuk e duan, nuk e votojnë partinë e madhe të shumicës. Ata njerëz janë kudo, nga Veriu në Jug, në çdo kategori sociale dhe interesi, çdo moshë, e çdo feje, mes tyre ka patjetër nga ata që janë po aq qorra, po aq të pandjeshëm, po aq vulgarë sa dhe arratiakët nga parlamenti por s’ka pikë dyshimi se shumica jo. Shumica s’janë si ata dhe s’e duan baltosjen dhe ziftosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj. Përkundrazi e vuajnë sinqerisht dhe e dënojnë moralisht një qasje të atillë prej humbësash pa pikë dinjiteti që janë gati t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit të tyre për pushtetin e humbur.

Gjermanët por jo vetëm ata kanë një rregull të pashkruar të cilin kur shkojnë jashtë shtetit e respektojnë si të ishte një parim i shenjtë, asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme politike. Lëre pastaj fjalë kundër njeri-tjetrit. Sepse shtëpia nuk është skenë për të shfaqur në sytë e tërë lagjes mosmarrëveshjet dhe sherret e brendshme. Atdheu po ashtu është një shtëpi që nuk mund të nxirret dhe nxihet rrugëve të botës pasi jo për gjë por bota s’ka as ngenë e as përgjegjësinë të na i rregullojë punët që s’na shkojnë mirë. madje kjo lloj derdhje e tenxhereve dhe hapje e kapakëve të barkut të shtëpisë sonë nëpër rrugët e botës u vete për shtat vetëm atyre që s’ia duan të mirën Shqipërisë dhe askujt tjetër dhe s’ka pak të tillë. Por dhe më keq se kaq. Prodhimi i brendshëm i lajmeve të këqija për eksport që nga shfaqjet e dhunës deri tek artikujt e paguar apo intervistat e shfazuara si ajo e Lulzim Bashës në rastin që përmend ti, përveçse e karikaturizojnë Shqipërinë e sotme dhe e bëjnë qesharak figurën e politikanit shqiptar në sytë e botës, godasin shtëpinë tonë. E bëjnë të duket Shqipërinë si atë shtëpinë e fshatit ku ke frikë të afrohesh se ke dëgjuar që ka një qen që kafshon. Që do të thotë godasin një burim të pazëvendësueshëm të ekonomisë sonë, vizitorin e huaj, turistin e huaj, sipërmarrësin e huaj. Jo vetëm kaq! Ky lloj eksporti i baltës dhe i ziftit shqiptar përmes kanaleve të huaja godet edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë nëpër botë. U ul kokën në sytë e të tjerëve dhe ua komplikon jetën sepse rizgjon tek të tjerët frikërat dhe paragjykime e së shkuarës kur shqiptarët shiheshin padrejtësisht si djalli vetë.

Kur nënshkruam me Lulzim Bashën marrëveshjen parazgjedhore të 2017-ës, unë i dhashë atij gjithçka çfarë kërkoi dhe i kërkova vetëm dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj. Por u desh një sezon veror që të dyja këto pika të avullonin dhe avazi i vjetër të fillonte pak e nga pak për të arritur kulmin tani së fundmi. Kontestohet një fitore e thellë dhe e pastër e PS-së sepse një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD-në dhe simotrën e saj LSI, e cila është në fakt prurësja e mishëruesja e mirënjohur e fenomenit të shitblerjes së votës. Po të mos kishte LSI s’do kishte as shitblerje serioze vote në Shqipëri dhe këtë e dinë edhe zogjtë në male, edhe mineralet në Verilindje, edhe peshqit në laguna, edhe gurët në kanionene, edhe 1001 dritaret në Berat, edhe 21 oxhaqet në Elbasan, edhe luanët dhe bibat në Tiranë”, tha Rama.

Lajme të lidhura

SPORT

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

21:06 : 15/06/2025
BOTA

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve të tjerë, teksa luftimet vazhdojnë

20:51 : 15/06/2025
BOTA

Irani nis sulm të ri me raketa drejt veriut të Izraelit dhe Tel Avivit

20:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, po udhëtonte një familje me 4 anëtarë

20:27 : 15/06/2025
AKTUALITET

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

20:12 : 15/06/2025
AKTUALITET

Del EMRI/ Ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat

19:54 : 15/06/2025
Para

Qeveria i anulloi leje qëndrimin/  Ja çfarë i thanë Zërit të Amerikës zyrtarët e policisë…

TË GJITHA

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

21:06 : 15/06/2025

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve të tjerë, teksa luftimet vazhdojnë

20:51 : 15/06/2025

Irani nis sulm të ri me raketa drejt veriut të Izraelit dhe Tel Avivit

20:38 : 15/06/2025

Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, po udhëtonte një familje me 4 anëtarë

20:27 : 15/06/2025

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

20:12 : 15/06/2025

Del EMRI/ Ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat

19:54 : 15/06/2025

Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi

19:32 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com