Filmi dokumentar “Leaving Neverland” i regjizorit Dan Reed akuzon Michael Jackons për abuzim me fëmijët. Filmi është i ndarë në dy pjesë ku James Safechuck dhe Wade Robson rrëfejnë eksperiencat e tyre të abuzimit nga ylli i muzikës.
Pas këtyre akuzave, BBC Radio 2 ka ndaluar transmetimin e këngëve të Michael Jackons.
Filmi i regjizorit Dan Reed që mbështet akuzat fokusohet në dëshminë e Wade Robson, 36 vjeç dhe James Safechuck, 41 vjeç, të cilët pohojnë se Jackson abuzoi seksualisht me ta kur ishin fëmijë.
Times raporton se ky vendim për të mos transmetuar këngët e tij është marrë gjatë javës së kaluar dhe se hera e fundit që një këngë solo e Jackson u transmetua në stacion ishte të shtunën e kaluar (23 shkurt).
“Ne e konsiderojmë çdo pjesë të muzikës së tij dhe i njohim meritat dhe vendimet për atë që transmetojmë në rrjete të ndryshme, gjithmonë bëhen duke pasur parasysh kontekstin dhe audiencat në mendje”, shprehet BBC.
Vendimi i BBC është marrë javën e kaluar pas dhënies së dokumentarit në Channel 4.
![]()













