• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoqata e shqiptarëve në SHBA nxjerr Ramën: Na kërkoi para, 700 mijë dollarët ku shkuan?

19:21 : 02/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas shoqatës “Vatra”, një tjetër shoqatë shumë e madhe e shqiptarëve në SHBA ka reaguar lidhur me Samitin  e Diasporës duke treguar arsyet pse e refuzoi ftesën e qeverisë shqiptare për të marrë pjesë.

“Çfarë përfitojmë Ne, si pjesë e diasporës, të marrim pjesë në këtë “Samit” kur “Ministria e Diaspores” i kërkon diasporës të mbulojë shpenzimet për vizitat e Ministrit, ndërkohë që për një aktivitet të shkurtër në Tiranë kjo ministri harxhon rreth 700,000 USD (ku nuk përfshihen biletat e pjesëmarrësve dhe qëndrimi i tyre)”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Përse Organizata Shqiptaro – Amerikane Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare nuk merr pjesë në “Samitin e Diaspores”.

Organizata Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots është një nga organizatat më vitale të komunitetit shqiptaro – amerikan e cila prej vitesh organizon të vetmen paradë shqiptare në Nju Jork, kushtuar traditës, kulturës dhe vlerave tona kombëtare.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

Natyrisht ne jemi të interesuar të komunikojmë me qeveritë shqiptare, pasi mendojmë se bashkëpunime të tilla ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta. Për këtë arsye në vitin 2018, me rastin e organizmit të paradës vjetore të radhës i bëmë ftesë Ministrit të Diasporës z. Pandeli Majko të merrte pjesë në paradën tonë, e cila i kushtohej atë vit UCK-së dhe dëshmorëve të rënë dhe për arsyen se z. Majko ka qenë kryeministër gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Ndonëse Ministri kishte shëtitur më përpara në SHBA dhe ishte takuar me shumë shoqata të tjera, por jo me Rrënjët Shqiptare, sërish u nisëm nga dëshira e mirë që ta prezantonim me punën tonë dhe me dëshirën e komunitetit për të fuqizuar sa më shumë paradën shqiptare.

Pas kontakteve me zyrën e Ministrit mësuam se ai ndodhej jashtë Shqipërisë dhe se do të njihej me ftesën tonë pas kthimit të tij. Z. Majko u njoh me ftesën dhe e pranoi atë, si edhe në kërkoi përmbledhjen e aktivitetit që ta postonte në rrjetet sociale, gjë të cilën ne ia dërguam menjëherë. Ndërkohë na u kërkua se çfarë shpenzimesh mbulonte organizata jonë për Ministrin pasi Ministria e Diasporës nuk mbulon shpenzimet.

Përgjigja jonë ishte se ne nuk mbulojmë shpenzimet e qeveritarëve shqiptarë, e si rezultat I kësaj Ministri Pandeli Majko nuk mori pjesë në një nga aktivitetet më të mëdha të diasporës shqiptare në SHBA.

Tani kemi disa pyetje dhe konkluzione:

Çfarë përfitojmë Ne, si pjesë e diasporës, të marrim pjesë në këtë “Samit” kur “Ministria e Diaspores” i kërkon diasporës të mbulojë shpenzimet për vizitat e Ministrit, ndërkohë që për një aktivitet të shkurtër në Tiranë kjo ministri harxhon rreth 700,000 USD (ku nuk përfshihen biletat e pjesëmarrësve dhe qëndrimi i tyre)

Diaspora shqiptare me dekada të tëra dhe sidomos dekadat e fundit ka mbështetur kulturën dhe arsimin kombëtar, ka qenë në ballë të shqetësimeve kombëtare dhe problematikave të tjera, dhe e bëjmë sepse e ndjejmë si detyrë. Por Diaspora nuk ka për detyrë të mbulojë shpenzimet e Kryeministrit dhe Ministrit të tij. E kundërta është e vërtetë: Ministria e ka për detyrë të mbështesë diasporën dhe komunitetet Shqiptare, pasi është detyrë e saj kushtetuese kujdesi për shqiptarët kudo në botë.

Kur Ministria e Diasporës nuk është funksionale, çfarë mund të pritet nga Samiti i Diasporës?

Çfarë është bërë dhe çfarë nismash ka pasur ndërmjet këtyre dy samiteve, që vërtet ne ta ndjejmë ndryshimin?

Sot shkollat shqipe në diasporë vazhdojnë të sigurojnë mjetet mësimore dhe kuadrin pedagogjik mbi baza vullnetare sepse nuk ka një ndihmë të institucionalizuar nga shtei amë.

Dhe së fundi, por e rëndësishme: Samiti duhet të mblidhet kur I duhet kombit jo kur I duhet qeverisë, që gjithmonë koincidon përpara zgjedhjeve! Diaspora kërkon zhvillimin e vendit dhe jo zhvillimin e partive politike!

Respekti më i madh për Diasporën është dhënia e të drejtës së votës, një e drejtë themelore, të cilën qeveria Akoma nuk e ka realizuar.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025
BOTA

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025
AKTUALITET

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025
SPORT

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025
BOTA

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025
Para

Gol në minutën e fundit, Skënderbeu tregon se nuk ‘vdes’ kollaj

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com