Një skandal i ri ka plasur në botën e futbollit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bournemouth, Nathaniel Klajn. Mediat britanike raportojnë se futbollisti ka kaluar një fundjavë të shfrenuar nën shoqërinë e alkoolit dhe ka kryer marrëdhënie seksuale në grup, duke përfshirë edhe 2 vajza minorene.
E gjithë skena mësohet të ketë ndodhur në Marbella. 27-vjeçari mori me qira një vilë që kushtonte 3 mijë sterlina, mblodhi miqtë e tij dhe disa vajza që nuk njiheshim me njëra-tjetrën dhe festuan si të çmendur.
Në grupin e vajzave ishin dhe 2 minorene, njëra 16-vjeç dhe tjetra 17.
Incidenti i rëndë ka pushtuar media angleze, teksa mësohet se ish-lojtari i Liverpoolit i ka mashtruar disa prej vajzave, madje njëra prej tyre ka shpërthyer në lot, pasi priste që të kalonte pushime romantike me Klajnin dhe mbeti e shtangur kur pa vajzat e tjera.