Bashkia e Pukës i ka drejtuar një apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që janë përdorues të aksit Pukë-Shkodër që të tregohen të vëmendshëm në qarkullimin e tyre.
Kjo për faktin se në këtë aks po fryn suferinë dhe mund t’u rrezikojë jetën.
Bashkia e Pukës ka bërë një apel në mesditë për të gjithë përdoruesit e aksit rrugor Pukë-Shkodër të evitojnë sa është e mundur qarkullimin.
Në Qafë Qelë erërat e forta janë një kërcënim serioz për të gjithë llojet e automjeteve. Udhëtarët përgjatë këtij aksi të ulin shpejtësinë teksa lëvizin në këtë rrugë.
Nëse konstatoni se era po lëviz mjetin tuaj ndalojeni atë menjëherë. Kujdesuni që xhamat e mjetit tuaj të jenë të mbyllur plotësisht dhe evitoni vendosjen e mallrave sipër kabinës.
Për asnjë arsye mos ecni mbi 40 km/orë dhe shmangni çdo parakalim, pasi është mjaft e rrezikshmem”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.