• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji i ri/ Qeveria barazon gradat e ushtrisë me ato të policisë, ja si përshtaten

09:33 : 22/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ushtarakëve u hapet rruga që të kalojnë në radhët e ushtrisë duke ruajtur të njëjtën gradë dhe duke përfituar të njëjtat përfitime financiare si policët. Qeveria ka miratuar dje vendimin për ekuivalentimin e gradave të pjesë-tarëve të Forcave të Armatosura me ato të Policisë së Shtetit, çka krijon tashmë mundësinë që çdo ushtarak që mban një gradë të caktuar në radhët e ushtrisë të mbajë një gradë ekuivalente me të edhe në radhët e policisë. Bashkë me këtë vendim është miratuar edhe lista e gradave të ekuivalentuara ku grada më e ulët në ushtri, pra ajo e Nëntogerit barazohet me gradën e Nënkomisarit, ajo e Togerit me atë të Komisarit dhe për të mbërritur te grada më e lartë në ushtri ajo e Gjenerallejtënantit me atë të Drejtuesit Madhor në Polici. Burime nga Ministria e Mbrojtjes qartësuan se bëhet fjalë vetëm për ekuivalentim gradash dhe jo unifikim të tyre, çka do të thotë që ky vendim nuk do të ketë efekte financiare te pagat e ushtarakëve me grada.

Sipas të njëjtave burime nga Ministria e Mbrojtjes me ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit është krijuar mundësia e kalimit të ushtarakëve në strukturat e Policisë së Shtetit. Ky vendim krijon mundësinë që ish-ushtaraku i liruar kur të shkojë në Policinë e Shtetit të mos humbasë karrierën dhe vitet e shërbimit, por të marrë një gradë policore në përputhje me gradën e fundit që ka mbajtur në Forcat e Armatosura. Gjithashtu, duke iu referuar ndryshimit ligjor të miratuar në fund të vitit të shkuar, mësohet se nuk kalon asnjë ushtarak automatikisht nga ushtria ne polici, pasi kjo do të bëhet sipas kuotave dhe strukturave që dakordësohen me marrëveshje mes ministrave dhe vetëm pasi janë larguar nga ushtria, pra pasi kanë dalë në lirim. Ndërkohë që bashkë me këtë vendim, qeveria dje ka miratuar edhe kalimin e kontingjentit të parë të ushtarakëve në radhët e policisë. Bëhet fjalë për 100 ushtarakë me grada të cilët kanë dalë në lirim dhe që tashmë do të kalojnë në radhët e Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të qeverisë radhët e Policisë së Shtetit shtohen me 100 persona dhe numri i përgjithshëm i policëve shkon në 11 058. Ndërkohë që sipas një vendimi tjetër të qeverisë të marrë po gjatë ditës së djeshme bëhet dhe ndryshimi në organikën e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët i zbriten 100 persona dhe ata i shtohen organikës së Ministrisë së Brendshme. Bashkë me kalimin e këtij kontingjenti nga Ministria e Mbrojtjes te ajo e Brendshme kalon edhe fondi i vaktuar për pagat e këtyre ushtarakëve që tashmë do shërbejnë si policë.

 

Ekuivalentimi i gradave mes Policisë dhe Ushtrisë

Inspektor = Reshter
Nënkomisar = Nëntoger
Komisar = Toger
Kryekomisar = Kapiten
Drejtues = Major
Drejtues i parë = Nënkolonel
Drejtues i lartë = Kolonel
Drejtues madhor = Gjeneral

Lexo edhe:

EMRI/ Djali vrau me thikë babanë, policia: Krimi ndodhi në banesë! 25-vjeçari në kërkim

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

/GSH/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Djali vrau me thikë babanë, policia: Krimi ndodhi në banesë! 25-vjeçari në kërkim

15:10 : 28/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret me thikë babain

14:41 : 28/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

14:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
Para

Ronaldo largohet nga Juve?

TË GJITHA

EMRI/ Djali vrau me thikë babanë, policia: Krimi ndodhi në banesë! 25-vjeçari në kërkim

15:10 : 28/10/2025

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025

Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret me thikë babain

14:41 : 28/10/2025

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

14:38 : 28/10/2025

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com