• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetim i dobët apo “gjobë”? Prokuroria e Durrësit: Të lejohet ndërtimi i hotelit në rërë

12:44 : 19/02/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Durrësit është dakord për ndërtimin e një hoteli në zonën e rërës, pranë Urës së Dajlanit, për të cilin vetëm 10 muaj më parë vendosi sekuestrimin e tij, për shkak se po ngrihej shuë pranë vijës së detit.

Në fund të Dhjetorit 2018, gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e ndërtuesit të hotelit për heqjen e sekuestros, pasi edhe Prokuroria u shpreh pro, duke shënuar një prej rasteve më skandaloze të hohëve të fundit në sistemin e drejtësisë.

Në Mars 2018, prokurorja Ornela Rrumbullaku kërkoi sekuestrimin e hotelit në ndërtim, pasi, fillimisht nga mediat dhe më pas, bazuar në veprimet paraprake, rezultoi se leja e ndërtimit ishte dhënë në shkelje të ligjit.

Lexo edhe:

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

Madje, për këtë rast, prokuroria e Durrësit kërkoi edhe arrestimin e Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj, por që gjykata vendosi vetëm “pezullimin e tij nga detyra”.

Në një njoftim zyrtar të Prokurorisë së Durrësit në atë kohë, renditeshin një seri shkeljesh në dhënien e lejes së ndërtimit.

– Zona ku është dhënë leja e ndërtimit është përcaktuar si zonë e Rëndësisë Kombëtare dhe miratimi i lejeve bëhet vetëm nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), ndërkohë që në rastin konkret leja është dhënë nga Bashkia Durrës;

– Deri në miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, autoritetet vendore (bashkitë) do të miratojnë leje, me përjashtim të atyre që janë në zonë me rëndësi kombëtare, të trashëgimisë kulturore dhe në brezin bregdetar;

– ndërtimi (objekti hetimi) është brenda kufirit kufizues të përcaktuar si zonë me rëndësi kombëtare, në pjesën e Brezit Bregdetar

Hoteli, në momentin e sekuestrimit (bllokimit). Dallohet afërsia me detin

Nga hetimet e kryera nga vetë prokuroria në atë kohë, rezultonte se objekti ishte vetëm 47 metra nga vija e detit. Afërsia e objektit me detin dallohej qartësisht edhe në materialet filmike dhe fotografike të publikuara nga media.

Në momentin e sekuestrimit dhe bllokimit të punimeve, hoteli ishte në fazën e ndërtimit të katit të dytë.

Por, rreth 10 muaj më pas, Prokuroria konstaton se pozicioni i ndërtimit, megjithëse shumë pranë detit, nuk është në shkelje ligjore. Këtë qëndrim, prokuroria e mbajti në procesin gjyqësor, ku pronari i objektit kërkonte zhbllokimin e pronës së tij.

Në 3 Dhjetor 2018, ndërtuesi i drejtohet gjykatës me kërkesë për lejimin e vijimit të punimeve. Në argumentat e tij, ai zbulon faktin se prokuroria e Durrësit nuk e ka pasur asnjëherë nën hetim ndërtuesin dhe bllokimi i objektit të tij është i pabazuar.

Prokuroria, nga ana e saj, pranoi që nuk e ka pasur në hetim pronarin e objektit për këtë rast. Sipas përfaqësuesit të prokurorisë, në hetim ka qenë zyrtari i Bashkisë. Por, gjithnjë sipas prokurorisë, hetimet për ish-Drejtorin e Urbanistikës, Adhurim Qehajaj, do të pushohen, pasi nuk provohet se ai ka konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Duke iu përmbajtur këtij argumentimi, Prokuroria e Durrësit relatoi para gjykatës se, në bazë të veprimeve hetimore, rezulton që ndërtimi nuk shkel rregullat e urbanistikës. Ndërtimi i është përmbajtur lejes së ndërtimit dhe, për këtë arsye, duhet hequr sekuestroja.

Pas qëndrimit të prokurorisë, gjykata ka qenë e detyruar nga ligji për të pranuar kërkesën për heqjen e sekuestros së hotelit, vendim të cilin e ka marrë në datë 27 Dhjetor 2018.

Vendimi i gjykatës për heqjen e sekuestros

Tashmë, ndërtimi i hotelit ka mbërritur në katin e pestë. Pas verifikimeve të Prokurorisë së Durrësit, rezultoi që nuk përbën aspak problem që godina është ngritur në rërë, shumë pranë vijës së detit.

Hoteli pas heqjes së sekuestros

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Durrësit për heqjen e sekuestros, konstatohet se veprimet e prokurorisë së Durrësit ka qenë të mangëta në momentin fillestar. A është një hetim i dobët apo ka fshehur interesa të tjera në këtë “sipërmarrje” të prokurorisë, kjo nuk është e qartë. Fakti është që hoteli në rërën pranë Urës së Dajlanit po vijon të ndërtohet.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026
Para

Djegia e mandateve, Balla flet edhe në emër të ndërkombëtarëve: Nuk i mbështesin…

TË GJITHA

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom