Dashi
Do keni disa debate te forta me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mund t’i mendoni gjerat shume ndryshe. Disa mund te mendojnë edhe për ndarje. Beqaret nuk do i pranojnë kushtet qe do ju vendosen dhe do preferojnë më mirë të qëndrojnë me statusin që kanë. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe situata ka rrezik te ketë goxha probleme.
Demi
Do jeni shumë më të logjikshëm me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me të do fillojë të stabilizohet. Do kërkoni edhe falje për gabimet e se shkuarës. Beqaret po nuk u treguan te arsyeshëm dhe po pranuan të dalin me çdokënd ka rrezik te përballen me zhgënjime. Me shpenzimet merrni masa strikte pa arritur të përkeqësohet situata.
Binjakët
Do ketë ndryshime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift dhe do i shihni gjërat më me optimizëm. Partneri do mundohet me aq sa të mundet t’ua plotësojë dëshirat. Beqarët do afrohen edhe më tepër me një person të njohur rishtazi dhe do fillojnë të programojnë një të ardhme me të. Gjendja e financave ka për të pasur përmirësime të njëpasnjëshme. Do jeni të qetë kur të shpenzoni.
Gaforrja
Sot duhet të flisni hapur me partnerin tuaj dhe duhet te bashkëpunoni fort në mënyrë qe t’i zgjidhni sa më parë problemet që ju kane dalë. Beqarët do kenë një dite të trazuar dhe nuk do e kenë aspak mendjen të kërkojnë princin e kaltër. Shpenzimet do i kryeni me maturi gjithë kohës dhe situata ka për te pasur përmirësime. Do ndiheni më të qetë se më përpara.
Luani
Shtojini dozat e imagjinatës sot juve qe jeni ne një lidhje sepse nëse rutina ju pushton keni për të pasur probleme dhe mund të shkoni edhe deri në ndarje. Beqarët do kenë një dite plot shkëlqim dhe mundësitë për takime do jenë fantastike. Buxhetin nuk do e mbani dot të ekuilibruar sado që të mundoheni. Sa më parë duhet të kërkoni ndihmë nga të afërmit.
Virgjëresha
Do jeni aq shumë dinamike sot saqë shpeshherë mund te tregoheni edhe paksa agresive me atë qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni sepse do ju dalin probleme serioze. Beqaret do kenë nevoje jetike për një person ne krah dhe yjet do i ndihmoje ta gjejnë sa me pare. Buxheti do ketë nevoje për një riorganizim tërësor, kështu qe bëjeni sa pa qene vone.
Peshorja
Yjet nuk do ndikojnë shume pozitivisht ne jetën tuaj ne çift sot, megjithatë lidhja me partnerin është e forte dhe asgjë nuk mund t’iu ndaje. Beqaret do jene me joshës se kurrë me pare dhe do marrin propozime nga te katërta anët. edhe te duan nuk do i shpëtojnë dot një lidhjeje. financat do jene te mira vetëm nëse tregoheni te arsyeshëm me shpenzimet.
Akrepi
Ditë rutine do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat nuk do ju rrjedhin aspak ashtu si keni dashur dhe në disa momente mund të bini ne melankoli. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të pranojnë të fillojnë një lidhje. Plutoni do ndikoje pozitivisht ne planin financiar dhe do ju ndihmoje te ndiqni rrugën e duhur drejt zgjidhjes se problemeve.
Shigjetari
Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme sot në jetën tuaj në çift dhe ato jo për gjera shume serioze. Keni qejf te jeni mbi tjetrin dhe te komandoni, por këtë fakt partneri nuk e duron dot. Beqaret nuk do kenë aspak sukses ne dashuri kështu qe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni te pamatur pasi situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Bricjapi
Sot do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie vetëm qe marrëdhënia me partnerin te përmirësohet. Do hiqni dore edhe nga disa gjera qe i doni fort. Ata qe janë vetëm do merren me pune dhe nuk do e ndiejnë mungesën e dikujt ne krah. Suksesi qe do arrijnë ne profesion do iu mbushe shpirtin. Financat do jene përgjithësisht te mira kështu qe nuk duhet te shqetësoheni.
Ujori
Sot nuk do arrini dot te flisni hapur me partnerin tuaj për gjerat qe ju shqetësojnë pasi ai do jete i ngarkuar me pune. Nuk do jeni ne gjendje te mire shpirtërore. Beqaret do kenë me shume sukses nga sa kishin menduar dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar çdo gabim sado i vogël mund te sjelle pasoja shume te renda tek jeta juaj.
Peshqit
Zemra juaj do rrahë shumë fort gjatë kësaj dite dhe keni për të përjetuar kënaqësi te paimagjinueshme. Partneri do ju mbajë në pëllëmbe te dorës. Beqarët do mbyllen gjithë kohës në vetvete dhe as që do mendojnë ta ndryshojnë jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar, edhe pse do keni mbështetjen e te afërmve, serish nuk do e përmirësoni dot situatën.
(Boldnews)