Nga Erl Kodra
Unë jam ky; domethënë, unë jam ashtu siç e kam shkruar këtë tekst. Fjalët e mia kanë dalë prej nga del shpirti, ndërsa mendoja për fëmijët e mi që nuk kam patur akoma fatin t’u tregoj peisazhin madhështor që unë ruaj në kujtesën time. Unë e di se diçka e jashtëzakonshme dhe solemne do të ndodhë në Tiranë;
Ju do ta shpëtoni Shqipërinë.
*
E kam fjalën për atë pjesën ku rrahë zemra juaj. Aty ku merr udhë gjaku ndër deje, ajo për çfarë ju ekzistoni si qenie humane. Por më herët se të filloni numrimin, ndaloni pak dhe mendojeni njëherë se cila ishte dashuria pa kushte që ju solli në jetë. Aty do kuptoni thelbin tuaj. Por për të treguar këtë histori, më duhet pak muzikë. Po dëgjoj “Nabucco – Chorus of the Hebrew Slaves” nga Verdi.
Pastaj ndalo për një moment dhe kujto çfarë mund të ishte jeta jote në një vend normal. A ke menduar ndonjëherë me veten tënde pse Zoti të dha jetë në Shqipëri? Ndoshta kjo dilemë ekzistenciale është e rëndë, por fatkeqsisht ty çdo ditë të vjen në mendje i njëjti mendim; si mund të largohesh nga vendi yt?
Tashmë, gjysma e shqiptarve si ti janë larguar. Por t’i akoma mbahesh. Sepse t’i ke diçka ndryshe, njëlloj force të pazakontë që të mban lidhur pas shtëpisë tënde. Me siguri është dashuria, është ajo pjesa ku rrahë zemra, ndërsa pulson furishëm nga përqafimi i gruas, vajzës, djalit, nënës dhe babait.
Është ai peisazhi madhështor që ti e sheh çdo mëngjes sapo rrezet e para të diellit prekin dheun. Ia vlen ta jetosh jetën në këtë vend, apo jo. Kjo është Shqipëria jote, pjesa vogël e botës që Zoti krijoi për ty.
Muzika vazhdon, ndërsa me mendje luan një melodi të vjetër. Ajo që yt atë murmuriste natën vonë, pranë oxhakut. Diçka e ngjashme me Symphonie n°5, të Beethoven. Apo me këngën “Mbeç’ more shokë mbeç”? Ti nuk je në gjendje të ndashë zërat brenda teje. Sepse je i mbushur me vajë, ndërsa zemra në kraharuar kërkon të dalë tej, si gjyle topi.
Të braktisësh vendin? Të kërkosh një jetë të paqtë, diku në ndonjë vend të ftohtë akull të Perëndimit, duke lënë pas një lumë dielli, një mal me dashuri, një fushë me rreze dhe një det me dallgë blu?
Pse, pse?!
*
Atje tej, këtu dhe gjithandej, diçka e ngjashme me ferrin është shtrirë anembanë. I etur për para, pushtet dhe lavdi. Ia ka hypur Shqipërisë kaliçafë, dhe rrjep pa pikë mëshire copat e saj. Ta rrëmben copën e bukës në sofër, bash bukën që ti e ke gatuar për birin tënd, dhe teksa e kullufitë simiten, të thotë:
“Unë po bëj shtet, dhe Zot i Shtetit jam unë!”
Dilema jote dhunshëm të bllokon; “Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja!”
*
Shumë kohë më parë e kam pritur këtë çast fatlum për mua; të jem përball fuqisë tënde, forcës tënde, pushtetit tënd. Sot nuk ke nga ia mban, as anash, lartë ose poshtë. Kësaj rradhe nuk jam vetëm unë, ashtu siç të kisha dy herët e kaluara. Unë pata mëshirë për ty, por druaj se të tjerët nuk do të kenë pikë mëshire. Sot do të dorëzosh pa kushte; pushtetin, paratë, hajdutët, maskarenjtë, vrasësist, mashtruesit, dhe buçet që mban rrotull qeverisë dhe brenda saj.
Unë të kuptoj ty, përfundimisht. Ti je i sëmurë, domethënë, jo i sëmurë klasik si gjithë njerëzia që sëmuren në këtë botë. Ti ke diçka tjetër, një lloj virusi që të qelb ndërgjegjen, kiminë tënde trunore. Prandaj ti dridhesh ethshëm dhe eksitohesh nga llumi që ti e derdh në piedestal.
Ka diçka tejet interesante tek ty, mënyra se si funksionon si gjallesë; sepse një njeri normal nuk mund të zgjidhte si bashkëpunëtorë krimba triumfalistë, ashtu siç i ke zgjedhë ti. Si mundet një qenie humane të punojë, të bashkëpunojë, të dialogojë me Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Alfred Pezën dhe dhjetra të tjera mikrobe shkëlqimtare?!
Si ka mundësi që ti i ke mbijetuar kaq gjatë kësaj haleje toksike?!
E të mendosh, se ti minimalisht je njëlloj artisti me shije, ose të paktën kështu tenton të shitesh.
*
E di, nuk duhet të zgjatem me ty, përfundimisht. Sonte do t’i japim fund punës tënde. Për gjithçka ke bërë dhe nuk ke bërë për popullin që të polli. E di, shumë do të thonë se këtë djallë nuk e polli populli, por Kristaq Rama, i cili ka vendosur firmën në një dënim me vdekje për një poet lirik. Kanë të drejtë; nuk ka shanse që pjella e Kristaq Ramës, firmëtari që vari në shtyllat e gjata poetin Havzi Nela, të dalë gjë e hajrit. Ndaj, pa e zgjatur, pa pikë mëshire!
*
Për finale duhet të dëgjoj “O Fortuna” nga Carl Orff. Sepse ajo që po ndodh është plot sharm, madhështi dhe dashuri. Është diçka e paqtë dhe triumfuese njëkohësisht, mirënjohëse për ata burra, gra, vajza dhe djem. Momente të tilla solemne ku varroset e keqja dhe triumfon liria, celebrohen me dinjitet.
O Fortuna
Velut luna
Statu variabilis
Semper crescis
Aut decrescis;
Vita detestabilis
Nunc obdurat
Et tunc curat
Ludo mentis aciem,
Egestatem,
Potestatem
Dissolvit ut glaciem.