Nga Boldnews.al
Në lëmin e madh të politikanëve Rilindas që dënuan sulmin me bojë ndaj kryeministrit Rama, nga ana e deputetit demokrat Edi Paloka, nuk kishte si të mungonte as Lali Eri i bashkisë Tiranë. I bërë për faqe të zezë nga boja e stilografit, kryeministri për disa minuta shtangu, aq sa refuzoi edhe kartpecetën e lagur të Elisa Spiropalit për tu fshirë. Po kjo nuk pengoi “dashamirësit” e shtirur të tij që në këtë rast ti dilnin në mbrojtje dhe leshur vrer ndaj opozitës, njëri prej të cilëve Erion Veliaj.
Me një “fantazi të shfrenuar” dhe gojë të hidhur Lali Eri reagoi duke e konsideruar opozitën si “parti shpellare” dhe direkt prekur edhe ata qytetarë që janë votues të kësaj force politike.
“Kur thoja ‘parti shpellare’ gjithë portalet gjobëvënese vrapuan ta perdridhnin se kinse ishte për miletin. Jo or jo, për këta e kam, sot e gjithmonë, neandertalet e SHQUP, mavri me bojë që i nxorën bojën këtij vendi me dhunë, shkatërrim e përdhosje të çdo vlere shqiptari! Turp!” – shkruan Erion Veliaj në reagimin e tij.
Momenti kyr kryeministri nxihet i gjithi me bojë, veçanërisht në gojë, padyshim është pritur me një lloj kënaqësie nga “mik-armiku” i fshehur Erion Veliaj, por i gjendur në vathën e Rilindjes, çështja ia do që qoftë edhe për suport të dalë në mbrojtje të kryeqeveritarit.
Gjithçka që bëhet virale në internet Veliaj mundohet ta imitojë, për ta kthyer në instilacion në kryeqytet dhe një formë për të propaganduar fasadën e tij. Tashmë Lali Eri është i frymëzuar nga Paloka dhe në ditët në vijim boja e zezë do përdoret pa kursim.
Marrëdhëniet me kryeministrit Rama dhe kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj prej disa muajsh janë të ngrira. Edhe pse publikisht të dy mundohen të tregojnë se gjithçka funksionon, Lali Eri, i mprehur keqas për të qenë kryeministër, po gëzon mbështetje nga një pjesë e e zhgënjyer e socailistëve, me në krye Fatmir Xhafajn.
Si për ironi edhe Xhafaj ka thyer heshtjen duke dënuar bojatisjen e Ramës, por përtej kortezisë fshihet qëllimi kryesor që sa më shumë të denigrohet Rama, qa më e afërt do jetë dita që Lali Eri të synojë fronin kryeministror.
Sado i hutuar që doli nga Parlamenti Edi Rama, para se të ikë drejt Vlorës për të qenë sa më larg protestës së opozitës, bëri edhe adetin e fundit në ruajtjen e një “vepre” të rëndësishme të ideuar prej tij. Fiksimi i jetës së kryeministrit është ai instilacion me neone në hyrje të kryeministrisë.
Rama urdhëroi që të mbulohej dhe ruhej si “sytë e ballit” ato tuba neoni. Institucioni më i rëndësishëm në vend, në ballinën e saj natën ngjan si një disko e madhe, ku pihet alkool, ndonjë dozë në banjot e saj dhe kërcëhet përgjatë një tubi striptizmi. Arsye të mjaftueshme që “krijuese” Lali Eri ti ketë në konsideratë për të zhvilluar instilacione të reja, me fokus “bojë në futyrën e Ramës”.