• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Precedenti i rrezikshëm/ Kontroll banese gjyqtarëve me “urdhër” nga qeveria

18:17 : 15/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Pertej deklaratave populiste kundër gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, institucionet ligjzbatuese (Polici-prokurori) e më tej gjykatë kanë ndërmarrë mëngjesin e së Premtes një veprim të frikshëm kundër demokracisë.

Forca policore kanë bastisur shtëpitë e pesë gjyqtarëve, me dyshimin se mund të gjenin produkte të korrupsionit që lidhen me procesin “Dajti”.

Sipas informacioneve, ky kontroll është lejuar nga Gjykata për Krime të Rënda, me kërkesë të prokurorëve pas “dyshimeve për përfshirjen në korrupsion të gjyqtarëve”.

Është ende e paqartë se nga ka ardhur indicja që gjyqtarë mund të jenë përfshirë në korrupsion. Por, nuk do të jetë aspak çudi që “referimi” të jetë bërë nga ndonjë oficer i Policisë Gjyqësore, i nxitur nga të tjerë, për të justifikuar veprimet e mëtejshme proceduriale.

Lexo edhe:

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

Vendimi i 5 gjyqtarëvë të Gjykatës së Apelit për Krimë të Rënda, të cilër pranuan gjykimin e shkurtuar e rrjedhimisht rrëzuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasësjen e 4 policëve në Durrës, në vitin 2009, shkaktoi reagime të forta politike e publike.

Por, përtej sulmeve publike ndaj gjyqtarëve, sidomos nga qeveritarë të lartë, nuk pati deri më tani ndonjë dyshim thelbësor për përfshirjen e gjyqtarëve në korrupsion.

Por politika, e më tej edhe Prokuroria për Krime të Rënda, të ngarkuar emocionalisht, kanë ndërmarrë veprime ligjorë, në tentativë për të hequr çdo dyshim se zbutja e dënimit të Dritan Dajtit është rezultat i komunikimeve që ka me kryeministrin Edi Rama, siç akuzon opozita.

E, për të hequr këto dyshime, policia nën drejtimin e Prokurorisë mësyn në apartamentet e gjyqtarëve, pavarësisht se prova për përfshirjen e tyre në korrupsion nuk ka, të paktën deri më tani.

Kjo mësymje në shtëpitë e gjyqtarëve, e nxitur nga një vendimmarrje e caktuar e tyre, është një precedent shumë i rrezikshëm për demokracinë dhë ndarjen e pushteteve.

Përtej notave të populizmit kundër vendimit të Gjykatës, lëvizja e së Premtes i hap rrugë një precedenti shumë të rëndë për sistemin gjyqësor, pasi gjyqtarët mund të bëhen subjekti kontrolli policor në çdo rast kur vendimmarrja e tyre mund të kundërshtohet nga politika.

Korrupsioni, ligjërisht, është shkelje penale që zbulohet në flagrancë në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së saj. Në rastin konkret, Prokuroria ka nisur verifikimet rreth 10 ditë pas dhënies së vendimit për Dajtin, e nxitur nga reagimet politike dhe sidomos të Kryeministrit, i cili deklaroi pak ditë më parë se “do të zhbëjmë vendimin e gjykatës”.

Ende nuk është e qartë se çfarë synon Prokuroria dhe Policia për të zbuluar në shtëpitë e gjyqtarëve. Edhe nëse, gjatë kontrolleve, gjejnë para, a do të jenë në gjendje të provojnë se ato kanë ardhur si rezultat i korrupsionit?

Gjatë orëve në vijim do të mësojmë se gjyqtarëve u janë gjetur shuma të ndryshme parash, të cilat mund të jenë edhe kursime të tyre e të familjarëve ose për shpenzime të parashikuara prej tyre.

Çdo element “i dyshimtë” që do të gjendet në shtëpinë e gjyqtarëve do të shpërndahet menjëherë në media, për të justifikuar veprimet policore dhe të prokurorisë për kontrollin e banesave.

Por, pas këtij operacioni, çdo gjyqtar në Republikën e Shqipërisë, i gjendur nën ethet e Vetingut, duhet të bëj llogaritë mirë para se të japë një vendim të kritikueshëm nga qeveria-krahas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ata do të ketë mbi kurriz edhe kontrollet e befta të banesave, të nxitura nga maxhoranca. Kush prej tyre do të guxojë të dalë kundër qeverisë?

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

10:15 : 03/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025
AKTUALITET

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025
AKTUALITET

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025
AKTUALITET

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025
Para

“Truku” i Vodafone Albania për mashtrimin e mijëra abonentëve, nuk ofron shpejtësi 1 Giga (VIDEO)

TË GJITHA

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com