• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria propozon tjetër taksë për karburantet, çfarë pritet të ndodhë me çmimin…

11:01 : 13/02/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cila do të menaxhohet nga një Agjenci dhe jo nga industria sikurse është sot.  Një projektligj i nxjerrë për konsultim me grupet e interesit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon pikërisht krijimin e kësaj rezerve që deri më sot nuk ka qenë asnjëherë e plotësuar dhe që është bërë shpesh kritikë në raportet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Por duket se bashkë me këtë nismë vjen edhe një tarifë shtesë që do të vendoset tek karburantet  Në nenin 17 të projektligjit ku përmenden metodat e financimit për agjencinë e dedikuar theksohet se Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1të këtij neni

Shuma e tarifave mbi produktet energjetike hidrokarbure në lekë / litër ose leke / kg për çdo kategori të produkteve energjetike hidrokarbure(ose e përbashkët për të gjitha kategoritë) sipas nenit 5, përcaktohet në bazë të nevojave të financimit për vitin fiskal përkatës për aktivitetin e Agjencisë (pika 1.1 :Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë në përputhje me nenin).

E njëjta gjë përmendet edhe në relacionin që shoqëron projektligjin :“Me qëllim financimin e krijimit, mbajtjes dhe menaxhimit të rezervave të sigurisë së naftës dhe nënprodukteve te saj, është parashikuar dhe vendosja e një tarifë për këtë qëllim. Kjo tarifë do të jetë pjesë e çmimit të karburanteve, e cila do të paguhet nga shoqëritë e tregtimit me shumicë.

Po kështu relacioni nënvizon se qëllimi i ligjit është sigurimi i sasisë së produkteve energjetike hidrokarbure, të cilat janë në dispozicion ose nën kontrollin e Këshillit te Ministrave dhe te cilat janë krijuar për te siguruar një nivel te larte te sigurisë se furnizimit ne vend, për te ruajtur sigurinë kombëtare, për te kryer detyrimet, te pranuara sipas marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për te garantuar jetese normale për popullin.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Morali i munguar i politikës

Me ligjin aktual detyrimin për rezervën e sigurisë e kanë rafineritë dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë. Kjo rezervë duhet të jetë e barabartë me të paktën 90 ditë mesatare shitjeje. Referuar urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2018 mbajtja e rezervës së sigurisë duhet të ishte 11.9 mijë ton naftë, 20.7 mijë ton benzinë automjetesh, 150 mijë tonë gazoil, 514 tonë solar , 31.7 mijë tonë gaz i lëngëzuar i naftës, 7 tonë benzinë mjetesh fluturimi ajror, 2.5 mijë tonë lëndë djegëse për mjetet e fluturimit ajror. Në total 218.3 mijë tonë.

Projektligji i ri sanksionon se mbajtja e rezervës së sigurisë do të bëhet nga një agjenci shtetërore përmes një procesi që do të përfshijë disa vite.  “Arritja e këtij objektivi do të realizohet në mënyrë të përshkallëzuar deri në fund të vitit 2022, në mënyrë të tillë që edhe efektet ekonomike që shkakton ky zëvendësim të jenë të pranueshme. Për këtë qëllim, është parashikuar hartimi i një Plani Veprimi, i cili do të detajojë mbajtjen e rezervës së sigurisë deri në fund të vitit 2022, ku industria do mbajë 30 ditë mesatare shitje, ndërsa Agjencia do të ndërtojë në mënyrë graduale pjesën e saj të rezervave. Në këtë mënyrë, do të realizohet një kontroll i plotë mbi rezervën e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, si një aspekt shumë strategjik i shtetit shqiptar” thuhet në relacion.

Deri më 31 dhjetor 2022, operatorët që detyrohen sipas pikës 2 të nenit 9 të Ligjit nr. 8450, datë 14.02.1999 “Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, duhet të mbajnë rezervë sigurie të barabartë me 30 ditë mesatare shitje në tregun e brendshëm, të veprimtarisë së një viti të mëparshëm. /Monitor/

Etiketa: karburanteqeveriatarifa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi i bllokuar, protesta zhvendoset në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqjen!

18:38 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

18:24 : 03/06/2026
AKTUALITET

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

11:51 : 03/06/2026
Para

Arrestimi i efektivit për ngacmim seksual/ Flet studentja: Ishte formal u shoqërua pa…

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom