Opozita po përgatitet për protestën e 16 shkurtit që do të mbahet në Tiranë me synim rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama.
Opozita, tashmë me nje qëndrim të unifikuar, ka kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore, që sipas saj është zgjidhja e vetme që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Por paralelisht me përgatitjen mbi aksionin opozitar, duket se në rradhët e opozitës ka nisur gara për caktimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Pothuajse për çdo njësi të qeverisjes vendore (61 bashki) ka nisur gara e brendshme për propozimet e kandidatëve, kjo jo vetëm nga strukturat partiake në bazë, por edhe nga grupimet e qytetarëve apo komunitetet. i gjithë proçesi është konsideruar i hapur në paraqitjen e kandidaturave, kjo referuar edhe udhëzimeve që janë shpërndarë nga qendra drejt bazës për ofrimin e figurave të reja dhe atyre me kontribute.
Për Bashkinë e Laçit një nga emrat e propozuar është ai i Elton Laska, i cili ka kryer dy fakultete, atë të mjekësisë dhe drejtësisë.
Laska vlerësohet si kandidatura e duhur për PD dhe opozitën, kjo për shkak të vizionit të tij, dhe përpjekjeve të vazhdueshme në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve.
Në një postim në rrjet, Alda Frrokaj, shprehet në mbështetje të përzgjedhjes së kandidaturës së Elton Laska, ndërsa thekson se o tani o kurrë kjo bashki duhet t’i kthehet qytetarëve.
Postimi në rrjet i Alda Frrokaj
Mua si qytetare, gradualisht, shpresat e mia, që një ditë Shqipëria, rrethi i Kurbinit, qyteti i Laçit, do të kishin një të ardhme më të mirë, kanë ardhur duke u shterruar.
Përgjatë jetës sime, kam qenë dëshmitare e degradimit dhe regresit që qyteti im dhe i të gjithëve ju bashkëqytetar ka pësuar ndër vite.
Edhe pse në zgjedhjet e kaluara kam qenë kunder 3 partive të mëdha politike: PD,PS,LSI, jam e hapur dhe nuk me pengon aspak që të them dy fjalë për mikun tim Elton Laska i cili ia shton vlerat jashtëzakonisht PD-së, por me tepër Kurbinasve, nëse do të bëhej zgjedhja e tyre.
O tani o kurrë Bashkia e Kurbinit duhet ti rikthehet qytetarëve, por kush mund ta bëje këtë realiet?
Kurbini është ndër njësitë vendore me potenciale të jashtëzakonshme, si nga ana njerëzore edhe për nga pasuritë që natyra i ka falur me bujari, por keqmenaxhimi dhe mungesa e horizontit kanë bërë që ato të mos shfrytëzohen siç duhet.
Laguna Patokut, Plazhi i Gotullës, do duhej të ishin në top listën e plazheve më të bukura, ku do të mbizotëronin hotelet luksoze, gjithashtu fshatrat përrallore të Malësisë së Kurbinit do të duhej të ishin kryeqendra të agroturizmit, por fatkeqësisht ato, pushteti lokal por edhe ai qendror i ka lënë në mëshirë të fatit.
Me reformën e re pozitat e kryebashkiakut janë forcuar shumë ,dhe njeriu që mban atë post ka të gjitha mundësitë të vendosë në jetë vizionin e tij pa u penguar nga lojrat politike të Tiranës, ku beteja më e fortë nuk është mes PD e PS, por mes progresit dhe regresit.
Zgjedhjet lokale janë afër, e unë si qytetare e Kurbinit më shumë miq të tjerë ndajmë mendimin se djali i Kurbinit, Elton Laska, do të ishte përfaqësuesi më i denjë i Partisë Demokratike për të garuar dhe më pas për të drejtuar këtë njësi vendore.
Ka ardhur koha që Kurbini të ketë në krye një njeri të arsimuar e jo vetëm të diplomuar tek Kristali e UFO.
Eltoni ka kryer dy fakultete, atë të mjekësisë dhe të drejtësisë, që për ironi të fatit këto dy fusha janë ndër shqetësimet kryesore të Laçit, pasi spitali është kthyer në ambulancë dhe rinia po dergjet burgjeve, pasi papunësia i ka shtyrë në rrugën e gabuar.
Ne që e njohim Eltonin ja dimë shumë mirë sakrificat e tij e familjes tij për shkollimin, e për këtë ndaj bindjen se dera e kryebashkiaut, kur Eltoni të jetë në atë zyrë, do të jetë një derë e hapur për çdo të ri kurbinas, që është i shkolluar dhe do të japë kontribut për vendlindjen e tij.
Falë shkollimit të tij Eltoni do jetë e i aftë që të krijojë një staf me njerëz të aftë që nuk do kenë fokus punësimin e militantëvë në adiministratë, por sjelljen e investitorëvë të huaj në vendlindje që do hapin me mijëra vende punë, aq sa dhe të rinj nga Lezha e Mirdita do kenë mundësi punësimi e jo më banorët e Kurbinit.
Eltoni në këtë drejtim e ka nisur punën pasi është në negociata me një kompani çeke të prodhimit të birrës që pritet të hapë të paktën rreth 500 vende pune në Kurbin, ku të punësuarit do jenë kryesisht të rinj.
Vendet e reja të punës do mjekojnë edhe plagën e emigrimit e Eltoni si infermier do jetë shumë i vëmendshëm në këtë drejtim.
Qëndrimet Eltonit muajt e fundit në mediat kombëtare kanë ndikuar në vendimin tim për të mbështetur këtë djalë në betejat e tij politike.
Probleme që as shumë gazetarë nuk guxojnë ti trajtojnë apo ti përmendin Eltoni I’a ka bërë të qartë shqiptarëve se ku e ka katandisur kjo qeveri kurbinin.
Elton Laska është djali që më së mirë përfaqëson Kurbinasit, Mirditorët Malsorët por edhe mysafirët e qytetit tonë.
Ai rrjedh nga një familje me tradita bujarie, burrnie e besimit katolik që në Kurbin kanë jetuar gjithmonë si vëllezër me atë pakicë myslimane të rrethit tonë, që kurrë ne katolikët nuk i kemi ndarë për festa e gëzime, pasi për në kombi vjen para fesë.
Zyra e avokat Eltonit ka qënë një shpresë për ato familje kurbinase që nuk kanë pasur asnjë mundësi të ndjekin çeshtjet gjyqësore të bijve të tyre brenda e jashtë vendit.
Profesionalizimi i tij ka qënë fanar ndriçues në punën e tij, duke nderuar veten dhe familjen e tij.
Elton Laska është djali që na nderon si Kurbinas, pasi në të shkuarën e tij nuk ka asgjë që mund ti bëhet pengesë në të ardhmen, ndaj unë mendoj se ne duhet të përfitojmë nga kjo mundësi dhe ta mbështesim në rrugëtimin e tij politik i nisur 20 vite më parë, që 15 vjeç.
Eltoni duke qënë i ri do ketë aftësinë të krijojë një skuadër ku të ndërthyhet vitaliteti i rinisë kurbinase me përvojën e prinderve te tyre qe kane kontriubuar nder vite per qytetin tone.
O sot o kurre,ka ardhur momenti qe ju te vendosni per fatin dhe te ardhmen e vendit ku jetoni, per te ardhmen e femijeve tuaj.
Elton Laska eshte zgjedhja me e mire qe cdo Kurbinas do te duhej te bente. Le ti rikthejme Kurbinit gjithcka qe i ka humbur dhe shkaterruar gjithe keto vite.