• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Basketbollistit serb i vjen ‘në majë të hundës’/Mjaft më me Kosovën, nuk është e jona!

08:49 : 11/02/2019
në BOTA, SPORT

Nikolla Kaliniq nuk është vetëm basketbollist i mirë. Ai është edhe një qytetar mendjehapur i Serbisë, të cilit i pëlqen të lexojë romanin «Njëqind vjet vetmi» të Gabriel García Márquez ose romanin «Shumë faleminderit» të Marko Vidojkoviqit, një vepër satirike për Jugosllavinë socialiste, e cila brenda pak muajsh u bë bestseller në republikat ish-jugosllave.

Në një intervistë dhënë gazetës «Blic» Nikolla Kaliniq nuk ka folur vetëm për librat që i pëlqejnë. Ka folur sidomos për Kosovën. Dhe çfarë ka thënë, s’ka mbetur pa u komentuar në opinionin serb. Kaliniq, basketbollist i «Fenerbahçe Basketbol» dhe i kombëtares së Serbisë, kritikoi sidomos qasjen e pushtetit dhe të serbëve në përgjithësi ndaj Kosovës.
«Prej se jam lindur, e jam lindur më 1991, ekzistojnë probleme dhe mospajtime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se shumëkush do të shtanget tani, por ka ardhur koha që dikush ta thotë publikisht: hajde ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çfarë mundemi dhe të ecim tutje. Beteja e Kosovës është zhvilluar para 600 vitesh, qe shumë dekada Kosova nuk është territor ‘yni’. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më shpejt që pajtohemi me të tashmen dhe ecim tutje, aq më mirë për neve», tha Kaliniq. Pas kësaj deklarata në shtëpinë e tij në Suboticë, ku jetojnë prindërit e tij, persona të panjohur shkruan me shkronja cirilike një parullë vulgare.

Në intervistën për «Blic» Kaliniq hodhi poshtë rrëfimin se serbët janë populli qiellor. Kisha serbe dhe historianët nacionalistë theksojnë se me rënien e tij në Betejën e Kosovës Princi Lazar u përcaktua për një perandori hyjnore, ku do të jetonte një jetë spirituale. Kaliniq nuk beson në dokrra të tilla: «Nuk jemi popull qiellor, as që kemi qenë ndonjëherë, kemi pasur momente shkëlqimi në të kaluarën, por duhet të pajtohemi se tash jemi një pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson, le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’u tregojë të huajve se nga vjen – do të tmerrohet.
Unë e kam përjetuar. Së fundi u nënshkrua marrëveshja e re për bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Francës, e para qe nënshkruar më 1963, domethënë 16 vjet pas gjithë asaj që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 16 vjet pas gjithë atyre krimeve, mizorive dhe viktimave ata e kanë kuptuar se duhet të punojnë së bashku dhe shihni se ku janë sot? E ne ende flasim për Betejën e Kosovës…».

Në Serbi nga sportistët pritet të jenë patriotë, e të jesh patriot sipas kutit të pushtetit domethënë të urresh tjetrin dhe të çirresh se më e madhe se Serbia në këtë botë është vetëm Rusia. Gjatë kampionatit europian të notit më 2008 notuesi serb Millorad Çaviq ndërsa po e pranonte medaljen e artë shpalosi para publikut fanellën me shënimin «Kosovo je Srbija» («Kosova është Serbi»).

Ai i diskualifikua nga pjesa tjetër e garës dhe u gjobit me 10’800 euro. Çaviq u lartësua atëbotë si hero në Serbi. Kaliniq, ndërkaq, nga nacionalistët shikohet si tradhtar, ndonëse ai me realizëm të pashoq përshkruan gjendjen e Serbisë dhe fiksimin irracional te Kosova.
Ndër të parët që i doli në mbrojtje Kaliniqit ishte shkrimtari serb me origjinë hebraike, Filip David. «E përshëndes Kaliniqin dhe guximin e tij për t’iu kundërvënë të ashtuquajturve patriotë dhe nacionalistëve të cilët janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën deri në serbin e fundit dhe shqiptarin e fundit.

Lexo edhe:

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

Ende janë pakicë njerëzit e arsyeshëm të cilët e kuptojnë se me pranimin e pavarësisë së Kosovës në mënyrën më të mirë mund të mbrohen serbët e mbetur në Kosovë, të mbrohet trashëgimia kulturore dhe të sigurohet kthimi i refugjatëve, sepse jemi bërë shoqëri e jotolerancës, urrejtjes dhe politikës që punon në dëm të vetes».
Para Kaliniqit urrejtjen e publikut nacionalist dhe racist serb e përjetoi basketbollisti Alen Omiq, i cili ka shtetësi të Bosnjës dhe Sllovenisë. Përkrahësit e ekipit «Cërvena Zvezda» kërcënuan se do të bojkotonin ndeshjet për shkak të basketbollistit «boshnjak mysliman». Omiq u përpoq t’i qetësojë fansat duke bërë të ditur se është ateist. Pa sukses. Kur nisi të luajë për ekipin beogradas, Omiq u quajt «turk», ndërsa në tribunë u shpalos një transparent me këtë përmbajtje: «Šiptar, Hrvat, balija nije moja bratija». («Shiptari [fjalë fyese për shqiptarë], kroati, balia [fjalë fyese për myslimanët e Bosnjës] nuk janë vëllezërit e mi». Edhe më keq se Kaliniq dhe Omiq kaloi – para 20 vitesh – basketbollisti i «Partizanit» Haris Bërkiq: ai u vra para sallës «Pionir» në Beograd. Vrasësit nuk u zbuluan kurrë.
Sa i përket Nikolla Kaliniqit: ai nuk ka vetëm shije të mirë letrare. Në intervistë thotë se momentalisht dëgjon muzikë blues, sidomos John Lee Hooker, Buddy Guy dhe B. B. King, ndërsa nga muzika e vendeve të Ballkanit pëlqen Darko Rundekun, muzikantin e famshëm kroat, i njohur dikur si frontman i grupit «Haustor», grupin «Azra» të prirë nga Branimir «Johnny» Shutliq. Një sportist me shije të tillë kulturore nuk mund të jetë primitiv. Dhe Nikolla Kaliniq e dëshmon këtë me mjeshtëri përmes intervistës së tij. /Dialogplus/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

11:35 : 29/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur

11:29 : 29/06/2025
AKTUALITET

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

11:17 : 29/06/2025
AKTUALITET

Kapet me doza kokaine, arrestohet 36-vjeçari në Jalë

11:16 : 29/06/2025
SPORT

Interi ka nevojë të mbulojë shpenzimet, Asllani kryeson listën e largimeve

11:05 : 29/06/2025
Para

VIDEO/ “Sa më shumë të lehin qentë…”, ja mesazhi që poston Rama në…

TË GJITHA

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025

EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

11:35 : 29/06/2025

VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur

11:29 : 29/06/2025

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

11:17 : 29/06/2025

Kapet me doza kokaine, arrestohet 36-vjeçari në Jalë

11:16 : 29/06/2025

Interi ka nevojë të mbulojë shpenzimet, Asllani kryeson listën e largimeve

11:05 : 29/06/2025

Autor i tetë vjedhjeve të biçikletave në Durrës, arrestohet 36-vjeçari

10:54 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com