Trafiku i kanabisit shqiptar nuk nuk njeh më kufij dhe këtë herë një sasi e konsiderueshme drogë është kapur në Kosovë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një sasi prej 220 kg lëndë narkotike e llojit marihuanë e cila është sekuestruar nga policia e Kosovës në zonën e Ferizajt, ndërsa thuhet se ka shkuar nga Shqipëria. Pesë persona kanë përfunduar në pranga, duke sekuestruar edhe tri vetura.
Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.
Prokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e arrestit për 48 orë.