Apartamenti ku u vendos tritoli pas mesnate ishte në pronësi të Naim Kacorrit, ish-kreut të Postës Peshkopi.
Policia ka hedhur dyshimet e para se aktivitetet e paligjshme të djalit në Spanjë mund të jenë shkaku i vënies së tritolit.
Shpërthimi i eksplozivit ndodhi në katin e 5 të një pallati në rrugën “Margarita Tutulani”.
Shqiptarja.com shkruan se djali i Naim Kaçorrit ndodhet prej vitesh në Spanjë dhe dyshohet se është përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Këtu po punon policia për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa po merren në pyetje pjesëtarët e familjes Kaçorri.
Nga shpërthimi i fuqishëm i tritolit u shënuan dëme të konsiderueshme materiale.