Sot pasditenuk priten reshje, ndërsa nesër (e mërkurë dt.06) priten reshje, por të dobëta, kryesisht në terrenet malore dhe ato pranë tyre.
Ato do të jenë kryesisht në formë shiu ose në zona malore shumë të kufizuara edhe në formë shiu i përzier me dëborë, parashikon IGJEUM.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- Në bregdet: 8 / 14 °C;
- Në vendet e ulëta: 6 / 13 °C;
- Në vendet malore: 2 / 7 °C.
ERA
Sot pasdite (e martë dt.05) dhe nesër (e mërkurë dt.06) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Veri për momente të shkurtra deri e fortë. /Boldnews./