• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Rasti “Prela”, rrëzohet garancia ndërkombëtare për Reformën në Drejtësi

23:37 : 05/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, duke rrëzuar në këtë mënyrë qëndrimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili kishte konstatuar problematika të shumta në pasurinë dhe integritetin personal e profesional të prokurores.

Trupa gjyqësore, në përbërje të të cilës ishin dy ish-juristë të Kryeministrisë, Valbona Sanxhaktari e Olsi Komici, i vendosi që Prela duhet të vijojë detyrën, përkundër rezervave të forta që shprehu vëzhguesi i ONM-së, Theo Jacobs.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një strukturë Kushtetuese, e cila u vendos nga ligjvënësit si një garanci për zbatimin me korrektesë të Reformës në Drejtësi. Ajo ka për qëllim që të monitorojë anëtarët shqiptarë të komisioneve të Vetingut dhe të sigurojë që influencat politike të mos depërtojë në vendimmarrjen e trupave gjyqësore.

Lexo edhe:

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

Në disa raste të mëparshme, por sidomos në rastin e Donika Prelës, garancitë e ndërkombëtarëve për pengimin e influencave politike dështuan në mënyrë spektakolare.

Gjetjet e vetë Komisonit të Vetingut, ato të vëzhguesit ndërkombëtar, Jacobs, si edhe një seri dokumentash të publikuara në mënyrë ekskluzive nga “Boldnews.al” ishin të mjaftueshme për shkarkimin e Donika Prelës nga detyra e prokurores.

Madje, problemet e Prelës ishin disa herë më shumë se sa gjetjet për gjyqtarë e prokurorë të tjerë, të cilët tashmë janë larguar nga sistemi i drejtësisë.

Por, në rastin e Donika Prelës, duket qartë që influencat politike të maxhorancës në vendimmarrjen e KPK-së kanë qenë vendimtare. Drejtuesja e Krimeve të Rënda, në më shumë se 8 muaj që është në këtë pozicion, i ka shërbyer më së miri maxhorancës socialiste të Edi Ramës.

Nën drejtimin e Donika Prelës, prokuroria për Krime të Rënda nuk kreu asnjë hetim ndaj Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i akuzuar publikisht për përfshirjen në narko-trafik.

Prokuroria e Donika Prelës po bën gjithçka është e mundur për të zbutur, madje edhe pushuar, hetimet për ish-ministrin tjetër të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar se ka bashkëpunuar me bandën e narko-trafikut, Habilaj.

Donika Prela ka nën kontrollin e saj dosjen “339”, në të cilën janë të përfshirë një numër shumë i lartë zyrtarësh të maxhorancës, përfshirë edhe deputetë të rëndësishëm e njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama.

Të gjitha këto të dhëna janë publike dhe maxhoranca socialiste, duket se ka luajtur të gjithë gurët për të mbajtur në detyrë Donika Prelën. Këtë qëllim e realizoi ndërmjet dy nga tre anëtarët e trupës së rivlerësimit, të cilët kanë qenë vartës të kryeministrit, derisa morën statusin e “të pavarurit” në Komisionin e Vetingut.

Theo Jacobs dhe kolegët e tij të ONM-së janë shumë të ndjeshëm ndaj “cënimit të besimit të publikut” prej gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por ai dhe kolegët e tij e panë veten të nëpërkëmbur në rastin e Donika Prelës. Garancia e tyre u rrëzua si një kështjellë rëre para ndërhyrjeve të qeverisë për konfirmimin në detyrë të shefes së Krimeve të Rënda.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025
AKTUALITET

55-vjeçari konsumon fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë në spital

12:18 : 30/07/2025
AKTUALITET

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë
AKTUALITET

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025
Para

Barcelona – Real Madrid/ Formacioni i kombinuar në ‘El Clasico’

TË GJITHA

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025

55-vjeçari konsumon fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë në spital

12:18 : 30/07/2025

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025

Veliaj nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik dhe vetting-u të paprecedentë. 7 pyetje SPAK-ut

11:52 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com