Dashi
Mbërritja e Mërkurit në qiellin tuaj gjatë kësaj jave mund të sjellë ide shumë të ndryshme nga zakonisht dhe do ju futë në një botë tjetër. Bëni kujdes. Për ju të dashuruarit kjo periudhë duhet marrë me shumë qetësi. Mos kërkoni që gjithçka të ndryshojë menjëherë pas disa problemeve që keni pasur. Vendimet gjithashtu duhet t’i lini për më vonë. Ju beqarëve do ju ndodhin gjëra të jashtëzakonshme papritur e pa kujtuar. Hapeni zemrën dhe shprehini ndjenjat. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do përkujdeseni për çdo detaj. Pas ditës së mërkurë do ketë edhe disa përmirësime. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mund të keni dhimbje shpine e reumatizëm dhe do ndiheni nervozë. Në punë do jetë Dielli që do ju bëjë të keni vullnet dhe të mos ndaleni përpara sfidave..
Demi
Tregohuni me të vendosur gjatë kësaj jave dhe bëni ndryshimet që aq shumë i keni dëshiruar. Po u munduat do ja dilni mbanë. Ju të dashuruarit do keni nevoje jetike për të ndarë çdo gjë me partnerin tuaj. Në këtë mënyrë do afroheni edhe më shumë me të dhe marrëdhënia në çift do ngrohet tej mase. Ju beqarët do jeni joshës më shumë se kurdoherë dhe do keni plot mundësi për takime. Dikush madje mund t’iu bëjë edhe një propozim mbresëlënës të cilit nuk do ju rezistoni dot. Financat në fillim të javës do jenë të mira, por pas disa shpenzimeve të kryera gjendja do filloje të luhatet. Shëndeti do jetë problematik vetëm nëse vuani nga sëmundje kronike. Në punë do jeni me shumë fat dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur. Askush nuk do mundet t’iu sfidojë dot.
Binjakët
Nëse kujdeseni shumë dhe mbani larg rreziqet gjatë kësaj jave, gjërat do ju ecin më mirë Për ju të dashuruarit do jetë një javë intensive. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më gati se kurrë për të marrë vendime. Ju beqarët do lodheni pak, por në fund do e gjeni personin i cili do ju përshtatet në çdo detaj. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të veproni sepse çdo gabim sado i vogël qoftë mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla. Kujdes nga alergjitë dhe nga i ftohti. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja, të cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenare për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime të majme nga shefat.
Gaforrja
Mos i merrni gjërat me nxitim gjatë kësaj jave sepse po gabuat nuk do ringriheni dot lehtësisht. Nëse keni një lidhje tregohuni pak me tolerantë sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia me të do mbetet e qëndrueshme. Lërini pas problemet e së shkuarës. Ju beqarët do fiksoheni pas personave ose shumë më të vegjël ose shumë më të mëdhenj se vetja. Kujdes sepse ndryshimi i madh në moshë rrallë herë sjell harmoni pa kufi. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm dhe do shpenzoni nga pak. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime që lidhen me organin tretës dhe me kolesterolin. Në punë do keni fatin të provoni edhe sfida të reja vetëm që të ndryshoni rutinën e gjërave dhe të provoni veten. Kujdes vetëm me padurimin.
Luani
Këtë javë do keni një aftësi të adhurueshme për t’u përshtatur dhe kjo do ju ndihmojë të ecni përpara. Ju të dashuruarit shprehini sa të mundni ato që ndjeni gjithë këtë jave sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta mbani afër partnerin tuaj. Po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë pa e kuptuar. Ju beqarët do keni çdo ditë takime, por ai mbresëlënësi do realizohet ditën e enjte. Me financat duhet të tregoheni akoma më të matur se më parë. Gjendja nuk do jetë e mirë për shkak se do ju kërkohet me ngulm të shlyeni borxhet e marra më herët. Gjendja shëndetësore do jetë goxha delikate. Mos pini medikamente kot së koti, por flisni sa me pare me një mjek. Në punë priten ndryshime të mëdha, prandaj do ju duhet shumë mund për t’u përshtatur.
Virgjëresha
Mundohuni që të gjitha emocionet që do ndienin këtë javë t’i shprehni, jo t’i mbani për vete. Ju të dashuruarit do ngrini shumë dyshime për lidhjen që keni ndërtuar dhe gjërat nuk do ecin ashtu si i keni dëshiruar. Mund të keni edhe ndonjë debat me partnerin në momentin që më pak e prisni. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të angazhuar me çështje të rëndësishme dhe nuk do gjeni kohë për të dale me persona që do iu bëjnë ftesa. Dijeni se koha ikën shpejt dhe më pas çdo gjë do jetë më e vështirë. Financat do jenë përgjithësisht të mira dhe nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Gjendja shëndetësore herë pas here do ketë shqetësime. Mos neglizhoni asgjë, por flisni me mjekët. Në punë do mundoheni fort që të arrini atje ku keni dashur dhe për këtë do përballeni edhe me inatet e kolegëve.
Peshorja
Këtë javë do i bëni gjërat si t’i ndieni dhe as që do mendoni për të ardhmen. Ju të dashuruarit do jeni pasionantë dhe do doni të bëni çmenduri. Herë pas here edhe do e kritikoni partnerin për realizmin e tij të tepërt. Mos u tregoni të padrejtë sepse edhe ai kërkon më të mirën ashtu si ju. Ju beqarët do merrni propozime dhe buqeta me lule. Gjithsesi nuk duhet të verboheni nga këto gjeste të këndshme për të pranuar gjithçka me sy mbyllur. Financat do i menaxhoni me shumë seriozitet dhe përkujdes prandaj edhe gjendja nuk do ketë aspak probleme. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e mirë. Nuk do keni shqetësime serioze përveç ndonjë dhimbjeje të vogël koke në momente lodhjeje. Në punë do jeni shumë ambicioze dhe të motivuar.
Akrepi
Edhe pse Mërkuri do mundohet të sjellë turbullira këtë jave ju sërish do dini të ruani ekuilibrin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë të qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse partneri do mundohet me sa te mundet t’ua plotësojë dëshirat. Dita e mërkurë do jetë më e veçanta. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të partnerit ideal edhe për disa kohë. Gjithsesi miqtë nuk do iu lënë ta ndieni boshllëkun e tij. Financat do kenë herë pas here disa tronditje të vogla. Duhet patjetër të merrni masa sa pa qenë vonë. Shëndeti do kërkojë më shumë vëmendje. Bëni nga pak aktivitet fizik, ushqehuni me kujdes dhe mos e teproni me kripen. Në punë nuk do ndiheni aspak të kënaqur nga ato që do arrini dhe kjo do ju brengosë pafund. Kërkoni ndihmë në rastin më të keq sepse nuk është turp.
Shigjetari
Entuziazmi, romantizmi dhe energjia do mbizotërojnë gjatë gjithë kësaj dite. Ju të dashuruarit do jeni të parrezistueshem dhe partneri do bëjë çmos për t’iu mbajtur gjithë kohës pas vetes. Surprizat nuk do mungojnë në asnjë lloj momenti. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin rreziqe të mëdha vetëm për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do arrini t’i zgjidhni të gjitha vështirësitë që keni pasur. Do hiqni edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore do jetë herë pas here problematike. Mund të keni dhimbje barku dhe dhimbje shpine. Në punë do iu jepen mundësi shumë të mira të cilat do ju bëjnë më të njohur dhe më të pasur nga sa jeni. E keni gjetur tashmë çelësin për t’ia dalë.
Bricjapi
Shfrytëzojeni sa më shumë të mundeni çdo moment gjatë kësaj jave sepse do kënaqeni pafund. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë shumë më harmonike dhe në krahët e partnerit do ndiheni më të dashuruar. Edhe pse të angazhuar me shumë punë do e gjeni kohën për të kaluar pak kohë me të dashurin e zemrës. Ju beqarët ka shumë mundësi të bëni çdo lloj çmendurie vetëm që gjendja sentimentale t’iu ndryshojë. Miqtë do iu japin edhe një ndihmë. Në planin financiar do kryeni edhe transaksione të rëndësishme kështu që gjendja do mbetet e qëndrueshme. Shëndeti ditët e para do jetë delikat, por me kalimin e kohës do vijë duke u stabilizuar. Në punë duhet të ruani vetëkontrollin në mënyrë që gjërat t’iu ecin si duhet.
Ujori
Mërkuri do ndikojë shumë këtë javë në jetën tuaj në çift dhe do ua ndryshojë ritmin që keni ndjekur deri më tani. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një periudhë e mirë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do dini si të kërkoni falje. Ju beqarët do ndiheni tërësisht të braktisur nga yjet dhe do e vuani tej mase këtë pjesë. Sado që do mundoheni nuk do arrini dot ta bëjnë për vete atë që pëlqeni. Edhe gjendja financiare do lërë shumë për të dëshiruar. Do tundoheni nga disa objekte dhe nuk do pyesni për harxhimet. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe për disa kohë nëse tregoheni të kujdesshëm. Në punë, mundi i kohëve të fundit do japë frytet e veta. Keni për t’u ndier më së miri dhe madje do përfitoni edhe ngritje në detyrë.
Peshqit
Për shkak të vështirësive që do ketë kjo javë mundohuni të jeni disi më të logjikshëm me çdo fjalë apo veprim. Jeta juaj në çift do kalojë një periudhë mjaft delikate. Në shumë momente do keni dyshime për atë që keni në krah dhe do e pyesni gjerë e gjatë. Mund edhe ta lëndoni pa dashje. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe jeta do iu ndryshojë rrënjësisht. Gjërat ndodhin atëherë kur më pak i pret. Financat do kenë përmirësime të vogla, por që do ju ndihmojnë të dilni nga situata ku ndodheni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë do ndiheni pak më mirë se disa kohë më parë. Në punë do filloni projekte të rëndësishme dhe mjaft fitimprurëse. Mos e ndalni veten për asnjë çast dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme.