Barcelona dhe Real Madridi janë vënë përballë tyre në shortin e hedhur për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.
Barça dhe Reali ndeshjen e parë do ta luajnë më 6 shkurt, përpara tifozëve të Barcelonës, në “Camp Nou”.
Trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, theksoi: “Ndeshja erdhi në një kohë kur të dy skuadrat kanë shumë ndeshje në ligë dhe në Ligën e Kampionëve, por është një ndeshje atraktive për ne dhe ata”.
“Erdhi në një kohë të komplikuar. Real Madridi së fundmi është përmirësuar, por ne duhet të fokusohemi fillimisht te Valencia, pastaj tek Real Madrid”.













