• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bujar Sheshi sigurims? Reagimi i plotë i ambasadores gjermane

12:00 : 31/01/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

EMRI/ Shiste drogë në plazh, arrestohet 50-vjeçari në Lezhë

 

Ambasadorja gjermane në Shqipëri,  Susanne Schutz ka reaguar për rastin e prokurorit Bujar Sheshi.

Pas një takimi me Gentiana Sulën, kryetaren e Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ambasadorja e Gjermanisë foli edhe investimet që ishin bërë në këtë institucion.

‘Nuk i njoh të gjitha detajet e procesit por për mua është mjaft e rëndësishme të theksoj edhe njëherë se për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian është shumë e rëndësishme që reforma në sistemin e drejtësisë të mund të ecë përpara’, tha ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schutz.

Fjala e plotë e ambasadores gjermane, Susanne Schutz:

Shumë e nderuar znj. Sula

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj,

është kënaqësi që Qeveria Federale po e mbështet edhe njëherë me një donacion pajisjesh Autoritetin mbi Informimin për Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Fjala është për aparate fotografike dhe videokamera, mikrofonë dhe Ëorkstations se bashku me aksesorët përkatës. Përmes këtyre aparaturave synohet që në dy vitet e ardhshme të regjistrohen, ruhen dhe të përshtaten kujtimet e të mbijetuarve, në mënyrë që të bëhen të aksesueshme për publikun qoftë në faqen dygjuhëshe të internetit ‘oral history’, apo në mediat sociale dhe publikime të ndryshme.

Para ekzaktësisht në emër të Qeverisë Federale Gjermane një viti i kam dhuruar Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit një donacion tjetër në pajisje. Asokohe bëhej fjalë për aparatura të digjitalizimit dhe arkivimit të dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit. Edhe vizitën ne vendete ndryshme të arkivimit të këtyre dosjeve para një viti e kam në kujtesë shumë të mirë. Me këtë rast munda të krijoj një ide konkrete rreth detyrave madhore me të cilat përballet ky autoritet. Ndaj është kënaqësi te konstatoj që hapja e sosjeve të ish-Sigurimit të shtetit po ecën përpara, ndoshta ngadalë, por në mënyrë të pandërprerë.

Përgjatë shek. 20 Gjermania ka patur dy përvoja tejet të dhimbshme me regjimet diktatoriale: 1933 – 1945 kur regjimi i padrejtësive nacionalsocialiste mbolli luftë dhe shkatërrim në Evropë e përtej saj; dhe më vonë, prej vitit 1945 deri në rënien e Murit në periudhën komuniste të ish-RDGJ.

Unë e di, ca më shumë sepse jam gjermane pra, që të merresh me të shkuarën tënde të errët mund të jetë e dhimbshme por mjaft e rëndësishme për një fillim të ri shoqëror. Ndaj përshëndes përpjekjet e Shqipërisë për të mos e lënë në prehje të shkuarën e saj.

Shumëkush mund të kishte preferuar t’i vinte kapak të shkuarës e të niste prej zeros, e kësisoj t’ia linte harresës çështje të tilla si përgjegjësia dhe vuajtjet individuale. Por përvoja jonë tregon se vetëm kush njeh të shkuarën e tij dhe përballet me të, ka edhe një të ardhme.

Në këtë kontekst një kolonë veçanërisht e rëndësishme e qasjes ndaj historisë sonë ka qenë dhe vazhdon të jetë konsolidimi i kulturës së kujtesës, edhe – e para së gjithash – përmes rrëfimeve të dëshmitarëve të kohës. Viktimat e diktaturës kanë të drejtën e kujtesës: të kujtuarit e fateve individuale të njerëzve është dicka e rëndësishme.

Prej përvojës gjermane e dimë mjaft mirë që ky nuk është një proces i thjeshtë. E megjithatë – dhe kjo është bindja ime – një shoqëri duhet të përballet me këtë debat në mënyrë të hapur e të sinqertë.  E këtu dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që angazhohen që ky dialog të shkojë përpara – edhe atëherë kur ai nxjerr të vërteta të dhimbshme.

Gjermania dëshiron të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë proces përpunimi. Një kulturë aktive e të kujtuarit është e rëndësishme, në mënyrë që edhe te të rinjtë që nuk e kanë përjetuar ne vetë të parë regjimin e Hoxhës, të mprehet vetëdija lidhur me faktin, se paqja dhe pluralizmi demokratik, toleranca mes njerëzve  dhe të pranuarit  e njëri-tjetrit në historinë e Evropës nuk kanë qenë – dhe vazhdojnë të mos jenë ende – diçka e vetëkuptueshme.

E dashur znj. Sula, ngritja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ishte një gur i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e trajtimit të të shkuarës në Shqipëri. Ju, së bashku me ekipin tuaj keni arritur shumëçka! Por keni edhe shumë punë përpara vetes! Uroj për ju dhe bashkëpunëtorët tuaj shumë suksese në veprimtarinë tuaj dhe ju siguroj se Gjermania do të vazhdojë të mbetet një partner i besueshëm  në punën tuaj.

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

13:47 : 15/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shiste drogë në plazh, arrestohet 50-vjeçari në Lezhë

13:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

13:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, 53-vjeçarit i sekuestrohen 287 000 euro pasuri

13:27 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Furtunë” dorëheqjesh në 4 bashkitë e Qarkut Dibër

13:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

13:08 : 15/07/2025
Para

Shifra alarmante/ Raportohen 72 viktima nga gripi i derrit

TË GJITHA

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

13:47 : 15/07/2025

EMRI/ Shiste drogë në plazh, arrestohet 50-vjeçari në Lezhë

13:38 : 15/07/2025

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

13:28 : 15/07/2025

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, 53-vjeçarit i sekuestrohen 287 000 euro pasuri

13:27 : 15/07/2025

“Furtunë” dorëheqjesh në 4 bashkitë e Qarkut Dibër

13:11 : 15/07/2025

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

13:08 : 15/07/2025

Detaje nga misteri i vrasjes së Renis Dobrës, nga rrëfimi i babait, autorët deri tek gjetja e trupit

13:03 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com