Universiteti i Shkodrës me vendim të Rektoratit të datës 29 Janar, ka vendosur që të gjithë studentët ti rikthehen auditoreve në datën 4 Shkurt.
Në mbledhjen e fundit të rektoratit është miratuar struktura e re të procesit mësimor, ku është vendosur që mësimi të fillojë në datën 4 Shkurt, duke i dhënë mundësi të gjithë studentëve që t’i rikthehen auditorëve.
Në vendimin e kësaj mbledhje i është lënë detyrë të gjithë dekanëve të marrin masa për të garantuar procesin mësimor, ndërkohë që ftohen edhe studentët e ngujuar prej 9 ditësh ti rikthehen auditoreve.