• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mafia e pronave/ Skandali në Palasës i firmës “Gjikuria”

14:00 : 27/12/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal me pronat në një nga zonat më të bukura të Shqipëri; plazhin e Palasës në Himarë. Një familje, e cila ka një pronë në këtë zonë po sorollatet prej vitesh nga institucionet shqiptare. Autoriteti Rrugor Shqiptar projekton një rrugë në atë zonë, por firma zbatuese “Gjikuria”, e ndryshoi projektin dhe e kaloi rrugën sipër pronës së familjes Pustina. Çështja shkoi deri në gjykatë, e cila i dha të drejtë kësaj familje.

Vendimi ekzekutohet nga përmbarimi, por Gjykata e Lartë, çuditërisht vendos pas ekzekutimit të vendimit, që të mos zbatohet ai vendim! Çështja ka shkuar disa herë në prokurori dhe, ndryshe nga gjykata që e cilësoi rrugën ndërtim pa leje, organi i akuzës po zvarrit hetimet.

Dorian Pustina denoncoi në emisionin Fiks Fare se familja e tij ka një pronë prej 5000 metrash katrorë në atë zonë. “Kjo rrugë ka të bëjë me një tender të dhënë nga shteti për një rrugë që lidh fshatrat e jugut të Shqipërisë, por në kundërshtim me vendimet e ARRSH-së, rruga e ndërtuar është mbi pronën tonë. Aktualisht ndërtimi ka zënë 600 metër katrorë, por ajo që është më qesharake, mendohet të zgjerohet si rrugë” thotë ai, duke shtuar se familja e tij nuk është dëmshpërblyer. Sipas tij, ka dy vendime gjykate që kërkojnë prishjen e rrugës.

Sipas dokumenteve nga ARRSH, projekti kalonte sipër pronës së familjes Pustina. Në vitin 2016, Gjykata e Vlorës urdhëron firmën “Gjikuria” të ndalojë punimet, madje ta kthejë pjesën e truallit në gjendjen e mëparshme. Pas shumë vitesh sorollatje, megjithëse kishte fituar gjyqet që faktonin se rruga është ndërtim pa leje, në datën 25 maj 2018, Zyra e Përmbarimit në Vlorë, ekzekuton vendimin dhe shkon në terren për të prishur rrugën. Rruga pa leje prishet.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

Firma “Gjikuria” i drejtohet Gjykatës së Lartë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit. Në datën 13 qershor 2018, në kohën kur rruga ishte prishur, kjo gjykatë vendos pezullimin e vendimit! Pra, 19 ditë pas prishjes së rrugës, Gjykata e Lartë vendosi që të mos ekzekutohej vendimi!

Ndërkohë, në datën 29 maj 2018, Gjykata e Vlorës urdhëron prokurorinë e atij qyteti që të rihapë hetimet për IKMT-në e Vlorës dhe firmën “Gjikuria”. Madje, këto dy kallëzime të bashkohen dhe të hetohen në një të vetme.

Skandali me pronat në bregdetin e jugut, si u ndryshuan zonat kadastrale
Investigimi i Fiks Fare u shtri edhe në ndryshimin e zonave kadastrale në bregdetin e jugut. Gazetarët mësuan se qindra pronarë në këtë zonë kanë probleme me ndryshimin e zonave kadastrale.

“Është bërë menaxhimi i zonës që pronën tonë, që historikisht ka qenë në Palasë, e kanë spostuar në Gjilekë. Pra i është bërë ndryshimi i zonës kadastrale, nuk kuptojmë çfarë realisht ka ndodhur, prandaj kemi ardhur te ju. Në bazë të vendimit të fundit, në dijeni janë marrë jashtë kuadrit ligjor, ajo pronë rezulton Gjilekë. Nuk e dimë si ka ndodhur një gjë e tillë” thotë qytetari Dorian Pustina.

Trualli i familjes Pustina është regjistruar në vitin 2001, me një sipërfaqe prej 5000 m2, në vendin e quajtur Palasë, Vlorë. Në muajin gusht 2016, Hipoteka e Vlorës dhe Bashkia Himarë, kanë shkëmbyer letra për menaxhimin e zonave bregdetare. Në këtë letërkëmbim, ka ndodhur një ndryshim të zonave kadastrale. Pra, trualli 5000 metra katrorë nuk rezulton Palasë, por Gjilekë!

Pavarësisht këtij letërkëmbimi, në 5 shkurt 2016 është botuar në Fletoren Zyrtare një Vendim i Këshillit të Ministrave i datës 3 shkurt 2016. Vendimi bën fjalë për miratimin e hartës për vlerën e tokës dhe për zonat kadastralë. Çuditërisht, ndryshe nga letërkëmbimi midis Hipotekës dhe Bashkisë së Himarës, trualli i familjes Pustina, sipas kësaj Fletore Zyrtare, ndodhet në fshatin Palasë, jo në fshatin Gjilekë!

Pas kësaj problematike, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Bashkinë Himarë. Jani Ruçi, topograf i bashkisë, thotë se “prona e familjes Pustina na rezulton në fshatin Gjilekë, kurse kjo këtu rezulton në Palasë”. Ndërkohë, në Fletoren Zyrtare, të datës 5 shkurt 2016, ka përcaktuar edhe zonat kadastrale të Bashkisë Himarë. Gazetarët e pyetën se kush është i drejtë, Fletorja Zyrtare apo harta e bashkisë. Ai tha se “ne nuk kemi asnjë dokument dixhital”. Sipas tij, “nga krahasimi që bëra unë që sipërfaqja e Palasës përfshin edhe Gjilekën, këtu diçka nuk ecën. Unë mendoj se nga Fletorja Zyrtare se këto janë koordinata, nuk lëvizin”. Më tej shtoi se familja Pustina ka një dokument hipotekimi. “Përderisa e ka, ka pronë. Unë nuk jam në gjendje të bëj krahasimin. Jo unë, por çdo topograf tjetër. Unë s’kam kompjuter dixhital, krahasoj me skanim hartat” përfundon topografi.

Monumenti i natyrës “Delta Palasë” u shkatërrua nga firma “Gjikuria”
Një nga monumentet më të bukura natyrore të Shqipërisë, siç është “Delta Palasë”, është shkatërruar nga marrja e inerteve. Në një sipërfaqe prej 2000 apo 3000 metra katrorësh, firma “Gjikuria” ka marrë gurë e zhavorr, megjithëse është e ndaluar me ligj. Një qytetar tha se inertet i ka marrë pikërisht firma në fjalë. Fiks Fare faktoi se automjetet e firmës lëviznin lirisht brënda monumentit të natyrës, duke marrë inerte apo duke hapur kanale të mëdhenj.

Pas kësaj problematike, Fiksi pyeti z.Eduart Breçanaj, përgjegjësi i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisut dhe Pyjeve. ai tha se “Delta e Përroit të Palasës është monument natyre, e shpallur në datën 20.10.2002”. Sipas tij, monumenti i natyrës mbrohet me ligj. “Nuk lejohet që të bëhen gërmime, pa lejet e organeve përkatëse. Gërmimet janë të ndaluara” thotë ai.

Në vitin 2015, më 25 korrik, është proceduar kundrejt firmës “Gjikuria” për gërmime në deltën e përroit të Palasës. “Është bërë kallëzim penal për subjektin në fjalë. Ne deri më sot nuk kemi marrë asnjë informacion nga Prokuroria e Vlorës, deri ku ka shkuar hetimi” thotë ai.

I pyetur se kush e rehabiliton zonën, z.Breçanaj pohon se “duhet ndërprerë në mënyrë kategorike marrja e inerteve në atë zonë”. Sipas tij, ky është rehabilitimi i parë që duhet të bërë. “Duhet të ketë një koordinim, të institucioneve që përgjigjen direkt për këtë punë. Nga ADZM-ja, dhe puna jonë që në bazë të çdo informacioni, por qoftë edhe nga qytetarë të thjeshtë” përfundon ai.

/Top Channel/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
SHENDETI

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
AKTUALITET

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025
BOTA

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025
Para

Skandal te Prokurimet/ Zhduket nga sistemi oferta për tenderin 3 miliardë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com