• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas formimit të KLGJ e KLP – Çfarë pritet të ndodhë më pas?

16:43 : 22/12/2018
në AKTUALITET, VETTING

Gjatë dy javëve të fundit u formuan Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), dy hapa të mëdhenj në reformën tashmë në zbatim të drejtësisë.

Megjithëse kam sqaruar më parë se formimi i të dy institucioneve, pa mbaruarplotësisht vetingu i anëtëarëve të tyre, minon plotësisht qëllimin e reformës së drejtësisë duke u dhënë pushtet individëve që mund të jenë të papërshtatshëm për atë pozicion, le t’i hedhin një sy hapave të radhës, duke supozuar që KLP dhe KLGj do të mbeten funksionale.

Emërimet, Transferet dhe Shkarkimet

Para së gjithash, KLGJ dhe KLP do të jenë përgjegjëse për emërimin, transferet dhe shkarkimet e magjistratëve në sistemin gjyqësor.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

Deri tani, Kryeprokuroria e Përkohshme Arta Marku ka ushtruar këto funksione në kundërshtim me ligjin dhe do të jetë detyrë e KLP-së që të sigurohet tani më që të gjitha proceset hetimore të zyrtarëve të lartë të minuara nga Marku, përfshi hetimet për kryebashkiakun e Durrësit Dako dheish-Ministrin i Brendshëm Saimir Tahiri, të vijojnë sërish, tashmë nga prokurorët i përshtatshëm.

Gjithashtu në sistemin gjyqësor, emërimet e reja do të duhet të zhbllokojnë sa më shpejt mijëra çështje të mbetura pezull si pasojë e paralizimit të sistemit të drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm

Tani që KLP është formuar, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka humbur shumicën e kompetencave që ushtroi që nga emërimi i saj i dyshimtënga shumica socialiste.

Sipas Kushtetutës, KLP propozon dhe rendit tre kandidatë që plotësojnë kushtet e parashikuara për Prokuror të Përgjithshëm. Më pas Parlamenti zgjedh Prokurorin e ri të Përgjithshëm me një shumicë prej tre të pestat e votave (84 vota), për një mandat shtatëvjeçar. Nëse Parlamenti nuk arrin të zgjedhë një kandidat me 84 vota, kandidati i renditur i pari nga KLP-ja do të zgjidhet automatikisht Kryeprokuror.

Gjykata e Lartë

Përmes vetingut, Gjykata e Lartë humbi 5 nga 9 gjyqtarët e saj, ndërsa për 2 prej atyre që kanë mbetur ende në detyrë, përfshirë dhe kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, pritet ende vendimi final i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka grumbulluar një numër të mbetur prej më shumë se 24 mijë dosje, duke e lënë në ngerç  drejtësinë.

Me formimin e KLGj-së, tani do të jetë e mundur të fillojnë procedurat për të emëruar gjyqtarët që kanë kaluar vetingun në vendet bosh të Gjykatës së Lartë.

Prokuroria Speciale (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve (BKH)

Shpresa për dekriminalizimin e politikës dhe luftën kundër krimit të organizuar është varur kryesisht tek Prokuroria Speciale (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), e cila do të varet nga SPAK. Këto dy institucione do të hetojnë në mënyrë specifike korrupsionin, krimet e organizuara dhe krimet e kryera nga zyrtarët e lartë qeveritarë, përfshirë Presidentin, Kryeministri dhe deputetët.

SPAK do të përbëhet nga të paktën 10 prokurorë të emëruar nga KLP-ja për një mandat 9-vjeçar dhe është formalisht i pavarur nga Prokuroria e Përgjithshme. BKH është një degë e policisë gjyqësore që bie nën juridiksionin e SPAK-ut, thënë ndryshe është një forcë policore e pavarur nga Ministria e Brendshme.

Çështjet gjyqësore të paraqitura nga SPAK do të trajtohen në Gjykatat e reja kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pritet që hetimet për ish-ministrin Tahiri, kryebashkiakun Dako dhe politikanë të tjerë të transferohen nën juridiksionin e SPAK-ut.

Shkolla e Magjistraturës

Formimi i KLP-së dhe KLGj-së do të zgjidhë bllokimin aktual të Shkollës së Magjistraturës. KLP dhe KLGj përcaktojnë kuotën e studentëve të lejuar për të hyrë në shkollë dhe emërojnë të sapodiplomuarit në poste brenda sistemit të drejtësisë. Në prill, drejtori i shkollës Sokol Sadushi dukej i shqetësuar për faktin se nuk mund të pranoheshin studentë për vitin akademik 2018-19, dhe se të diplomuarit do të mbeteshin pa punë.

Ligji për magjistratët e rinj, propozuar nga shumica socialiste, që i jepte të drejtën Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të emërojnë gjyqtarët e prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës, nuk u miratua dot në parlament. Në nëntor, disa prej magjistratëve të tinj të sapodiplomuar ngritën padi kundër Prokurores të Përgjithshëm Arta Marku, Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama pasi ata dështuan t’i emërojnë ata në sistemin e drejtësisë.

Tani që KLP dhe KLGj janë formuar, mund të vendoset dhe për numrin e studentëve që do të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, ashtu si dhe duhet të fillojnë emërimet e magjistratëve të diplomuar. /Exit.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025
SHOW BIZ

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025
SPORT

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025
Para

ONM: Anëtarët e KLP-së ende mund të shkarkohen nga KPA-ja

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com