Tirana është rikthyer te fitorja, duke fituar me rezultatin 1-0 përballë Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superligën Shqiptare.
Golin e vetëm e shënoi Edon Hasani i cili shënoi 2 minuta para fundit të takimit duke legjitimuar festën në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Me këtë fitore, bardheblutë janë ngjitur në vendin e 7-të në kuotën e 17 pikëve, duke kaluar kështu krizën te Flamurtari.