• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta nuk i bën “fresk” qeverisë, kthen në Kuvend ligjin për tatimin mbi të ardhurat

11:49 : 20/12/2018
në AKTUALITET

Presidenti Ilir Meta sot në mëngjes ka kthyer në Kuvend ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Në dekretin e Metës thuhet se  janë dy nene të këtij ligji që kanë probleme dhe duhet rishqyrtuar nga Kuvendi.“Neni 9 krijon pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tatimi prej 15%, ndërkohë që me nenin 9 të ligjit të miratuar, aksionerët të cilët nuk e kanë shpërndarë dividendin deri në 2017, tashmë do të përfitojnë një lehtësim fiskal duke aplikuar një tatim fitimi prej 8%”, thuhet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË I PRESIDENCËS

Në respekt të ushtrimit të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr.11015, datë 20.12.2018, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar, me qëllim rishikimin e nenit 9 dhe nenit 11 të këtij ligji, bazuar në argumentat e mëposhtme:

  1. Neni 9, i ligjit nr.94/2018, bie në kundërshtim me parimin kushtetues të “barazisë përpara ligjit” dhe krijon pasiguri juridike përsa i takon aplikimit të tij në praktikë. Nisur nga përkufizimi i nenit 9, del qartazi se kemi të bëjmë me një dispozitë ligjore me efekt prapaveprues, në trajtën e një “amnistie fiskale”, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj.

Neni 9 i ligjit nr.94/2018, është në kundërshtim të hapur me parashikimet e nenit 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin fiskal preferencial me efekt prapaveprues.

Neni 9 krijon pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tatimi prej 15%, ndërkohë që me nenin 9 të ligjit të miratuar, aksionerët të cilët nuk e kanë shpërndarë dividendin deri në 2017, tashmë do të përfitojnë një lehtësim fiskal duke aplikuar një tatim fitimi prej 8%.

Lexo edhe:

Vodhi 10 mijë euro në një studio ligjore, kapet 42-vjeçari

15 plumba ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, autorët u larguan në këmbë! Ja pista e hetimit

Neni 9 krijon paqartësi dhe mundësi abuzivizmi ndaj bizneseve dhe aksionerëve për shkak se nuk përcakton saktësisht normën 8 % apo 15 %, si dhe mënyrën se si do të tatohet dividendi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 dhe më parë, në rast se subjekti tregtar nuk e respekton apo e tejkalon afatin e parashikuar në këtë nen për pagesën e tatimit mbi dividendin (30 shtator 2019) dhe është në kushtet kur nuk ka marrë një vendim për shpërndarjen e dividendit, për periudhën e diktuar nga ligji.

  1. Neni 11, i ligjit nr. 94/2018, bie ndesh me parashikimet e nenit 84 pika 3 të Kushtetutës, përsa i takon afatit të hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 11, i ligjit nr. 94/2018 të miratuar dhe të paraqitur për dekretim dhe shpallje, parashikon se: “Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019”. Në këtë mënyrë kjo dispozitë bie ndesh me parashikmet e nenit 84 pika 3, të Kushtetutës që diktojnë detyrimin që ligji duhet të hyjë në fuqi jo më parë se 15 ditë nga botimi i tij në fletoren zyrtare. Referuar kërkesave të Kushtetutës, është objektivisht e pamundur që ligji nr. 94/2018, të hyjë në fuqi më datën 1 janar 2019.

Në një vlerësim dhe analizë më të përgjithshme të kuadrit fiskal, ky ligj përmbys sistemin dhe barazinë fiskale, duke e kthyer sistemin e taksimit progresiv në regresiv, sepse favorizon ndjeshëm shtresën më të pasur të shoqërisë.

Presidenti i Republikës i kërkon Kuvendit të rishqyrtojë këto dy nene me qëllim që ato të mos bien ndesh me parashikimet Kushtetuese, ku përfituesit real të lehtësirave fiskale të parashikuara në këtë ligj, të jenë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe biznesi, pa diferencime dhe me trajtim të barabartë.

Argumentat e shtjelluara mbi kthimin për rishqyrtim të nenit 9 dhe nenit 11, të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar, mund t’i gjeni në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vodhi 10 mijë euro në një studio ligjore, kapet 42-vjeçari

12:19 : 20/06/2025
AKTUALITET

15 plumba ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, autorët u larguan në këmbë! Ja pista e hetimit

12:14 : 20/06/2025
AKTUALITET

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025
RAJONI

Ministri i jashtëm serb: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik!

11:52 : 20/06/2025
AKTUALITET

Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina/ VIDEO

11:46 : 20/06/2025
AKTUALITET

Nën masën detyrim paraqitje, Ajola Xoxa rikthehet në SPAK

11:42 : 20/06/2025
Para

Berisha: Vezët u morën në Surrel, goditja ishte një dhuratë për Vitin e Ri…

TË GJITHA

Vodhi 10 mijë euro në një studio ligjore, kapet 42-vjeçari

12:19 : 20/06/2025

15 plumba ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, autorët u larguan në këmbë! Ja pista e hetimit

12:14 : 20/06/2025

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025

Ministri i jashtëm serb: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik!

11:52 : 20/06/2025

Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina/ VIDEO

11:46 : 20/06/2025

Nën masën detyrim paraqitje, Ajola Xoxa rikthehet në SPAK

11:42 : 20/06/2025

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Tiranë, zbardhen EMRAT e 24 të arrestuarve

11:38 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com