• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Kryetari i KLP, asnjë surprizë, zgjidhet Gent Ibrahimi i SOROS-it

15:18 : 19/12/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur kryetarin e saj, juristin që ka nisur karrierën në fondacionin Soros, Gent Ibrahimi. “Boldnews.al” e paralajmëroi tre ditë më parë se gara për kreun e KLP-së është e paracaktuar disa muaj më parë, kur Ibrahimi u zgjodh si anëtar i këtij institucioni, nga radhët e shoqërisë civile.

Gent Ibrahimi është një prej ekspertëve të lartë të Reformës në Drejtësi. Ai është pjesë e një numri të lartë projektesh të fondacionit Soros, i cili ishte edhe “kumbari” i Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Zgjedhja e tij në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte vendosur prej muajsh dhe formalizimi u vonua, për faktin se vetëm së fundmi u zgjodhën anëtarët prokurorë të kësaj strukture të re.

“BN” raportoi pak ditë më parë se anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kishin marrë sinjale nga maxhoranca që të votonin emrin e Gent Ibrahimit si kryetar të tyre. Këto sinjale, diku “miqësore” e diku me “presion” e arritën qëllimin.

Tre nga 6 prokurorët e përzgjedhur si anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ende nuk i kanë mbyllur llogaritë me procesin e Vetingut. Anëtarët Gent Osmani, Antoneta Sevdari dhe Arben Dollapaj u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por, Komisioneri Publik nuk është dakord me këtë rezultat dhe ka kërkuar zyrtarisht nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e tyre nga detyra.

Lexo edhe:

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

Një anëtar i katërt, Besnik Cani, e kaloi fazën e parë të Vetingut, por me pikëpyetje shumë të mëdha nga vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së. Vendimi për të nuk është zbardhur ende dhe, pasi të bëhet publik, me shumë mundësi Komisioneri Publik do të kërkojë gjithashtu shkarkimin e tij.

Të gjendur në këtë situatë ligjore, pjesa më e madhe e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë lehtësisht të shantazhueshëm nga qeveria, e cila kontrollon institucionet e Vetingut.

Ky presion qeveritar, me shumë mundësi do të vijojë edhe në vendimmarrjet e tjera të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo strukturë ka për detyrë të listojë kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, si edhe të përzgjedhë prokurorët që do të jenë pjesë e strukturës së posaçme hetimore, SPAK.

Duke kontrolluar vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, maxhoranca e Edi Ramës e ka më të lehtë që të përcaktojë tek SPAK-u prokurorë, të cilët nuk do i krijojnë kokëçarje njerëzve të saj, të përfshirë në raste galopante korrupsioni, si edhe në bashkëpunim me njerëz dhe organizata të krimit të organizuar.

“BN” e paralajmëroi zgjedhjen e Gent Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ashtu siç paralajmëroi dhe rezultoi saktësisht ashtu, përzgjedhjen e 3 anëtarëve nga prokuroritë e shkallës së parë.
“BN” paralajmëroi saktë zhvillimet e para të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, jo për shkak të ndonjë dhuntie të veçantë në parashikimin e gjërave. Por, parashikimet rezultuan të sakta, për faktin segment çdo lloj gare është e paracaktuar nga maxhoranca, e cila tashmë, edhe formalisht, ka nën kontrollin e saj çdo hallkë të institucionit hetimor në Shqipëri.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026
AKTUALITET

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

10:17 : 06/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

09:57 : 06/06/2026
AKTUALITET

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026
BOTA

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026
AKTUALITET

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

09:24 : 06/06/2026
Para

Zjarr dhe tritol, situata del jashtë kontrollit në Ksamil, policia hesht

TË GJITHA

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

10:17 : 06/06/2026

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

09:57 : 06/06/2026

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

09:24 : 06/06/2026

Starmer paralajmëron: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030

09:09 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş